Parashikimi i motit për ditën e sotme, temperaturat sot arrijnë…
Vala e të nxehtit vijon edhe të shtunën, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 40°C. Sipas Shërbimit Meteo...
Vala e të nxehtit vijon edhe të shtunën, me temperaturat që pritet të arrijnë deri në 40°C. Sipas Shërbimit Meteo...
DashiLajmet mund të përhapen shpejt, ndonjëherë nëpërmjet një thashethemi ose nga një burim i besueshëm. Ajo p&eu...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Spitenit. N&e...
Në përfundim të protestës së dytë kundër draftit për shkrirjen e Bashkisë Memaliaj, protestuesit kanë nisur ma...
Në protestën e 69-të kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët përcollën një tjetër mesazh nga sheshi,...
Gjatë protestës së dytë në Memaliaj kundër draftit që synon shkrirjen e bashkisë, një prej qytetarëve pjes&eum...
Dhjetëra banorë të Memaliajt kanë dalë sërish në protestë, duke shënuar ditën e dytë të kundërs...
Qendra e emigrantëve e ngritur nga Italia në Gjadër të Lezhës vijon të jetë në qendër të debatit në Itali...
Berat Gjimshiti është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij. Mbrojtësi i Kombëtares shqipta...
Shoqëria lokale e Serresit vijon të jetë në gjendje shoku pas aksidentit tragjik që ndodhi më herët në rrugën provi...

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik rrugor që i mori jetën një nëne 43-vjeçare dhe djalit të saj 21-vjeçar, me origjinë shqiptare, në zonën e Paleokomit, në Serres të Greqisë. Teksa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e përplasjes fatale, është publikuar dëshmia e shoferit të kamionit me të cilin u përplas automjeti i viktimave, ndërsa janë bërë publike edhe fotografitë e nënës dhe djalit, humbja e të cilëve ka tronditur komunitetin ku jetonin prej vitesh.
Shoferi 56-vjeçar i kamionit, i cili mbeti i plagosur lehtë, ka përshkruar momentet dramatike të aksidentit në një prononcim për mediat greke. Sipas tij, ai po lëvizte normalisht në korsinë e tij me një shpejtësi rreth 75-80 km/h, kur automjeti i drejtuar nga 21-vjeçari doli papritur në kahun e kundërt.
“Po ecja normalisht në korsinë time me rreth 75-80 kilometra në orë. Papritur pashë një makinë që vinte drejt meje. Dukej se kishte humbur kontrollin. U përpoqa të shmangesha duke lëvizur majtas, por nuk arrita ta evitoja përplasjen. Më goditi dhe ndodhi tragjedia,” ka deklaruar ai.
Sipas mediave greke, kamioni ishte i pajisur me kamera sigurie, e cila ka regjistruar momentin e përplasjes ballore. Pamjet pritet të analizohen nga ekspertët dhe autoritetet hetimore për të përcaktuar me saktësi dinamikën e aksidentit dhe përgjegjësitë eventuale.
Nga të dhënat paraprake rezulton se automjeti drejtohej nga djali 21-vjeçar, ndërsa nëna e tij, 43 vjeçe, ndodhej në sediljen e pasagjerit. Përplasja, e ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit në rrugën provinciale Amfipolis–Drama, pranë Paleokomit, ishte aq e fortë sa të dy humbën jetën në vendngjarje, pa mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra.
Familja, me origjinë nga Shqipëria, jetonte prej shumë vitesh në Paleokomi, ku kishte ndërtuar jetën dhe punonte me ndershmëri. Sipas informacioneve, nëna dhe djali ishin nisur herët në mëngjes drejt vendit të punës. Të dy ishin të punësuar në të njëjtën kompani të madhe që merret me blerjen dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, me seli në zonën bregdetare të Ofrynios (Tuzla).
Pas tragjedisë, familja përballet me një humbje të rëndë. Babai dhe vajza e familjes humbën brenda pak çastesh dy njerëzit e tyre më të dashur, ndërsa lajmi ka shkaktuar dhimbje të madhe në komunitetin lokal, ku viktimat njiheshin si njerëz punëtorë dhe të respektuar.
Shoferi 56-vjeçar i kamionit pësoi lëndime të lehta dhe u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat e Policisë Greke, ekipe të zjarrfikëses dhe ambulancat e EKAB-it, por për nënën dhe djalin nuk ishte më e mundur të bëhej asgjë. Hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit vijojnë, ndërsa analiza e pamjeve të kamerës së kamionit pritet të luajë një rol kyç në përcaktimin e dinamikës së ngjarjes.
Milionat nga bakri shtohen, por në Fushë-Arrëz banorët vijojnë të përballen me pasojat e një ndotjeje që sipas tyre...
Pritja që u dhanë qytetarët e Barit, të cilët nxituan në ndihmë të 20,000 shqiptarëve që mbërritën...
101 çadra dhe 202 shezlongë janë sekuestruar në plazhin e Spilles, pasi ishin vendosur pa leje në hapësirë publike. Kont...
Një qytetare ka denoncuar në Piranjat News një situatë që, sipas saj, e ka hasur pas një vizite te dermatologu në Poliklinik&...
Punëdhënësit në Shqipëri do të duhet të publikojnë intervalin e pagës për çdo vend të lirë ...
Nga kjo e premte, 7 gusht 2026, hyjnë zyrtarisht në fuqi ndryshimet e reja të Kodit Rrugor, të miratuara nga Kuvendi më 19 qershor. P...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për aktivisten turke Julide Yazici, e arrestuar në Aeropor...
B anorët e fshatit Mirakë dhe të disa zonave përreth në Njësitë Administrative Polis dhe Valë, në bashkinë ...
Një konflikt mes fqinjëve në zonën e Arstit në Fushë-Arrëz ka marrë një tjetër zhvillim, pasi Skënder N...
Kjo është nëna 43-vjeçare dhe djali i saj 21-vjeçar, të cilët humbën jetën në orët e para të m...