Memaliaj/ Protestuesit marshojnë drejt qytetit, bllokohet rruga nacionale
Në përfundim të protestës së dytë kundër draftit për shkrirjen e Bashkisë Memaliaj, protestuesit kanë nisur ma...
Në përfundim të protestës së dytë kundër draftit për shkrirjen e Bashkisë Memaliaj, protestuesit kanë nisur ma...
Në protestën e 69-të kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët përcollën një tjetër mesazh nga sheshi,...
Gjatë protestës së dytë në Memaliaj kundër draftit që synon shkrirjen e bashkisë, një prej qytetarëve pjes&eum...
Dhjetëra banorë të Memaliajt kanë dalë sërish në protestë, duke shënuar ditën e dytë të kundërs...
Qendra e emigrantëve e ngritur nga Italia në Gjadër të Lezhës vijon të jetë në qendër të debatit në Itali...
Berat Gjimshiti është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij. Mbrojtësi i Kombëtares shqipta...
Shoqëria lokale e Serresit vijon të jetë në gjendje shoku pas aksidentit tragjik që ndodhi më herët në rrugën provi...
Marrëveshja trepalëshe e mbrojtjes, e nënshkruar nga Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani, nuk përbën një "NATO islamike" – ...
Milionat nga bakri shtohen, por në Fushë-Arrëz banorët vijojnë të përballen me pasojat e një ndotjeje që sipas tyre...
Pritja që u dhanë qytetarët e Barit, të cilët nxituan në ndihmë të 20,000 shqiptarëve që mbërritën...
Milionat nga bakri shtohen, por në Fushë-Arrëz banorët vijojnë të përballen me pasojat e një ndotjeje që sipas tyre ka ndryshuar jetën e komunitetit.
Kompania “Beralb”, koncesionari i disa prej minierave më të mëdha të bakrit në vend, ka regjistruar fitime rekord, ndërsa lumi Fan vijon të jetë në qendër të alarmit mjedisor.
Rritja e çmimit të bakrit në tregjet ndërkombëtare ka sjellë një vit rekord financiar për kompaninë “Beralb”. Sipas bilancit të depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania ka raportuar rreth 1.4 miliardë lekë fitim neto, ose afërsisht 15 milionë euro.
Të ardhurat nga shitja e bakrit shqiptar janë rritur ndjeshëm, ndërsa kompania ka vendosur të shpërndajë miliona euro si divident për pronarin e saj jashtë vendit.
Por në anën tjetër të kësaj historie janë banorët e Fushë-Arrëzit, të cilët prej vitesh ngrenë shqetësimin për ndotjen që sipas tyre lidhet me aktivitetin e pasurimit të bakrit.
Piranjat e ka trajtuar më herët këtë çështje përmes disa investigimeve në terren, ku u evidentua gjendja e lumit Fan pas shkarkimeve nga aktiviteti minerar. Në zonën ku përroi i Micojit bashkohet me Fanin e Vogël, ujërat shfaqeshin me ngjyrë të ndryshuar, ndërsa banorët deklaronin se tokat bujqësore nuk mund të përdoren më si më parë.
Investigimi i Piranjave solli në vëmendje edhe faktin se ndotja nuk mbetet vetëm në një pikë të vetme. Ujërat e Fanit të Vogël bashkohen me lumin Fan dhe më pas me lumin Mat, duke shtrirë ndikimin përgjatë një rrjedhe prej dhjetëra kilometrash drejt detit Adriatik.
Kontrollet e institucioneve kanë ngritur gjithashtu pikëpyetje për mënyrën e menaxhimit të aktivitetit.
Sipas të dhënave të bëra publike nga Piranjat, IKMT ka konstatuar shkelje dhe ka vendosur një gjobë prej 100 milionë lekësh të vjetra, ndërsa janë ngritur shqetësime për mungesën e lejeve për përdorimin e burimeve ujore, menaxhimin e mbetjeve dhe trajtimin e ujërave teknologjike.
Banorët e zonës kanë denoncuar se lumi, dikur burim jetese për familjet, sot nuk përdoret më për vaditje, ndërsa fermerët thonë se toka e tyre është dëmtuar nga ndotja.
Një nga momentet më të forta të investigimit të Piranjave ishte ndryshimi i pamjes së lumit: nga një rrjedhë natyrore në një ujë me ngjyrime të pazakonta, ku ekspertë të intervistuar ngritën shqetësime për praninë e metaleve të rënda dhe pasojat afatgjata në mjedis.
Ndërkohë, kompania “Beralb” vijon aktivitetin e saj në disa prej zonave më të pasura me bakër në Shqipëri, përfshirë Munellën, Lakroshin, Karmën dhe uzinën e pasurimit në Fushë-Arrëz.
Njëra anë e historisë numëron miliona euro fitime nga pasuria nëntokësore. Ana tjetër numëron lumenj të ndotur, toka të humbura dhe banorë që kërkojnë përgjigje: kush paguan koston e bakrit shqiptar?/Piranjat News
Pritja që u dhanë qytetarët e Barit, të cilët nxituan në ndihmë të 20,000 shqiptarëve që mbërritën...
101 çadra dhe 202 shezlongë janë sekuestruar në plazhin e Spilles, pasi ishin vendosur pa leje në hapësirë publike. Kont...
Një qytetare ka denoncuar në Piranjat News një situatë që, sipas saj, e ka hasur pas një vizite te dermatologu në Poliklinik&...
Punëdhënësit në Shqipëri do të duhet të publikojnë intervalin e pagës për çdo vend të lirë ...
Nga kjo e premte, 7 gusht 2026, hyjnë zyrtarisht në fuqi ndryshimet e reja të Kodit Rrugor, të miratuara nga Kuvendi më 19 qershor. P...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për aktivisten turke Julide Yazici, e arrestuar në Aeropor...
B anorët e fshatit Mirakë dhe të disa zonave përreth në Njësitë Administrative Polis dhe Valë, në bashkinë ...
Një konflikt mes fqinjëve në zonën e Arstit në Fushë-Arrëz ka marrë një tjetër zhvillim, pasi Skënder N...
Kjo është nëna 43-vjeçare dhe djali i saj 21-vjeçar, të cilët humbën jetën në orët e para të m...
Shqipëria parashikoi 81.4 milionë euro fonde buxhetore për kërkim dhe zhvillim në vitin 2025, ekuivalente me vetëm 34.4 euro p&e...