BOTA

Tensionet në veri të Kosovës, ekspertët: Nuk ka Asociacion pa dekret të Qeverisë

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Qershor 2023, 18:50
Tensionet në veri të Kosovës, ekspertët: Nuk ka Asociacion

Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të krijohet pa një dekret të Qeverisë së Kosovës, vlerësojnë Enver Hasani, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës dhe Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike në Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 18 qershor, ka deklaruar se serbët në Kosovë do të marrin “vendime aktive” në periudhën e ardhshme, pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.

Ai ka theksuar se në kremten ortodokse Shën Vidi (Vidovdan) që shënohet më 28 qershor, serbët “në mënyrë paqësore, do të ndërmarrin hapat e tyre në rrugën drejt lirisë”.

Çfarë është Shën Vidi?

Festa e Shën Vidit shënohet nga serbët në përkujtim të datës 28 qershor të vitit 1389 kur kishte ndodhur Beteja e Kosovës.Historia serbe e njeh rezultatin e kësaj beteje mesjetare si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike nga forcat e Perandorisë Osmane.

Më 17 qershor, e përditshmja serbe “Blic”, duke u thirrur në burime, ka raportuar se serbët në Kosovë do të nisin në mënyrë të pavarur të formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas këtij mediumi serb, planifikohet që në të ardhmen të mbahet një kuvend i popullit serb në Kosovë, në të cilin do të shpallet Asociacioni dhe do të krijohen organet e tij.Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës që të japë një koment lidhur me deklaratat e

Vuçiç, si dhe për pretendimet në mediat serbe se më 28 qershor mund të shpallet njëanshëm formimi i Asociacionit. Por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka kthyer përgjigje.

Çfarë parashikon Asociacioni?

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Sipas marrëveshjeve, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të këtyre komunave, veçmas në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë.

Marrëveshja e vitit 2013 për Asociacionin thekson se ai do të krijohet me statut dhe strukturat e tij, mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës.

Po ashtu thuhet se Asociacioni do të ushtrojë edhe përgjegjësi të tjera shtesë, varësisht se si delegohen nga autoritetet qendrore dhe që do të ketë një rol përfaqësimi tek autoritetet qendrore.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 për parimet për krijimin e Asociacionit, objektivat kryesorë të Asociacionit janë: ushtron vështrimin e plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale; ushtron vështrimin e plotë në fushën e arsimit; ushtron vështrimin e plotë për përmirësimin e shëndetësisë lokale primare e sekondare dhe përkujdesjen sociale; ushtron vështrimin e plotë për koordinimin e planifikimit urban dhe rural; aprovon masa për përmirësimin e kushteve lokale të jetesës për të kthyerit në Kosovë; zhvillon, koordinon, lehtëson aktivitete hulumtuese dhe zhvillimore; promovon, shpërndan, dhe avokon për çështjet me interes të përbashkët të anëtarëve të tij dhe i përfaqëson ata përfshirë tek autoritetet qendrore; vendos marrëdhënie dhe hyn në marrëveshje bashkëpunimi me asociacionet tjera të komunave, vendore dhe ndërkombëtare, etj.

Hasani: Asnjë marrëveshje nuk lejon formimin e njëanshëm të Asociacionit

Përderisa presidenti serb, Vuçiç, nuk i ka specifikuar hapat që do të ndërmarrin serbët në Ditën e Shën Vidit, mbetet e paqartë se cili veprim eventual i tyre mund të pasojë, thotë Enver Hasani, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës.

Por, sipas tij, e sigurt është se pa një dekret nga ana e Qeverisë së Kosovës, Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të formohet, madje as në mënyrë të njëanshme.

“Statuti, i cili është akti themeltar i Asociacionit ose struktura normative më e lartë brenda tij, merr jetë ose frymë me një vendim të Qeverisë. Pastaj, shkon në Gjykatë Kushtetuese për t’u konfirmuar nëse është në pajtim me Kushtetutën. Kjo procedurë figuron në të gjitha marrëveshjet – edhe në atë të fundit në Ohër, në atë të Brukselit të vitit 2013 dhe atë 2015 – dhe nuk ka alternativë tjetër”, thotë Hasani.

Ai shton se strukturat që e përbëjnë Asociacionin, nuk mund të formohen pa marrë fuqi juridike statuti.

Fuqia juridike e statutit të Asociacionit, siç thotë Hasani, mund të sigurohet vetëm me një akt të Qeverisë dhe me “lejen” nga Gjykata Kushtetuese, “ e cila do të nënkuptonte se statuti dhe akti, me të cilin ai hyn në fuqi, nuk janë kundër-kushtetuese”.

Në të kundërtën, siç thotë profesor Hasani, në rast se serbët e shpallin njëanshëm formimin e Asociacionit, kriza do të thellohej edhe më tej.

“Pastaj nuk bëhet më fjalë për strukturë normative vetë-organizuese, por bëhet fjalë për prodhim të një krize, e cila e ka një dimension tjetër prej kësaj që e shohim sot dhe me të cilën duhet të merret Brukseli (BE-ja, si ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi) dhe palët”, thekson Hasani, duke shtuar se megjithatë, nuk beson që pala serbë do të hyjë, siç e quan ai, në “një aventurë të tillë”.

