Tensionet gjatë tubimit para Kuvendit, Policia shoqëron 12 protestues
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Ekonomia gjermane hyri në recesion këtë dimër. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u tkurr me 0.3 për qind në tremujorin e parë nga tremujori i mëparshëm, tha të enjten Zyra Federale e Statistikave. Gjatë një vlerësimi të parë në fund të muajit prill, Zyra Federale e Statistikave ende besonte se në fillim të vitit ekonomia do të ndodhej në stanjacion.
"Pasi PBB kishte shkuar tashmë në minus në fund të vitit 2022, ekonomia gjermane ka regjistruar kështu dy tremujorë negativë të njëpasnjëshëm”, tha presidentja e autoritetit, Ruth Brand. Kur performanca ekonomike kontraktohet për dy tremujorë radhazi, ekonomistët flasin për një recesion teknik. Kjo nuk do të thotë se i gjithë viti është negativ. Mbi të gjitha falë dimrit të butë nuk ndodhën skenarët më të këqij - për shembull një mungesë gazi, që do të kishte lënë plagë të thella.
Ekspertët nuk janë të befasuar
Jens Oliver Niklasch i LBBW nuk është i befasuar nga ky zhvillim, duke qenë se tashmë në mars ishin publikuar shifra shumë të dobëta . Megjithatë, ai e sheh situatën të ngjashme edhe në vazhdim. "Treguesit kryesorë sugjerojnë se tremujori i dytë do të jetë po aq i dobët”, tha ai. "Në thelb, një recesion stabilizues i pritshëm pas rritjes së normës së BQE. Por gjithashtu një mundësi e mirë për të qenë të ndershëm në politikën fiskale dhe rritjen." Ai kërkon që tani në Gjermani të flitet për forcimin e faktorëve të rritjes në plan afatmesëm, në vend që të flitet vazhdimisht për ngarkesa të reja për ekonominë dhe për bamirësi tatimore.
Thomas Gitzel, kryeekonomist në VP Bank, sheh gjithashtu re të errëta që po mblidhen për gjysmën e dytë të vitit. "Atëherë do të jenë konsumuar efektet e rikuperimit në industri dhe për këtë arsye nuk do të ketë më kompensim për konsumin privat ende të dobët që mund të pritet dhe për sektorin e ndërtimit në vështirësi," shpjegon ai. "Tkurrja e ekonomisë gjermane ka të ngjarë të vazhdojë në gjysmën e dytë".
"Rritja masive e çmimeve të energjisë pati ndikimin e vet në semestrin e dimrit,” komenton Jörg Krämer, kryeekonomist në Commerzbank. Një përmirësim thelbësor nuk është në dukje, siç tregohet nga rënia e barometrit Ifo të klimës së biznesit."
Perspektiva për gjithë vitin
Një rikuperim i fuqishëm nuk duket për momentin. Bundesbanka, Banka Qendrore e Gjermanisë pret të paktën një rritje të lehtë në pranverë. "Në tremujorin e dytë të vitit 2023, ecuria ekonomike pritet të ketë sërish një rritje të lehtë”, thuhet në raportin aktual mujor. Lehtësimi i pengesave të furnizime, numri i madh i porosive dhe rënia e çmimeve të energjisë duhet të sjellin rimëkëmbje në industri. "Kjo duhet të mbështesë gjithashtu eksportet, veçanërisht pasi ekonomia globale ka rifituar njëfarë fuqie," parashikon Bundesbank-a.
Për vitin në tërësi, ekspertët besojnë se perspektiva për ekonominë më të madhe të Evropës është e mirë. Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se rritja ekonomike duhet të jetë rreth kufirit zero. FMN-ja është kështu më pesimiste se qeveria federale, e cila në parashikimet e saj pranverore të paraqitura në fund të prillit, priste një rritje të PBB prej 0.4 për qind. Në parashikimin e tij të fundit, Komisioni Evropian parashikoi rritje ekonomike prej 0.2 për qind për Gjermaninë.
