Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t'i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal në Zveçan - komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të vendit.
Paraprakisht, policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.
Sipas informacioneve që siguroi ekipi i REL-it në terren, Policia e Kosovës ka hyrë në objektin e Komunës së Zveçanit.
Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe - që të gjithë shqiptarë - u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.
Ndonëse thanë se, së shpejti, do të nisin punën nga objektet komunale, nuk ishte e qartë se kur do të ndërmerrej një hap i tillë.
Në të katër komunat me shumicë serbe në veri u dëgjuan fillimisht sirena alarmi, ndërkohë që para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq u mblodhën edhe qytetarë.
Radio Evropa e Lirë mësoi se disa kamionë janë të parkuar në mes të rrugëve në hyrje dhe dalje të Leposaviqit, ndërsa mbi Zveçan u pa edhe një helikopter i misionit të NATO-s, KFOR.
Ish-këshilltari në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, Millija Bishevac, tha më herët për Radion Evropa e Lirë se qytetarët janë mbledhur para ndërtesës së komunës të bindur se “kryetari i sapozgjedhur, Izmir Zeqiri, po tenton të hyjë në objekt”.
“Ka makina, ku besohet se gjendet ai [kryetari i qytetit] dhe se ai po përpiqet të hyjë në ndërtesën e komunës”, tha Bishevac.
Zeqiri nuk ishte i qasshëm për t’i konfirmuar këto informacione.
Bishevac tha se pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX, gjenden rreth ndërtesës së komunës.
EULEX-i nuk komentoi se pse është i pranishëm në komunën e Zubin Potokut.
Kryetarët e rinj të komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut - që të gjithë shqiptarë - bënë betimin më 25 maj, duke marrë kështu pushtetin lokal në këto tri komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Ceremonitë e betimit u mbajtën në objekte publike, sepse në objektet e komunave ka organe të përkohshme komunale, të cilat punojnë në sistemin e Serbisë.
Vetëm në Mitrovicë të Veriut ekziston një ndërtesë komunale që funksionon sipas sistemit të Kosovës. Kryetari i ri, Erden Atiq, u betua atje më 19 maj.
Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës u mbajtën më 23 prill, pas dorëheqjes së kryetarëve të komunave nga radhët e Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve të Kosovës. Kjo parti e kundërshtoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.
Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e prillit ishte 3.47 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar. REL
Artikuj te sugjeruar
BOTA
26 Maj13:18
Vështirësitë e dialogut Kosovë-Serbi / Catherine Ashton: Palët të ulen në tavolinë dhe të negociojnë
Ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Catherine Ashton, u ka bërë thirrje Kosovës d...
BOTA
26 Maj12:25
Rusia vendos të dërgojë armë bërthamore taktike në Bjellorusi
Rusia ka vendosur të shtyjë përpara planin e saj për të zhvendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi, konfirmoi li...
BOTA
26 Maj12:00
BE: Pjesëmarrja e Vulinit në konferencën në Moskë, nuk i kontribuon besueshmërisë
Pjesëmarrja e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) të Serbisë, Aleksandar Vulin, në konferencën nd&...
BOTA
26 Maj10:00
Zbardhen dosjet e FBI-së/ si u planifikua komploti për të vrarë Mbretëreshën gjatë vizitës në SHBA
Një dosje e FBI-së ka zbuluar një komplot të mundshëm për të vrarë Mbretëreshën e Britanisë &...
BOTA
26 Maj09:50
"A DAL SOT?"/ Shkaktoi masakër në Serbi, djali vrasës insiston të lirohet, psikologët vënë re DETAJIN: S'ka SUPEREGO!
SERBI- Djali 13-vjeçar që vrau 9 bashkëmoshatarë dhe një roje shkolle më 3 maj krëkon të lirohet nga institucioni i ...
BOTA
26 Maj09:30
Këshilltari i Zelenskyt: Kundërofensiva ukrainase ka nisur prej ditësh
Kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës kundër trupave ruse është duke u zhvilluar, sipas këshilltarit presidencial Mykhail...
BOTA
26 Maj09:00
“Do të votoja këdo për të hequr qafe Erdoganin”, Turqia shkon në raundin e dytë të zgjedhjeve të dielën, rekord votash nga jashtë
Ndërsa zgjedhjet e Turqisë shkojnë në balotazh të dielën, 28 maj, presidenti Rexhep Tajip Erdogan shpreson që votuesit n&eu...
BOTA
26 Maj08:43
Pas miratimit të kabinetit, qeveria e re teknike në Greqi nis punën, mbahet sot ceremonia e betimit për disa ministra
Një ditë pas shpalljes së qeverisë teknike në Greqi me kryeministër Giannis Sarmas, sot do të mbahet ceremonia e betimit dh...
BOTA
25 Maj17:45
Gjermania zhytet në recesion
Ekonomia gjermane hyri në recesion këtë dimër. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u tkurr me 0.3 për qind në tremujorin e par...
BOTA
25 Maj17:29
Student në Gjermani? Ja çfarë duhet të dini
Një vajzë e re futet në zyrën e regjistrimeve të Univesitetit Humbold në Berlin dhe flet me punonjësen. Mirëdita, kam ...