Janjiq: Shpallja e Asociacionit do të ishte farsë

Edhe Dushan Janjiç, drejtor i Forumit për marrëdhënie etnike në Beograd, vlerëson se serbët nuk mund ta formojnë njëanshëm Asociacionin, pa një dekret të Qeverisë së Kosovës dhe se të gjitha marrëveshjet e arritura, qoftë në Bruksel, qoftë në Ohër, nuk e parashohin ndryshe.

Sipas tij, deklaratat e presidentit Vuçiç se serbët “do të ndërmarrin hapat e tyre në rrugën drejt lirisë” në ditën kur shënohet festa e Shën Vidit, më 28 qershor, është vetëm shfrytëzim politik i mitologjisë për retorikë nacionaliste.

Janjiç thotë se shfrytëzimin politik të kësaj mitologjie e kishte bërë edhe ish-lideri serb i dy dekadave të fundit të shekullit të kaluar, Sllobodan Millosheviq, më 28 qershor të vitit 1989, në Gazimestan, për homogjenizimin e serbëve në ish-Jugosllavi.

Një shtetas serb mban një ikonë teksa merr pjesë në një ceremoni për shënimin e "Betejës së Kosovës" në një memorial në Gazimestan, Prishtinë, 28 qershor 2022Më pas, nisën luftërat e përgjakshme në ish-hapësirën e atij shteti, të cilat brenda një dekade rezultuan me shpërbërjen e tij.

Janjiç thekson se deklarata e Vuçiçit është vazhdimësi e asaj politike, e cila, siç thotë ai, ka për interes territorin dhe jo njerëzit që jetojnë aty.

Ai thotë se nuk ka informacion, nëse serbët në veri të Kosovës do të shpallin njëanshëm formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por, siç thotë ai, nëse e bëjnë këtë, “do të ishte gabim i madh”.

“Në qoftë se do të ndodhte vetë-shpallja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe – unë nuk kam informacionet që i ka gazeta Blic - për mua do të ishte një farsë. Kjo nuk është përgjigja e duhur në situatën që është krijuar në veri të Kosovës. Situatën në veri të Kosovës e shoh - së paku, unë e shoh ashtu - si ‘përgjigje vëllazërore’ të (kryeministrit të Kosovës, Albin) Kurtit, të cilit gjithashtu, në veri i intereson vetëm territori”, thotë Janjiç.

Ai shton se Vuçiçi e ka humbur hapin për kthimin e serbëve të veriut në institucionet e Kosovës, të cilat ata i braktisën në nëntorin e vitit të kaluar.

Serbët i braktisën të gjitha institucionet në veri të vendit, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve me targa jolegale të Serbisë, në targa RKS-Republika e Kosovës.

Kthimi i serbëve të veriut në institucionet e Kosovës, siç thotë Janjiç, tashmë nuk është i thjeshtë sepse Qeveria e Kosovës nuk lejon një gjë të tillë me automatizëm, pa u zbatuar procedurat ligjore, e të cilat marrin kohë.

Në këtë pikë, siç thotë Janjiç, Vuçiçi mund të ndërmarrë hapa të tjerë në veri të Kosovës.

“Unë mendoj se ata do të kenë një deklaratë, me të cilën do të shpallet diçka, por të cilën Blic e ka interpretuar si vetorganizim të Asociacionit. Mendoj se kjo nuk do të ndodhë. Një pjesë e komunitetit serb do të shpallë se nuk ka vdekur Këshilli Kombëtar Serb. Ndërkaq, pjesa tjetër (e serbëve) në veri, do të bëjnë një koordinim të ri të komunave (paralele, sipas sistemit serb), të cila tashmë i kanë, por vetëm do t’i aktivizojnë. Ato tashmë i kanë, që nga viti 2015”, thekson Janjiç.

Këshilli Kombëtar Serb ka nisur të funksionojë qysh nga periudha pas luftës në Kosovë dhe qëllimi i saj ka qenë mbrojtja e interesave të serbëve. Ky këshill përbëhej nga politikanë dhe aktivistë të ndryshëm nga komuniteti serb në Kosovë.

Që nga viti 2013, kur u formua Lista Serbe – partia më e madhe serbëve të Kosovës – e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, puna e këtij këshilli ishte pasivizuar.

Po atë vit, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ishte arritur edhe marrëveshja për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërkaq parimet për të u dakorduan në vitin 2015.

Po atë vit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit, por marrëveshja mund të harmonizohet përmes akteve ligjore.

Që atëherë, qeveritë e Kosovës, përfshirë edhe aktualen, në vazhdimësi janë përballur me kërkesën e palës serbe dhe me presionin e faktorëve ndërkombëtarë për formimin e Asociacionit.

Zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun Kosovë-Serbi, përfshirë edhe formimin e Asociacionit, e parasheh edhe marrëveshja e fundit drejt normalizimit të marrëdhënieve mes palëve, e arritur më 27 shkurt në Bruksel, si dhe pajtimi për aneksin e zbatimit të saj, që u arrit më 18 mars në Ohër.Bashkimi Evropian ka ftuar Kurtin dhe Vuçiçin për një takim në Bruksel gjatë kësaj jave, në mes të tensioneve të rritura mes dy shteteve.

Presidenti i Serbisë tashmë ka deklaruar se refuzon të takohet me Kurtin, ndërkaq ky i fundit ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në takimin e Brukselit./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan