U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
SHBA- Një grup hakerësh, i lidhur me inteligjencën ruse, është parandaluar nga kryerja e aktiviteteve të tyre, thanë Microsoft dhe autoritetet amerikane më 3 tetor. Zyrtarët amerikanë thonë se ky grup u përpoq të futej në sistemet kompjuterike të ish-punonjësve ushtarakë dhe të inteligjencës amerikane, si dhe në ato të organizatave joqeveritare, kompanive amerikane dhe të tjerëve.
Një gjykatë amerikane hapi dokumente për t’i autorizuar Microsoftin dhe Departamentin amerikan të Drejtësisë për të sekuestruar më shumë se 100 emra domenesh të lidhura me grupin e hakerëve, i njohur si Grupi Callisto i Star Blizzardit.
“Kjo sekuestrim është pjesë e një përgjigjeje të bashkërenduar me partnerët tanë të sektorit privat, për ta shkatërruar infrastrukturën që aktorët e spiunazhit kibernetik e përdorin për t’i sulmuar shënjestrat amerikane dhe ndërkombëtare”, tha prokurori i Qarkut Verior të Kalifornisë, amerikan Ismail J. Ramsey.
Grupi kishte në shënjestër individë me emaile që dukeshin sikur vinin nga një burim i besuar, një taktikë e njohur si “spear phishing”, tha Departamenti amerikan i Drejtësisë në një njoftim për shtyp. Pasi hapeshin linqet brenda këtyre emaileve, hakerët përpiqeshin të hynin në sistemet e brendshme të viktimave për të vjedhur të dhëna dhe për t’i penguar aktivitetet e tyre.
Sipas Microsoftit, veprimet e Star Blizzardit ishin të vazhdueshme dhe të sofistikuara. Ky grup shpesh bënte kërkime të hollësishme paraprake për këdo që synonte ta sulmonte. Star Blizzard gjithashtu vuri në shënjestër grupe të shoqërisë civile, kompani amerikane, kontraktues ushtarakë amerikanë dhe Departamentin amerikan të Energjisë, i cili mbikëqyr shumë programe bërthamore, tha kompania.
Autoritetet nuk kanë dhënë hollësi nëse aktivitetet e Star Blizzardit ishin ose jo të suksesshme, por thanë se presin që Rusia të vazhdojë t’i përdorë hakerët sulmet kibernetike kundër Uashingtonit dhe aleatëve të tij. Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të vazhdojnë të jenë syhapur.
“Me mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve tanë të sektorit privat, ne do të jemi të pamëshirshëm në ekspozimin e aktorëve rusë dhe kriminelëve kibernetikë dhe në privimin e tyre nga mjetet e tregtisë së tyre të paligjshme”, tha zëvendësprokurorja e Përgjithshme, Lisa Monaco, në komunikatën e Departamentit të Drejtësisë.
Autoritetet amerikane ngritën aktakuzë ndaj dy burrave rusë vitin e kaluar në lidhje me veprimet e mëparshme të Star Blizzard. Të dy besohet se janë në Rusi. Star Blizzard sulmoi edhe njerëz dhe grupe në të gjithë Evropën dhe në vendet e tjera të NATO-s, tha Departamenti i Drejtësisë. Shumë prej tyre kishin mbështetur Ukrainën pas pushtimit nga Rusia./ REL
Foto ilustruese TBILISI- Kryetari i parlamentit të Gjeorgjisë nënshkroi të enjten ligjin që kufizon rëndë të d...
Foto ilustruese SERBI- Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç së fundmi është shprehur se nuk ka arsye për t&e...
Foto ilustruese KOSOVË- I dërguari gjerman për Ballkanin, Manuel Sarrazin, tha në Prishtinë se shumë investitorë po inve...
GAZA- Një 21-vjeçare e rrëmbyer nga militantët e Shtetit Islamik në Irak më shumë se një dekadë më par&eum...
Foto ilustruese KONGO- 78 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur pasi një varkë me 278 pe...
okb SHBA- Fjalimi mbresëlënës i përfaqësueses së Izraelit në OKB - Miriam Novak, në Asamblenë e Përgjiths...
Foto ilustruese SHBA- Gati një muaj nga dita e zgjedhjeve, drejtuesja e agjencisë kombëtare të sigurisë kibernetike thotë se ...
Protesta VJENË- Mijëra protestues marshuan të enjten në Vjenë, duke u bërë thirrje partive politike të Austrisë...
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu MOLDAVI- Forcat pro-Kremlinit janë duke ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale t&...
boris johnson, benjamin netanyahu BRITANI- Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson në librin e tij "Unleashed" që pritet të botohet më...