Inflacioni rëndon dëshirën për të blerë
Përballë inflacionit, konsumi privat nuk luajti rolin e tij të mbështetjes ekonomike. Sipas të dhënave, ekonomitë private kanë shpenzuar më pak se në tremujorin e mëparshëm për ushqime dhe pije si dhe veshje e këpucë si dhe mobilim shtëpie. Për konsumatorët, inflacioni i lartë është një sfidë: ai minon fuqinë e tyre blerëse. Rënie ka rënë edhe konsumi shtetëror, me 4.9 për qind.
Rritja e çmimeve sigurisht që është dobësuar kohët e fundit. Por norma vjetore e inflacionit prej 7.2% në muajin prill ishte ende në një nivel relativisht të lartë.
Impulse pozitive por pritshmëri më të errëta
Sipas staticienëve, impulse pozitive në fillim të vitit kanë sjellë eksportet dhe investimet. Investimet në ndërtim janë rritur, veçanërisht për shkak të motit të favorshëm, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për investimet e biznesit në pajisje si makineri, elektroshtëpiake dhe automjete. Megjithatë, sipas një sondazhi të institutit Ifo, morali i industrisë gjermane të eksportit është përkeqësuar ndjeshëm. Parashikimet e eksportit të biznesit ranë në 1.8 pikë në maj nga 6.5 pikë në prill, tha instituti të enjten. Kjo është vlera më e ulët që nga nëntori i vitit 2022.
Veçanërisht në sektorin e automobilave pritshmëritë janë përkeqësuar. Në sektorin e metaleve, prodhuesit presin gjithashtu shitje më të ulëta jashtë shtetit. Sipas sondazhit, në industrinë kimike dhe midis prodhuesve të pajisjeve elektrike, perspektiva pozitive dhe negative aktualisht është afërsisht e balancuar. Nga ana tjetër, prodhuesit e pajisjeve kompjuterike dhe prodhuesit e veshjeve janë optimistë për zhvillimin e aktiviteteve të tyre jashtë vendit.
Në plan ndërkombëtar, ekonomia gjermane ka mbetur prapa në fillim të vitit. Si në BE ashtu edhe në SHBA, PBB u rrit pak. PBB si tregues i mirëqënies është i diskutueshëm. Ka kohë që debatohet nëse evolucioni i produktit të brendshëm bruto është i përshtatshëm për matjen e mirëqënies.
Një vajzë e re futet në zyrën e regjistrimeve të Univesitetit Humbold në Berlin dhe flet me punonjësen. Mirëdita, kam ...
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, gjatë vizitës së tij në Kosovë të enjten t...
Irani testoi me sukses një raketë balistike me një rreze të mundshme prej 2,000 kilometrash të enjten, tha media shtetërore, dy ...
Grupi mercenar rus Wagner ka filluar të tërheqë forcat e tij nga qyteti ukrainas Bahmut dhe t'ua dorëzojë pozicionet e tij trupave t&...
UASHINGTON – Negociatorët e Presidentit demokrat Joe Biden dhe drejtuesit republikan Kevin McCarthy mbajtën të mërkurën bisedim...
Presidenti Joe Biden përsëriti të mërkurën thirrjen për ndalimin e armëve luftarake, ndërsa ai dhe bashkëshortja ...
Kur djalit të tij Konstantinos iu deshën disa sekonda për të dalë nga kabina e votimit në Kifissia, një periferi e Athin&eu...
Çfarë do të ndodhë nëse njerëzimi vijon t’i konsumojë burimet e kufizuara të planetit sikur ato të mos ki...
SHBA- Shefja shqiptare e teknologjisë e OpenAI, kompania që zhvillon ChatGPT, Mira Murati ka bërë një njoftim të rëndë...
SHBA- Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis tha të mërkurën se do të kërkonte nominimin republikan për president për zgjedhj...