Lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei është në gjendje të rëndë dhe pa ndjenja në qytetin e Qomit, sipas një memoje diplomatike të cituar nga gazeta britanike The Times, e cila thotë se ai nuk është në gjendje të kryejë detyrat e tij ose të marrë pjesë në vendimmarrjen e regjimit.
Sipas raportimit, vlerësimi i përfshirë në memorandum mbështetet në informacione të mbledhura nga shërbimet inteligjente amerikane dhe izraelite, të cilat thuhet se u janë shpërndarë edhe vendeve të Gjirit. Kjo konsiderohet si hera e parë që bëhen publike detaje konkrete mbi vendndodhjen e figurës kyçe të establishmentit iranian që nga fillimi i konfliktit, ndërsa dyshohet se ai është plagosur gjatë sulmeve fillestare të 28 shkurtit.
I njëjti dokument përmend gjithashtu se janë ndërmarrë përgatitje për varrimin e ish-udhëheqësit suprem, Ali Khamenei, në qytetin e Qom, pas raportimeve për vdekjen e tij gjatë goditjeve të para të luftës.
Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë konfirmuar zyrtarisht këto informacione. Megjithatë, publikimi i tyre pritet të nxisë diskutime të forta mbi balancat e brendshme të pushtetit në Tehran, në një moment veçanërisht delikat për rajonin.
Zhvillimet vijnë gjithashtu në një kohë kur po afron afati i ultimatumit të dhënë nga presidenti amerikan Donald Trump për arritjen e një marrëveshjeje, duke shtuar pasigurinë mbi ecurinë e situatës politike dhe ushtarake në Lindjen e Mesme.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
6 Prill23:43
Bill Clinton përgëzon astronautët për misionin historik: Po na bëni krenarë
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka reaguar pas arritjes historike të ekuipazhit të Artemis II, duke i përgëzuar astronautët pë...
BOTA
6 Prill23:25
Dhjetë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza
Të paktën 10 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite dhe luftimet midis Hamasit dhe një milicie palestineze të...
BOTA
6 Prill22:13
VIDEO/ Momenti dramatik kur varka fluturon turistët në ajër
Pesë turistë u plagosën kur një lodër uji e fryrë, e njohur edhe si "petulla", që po tërhiqej nga një motoskaf u p&...
BOTA
6 Prill22:11
Trump kërcënon gazetarët me burg: Tregoni kush ju dha informacionet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit në Iran
Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur qëndrimin e tij të prerë ndaj Iranit, duke theksuar se Irani nuk mund të ketë ...
BOTA
6 Prill22:02
Çfarë ndodh nëse mbaron karburanti i avionëve? Katër skenarët e krizës
Industria ajrore europiane nuk po e konsideron më mungesën e karburantit si një hipotezë të largët laboratorike, por si një r...
BOTA
6 Prill21:51
Masakra e bukëpjekësve/ Vrau familjen e tij, autori arratiset dy herë brenda 6 muajsh
Ai nuk është kthyer nga leja e Pashkëve. Elia Del Grande është ende në arrati. 50-vjeçari nga Cadrezzate (Varese), i njohur...
BOTA
6 Prill21:35
Kush ishte Majid Khademi, zyrtari i lartë iranian që u vra sot nga një sulm amerikano-izraelit?
Majid Khademi, shefi i inteligjencës së Gardës Revolucionare, i cili kishte akuzuar Donald Trump për nxitje të protestave antiqeverit...
BOTA
6 Prill20:50
Trump sulmon NATO-n dhe aleatët: Jam shumë i zhgënjyer, Koreja me Japoninë më lanë në baltë
Gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar t...
BOTA
6 Prill20:33
“Urat dhe centralet do të shkatërrohen totalisht”, Trump kërcënon sërish Iranin: Nëse mbaron afati, sulmojmë!
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se konflikti me Iranin ka lënë një “gjurmë në NATO që nuk do të zhduket k...
BOTA
6 Prill20:30
Drejtori i CIA-s konferencë me Trump: Nxjerrja e pilotit nga Irani ishte garë kundër kohës
Drejtori i CIA, John Ratcliffe, ka deklaruar se operacioni për shpëtimin e personelit ushtarak amerikan në Iran ka qenë një “misi...