Tre viktima nga stuhitë dhe përmbytjet në Francë, qindra banorë evakuohen nga banesat
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...

Unioni CDU/CSU po kërkojnë reformimin e ligjit të nënshtetësisë dhe kufizimet mbi shtetësinë e dyfishtë, me thirrje për revokimin e pasaportave të atyre që kërcënojnë vlerat kushtetuese të Gjermanisë. Disa politikanë të partive të Unionit CDU/CSU kanë vënë në pikëpyetje edhe shtetësinë e dyfishtë për personat që marrin shtetësinë gjermane.
“Ne si vend duhet të pyesim veten nëse ende duam nënshtetësi të dyfishtë universale dhe nëse ende mund ta përballojmë atë,” deklaroi për gazetën “Bild” të mërkurën deputeti në Buindestag i partisë CSU, Stefan Mayer.
“Reformat e nënshtetësisë…”
Sipas tij, një “reformë themelore e ligjit të shtetësisë” është e nevojshme. Politikani i CSU kërkoi gjithashtu që “banditëve, kriminelëve të rëndë, armiqve të kushtetutës, antisemitëve dhe urrejtësve të gjermanëve” t’u hiqet nënshtetësia nëse kanë dy pasaporta.
“Ne nuk mund t’u japim njerëzve privilegjin e nënshtetësisë dhe pastaj ata të shkelin mbi vlerat tona dhe mbi ne”, theksoi Mayer.
“Shtetësia e dyfishtë duhet të jetë përjashtim, jo rregull”, deklaroi për gazetën Bild edhe politikanja e CDU-së, Cornell Babendererde.
Përkushtim apo përfitim?
“Nëse 80 përqind e atyre që morën shtetësinë në vitin 2023 duan të mbajnë edhe pasaportën e tyre të mëparshme, së bashku me shtetësinë gjermane, atëherë duhet të pyesim veten: A nuk mjafton dashuria, identifikimi me vendin tonë në fund të fundit, apo kjo bëhet më shumë për ruajtjen e përfitimeve të garantuara nga një pasaportë gjermane?”
Në vitin 2024, rreth 292,000 persona morën shtetësinë gjermane – 46 përqind më shumë se një vit më parë, që është një rekord i ri. Një në katër (28 përqind) prej tyre janë me origjinë nga Siria. Nga rreth 201,000 persona që kanë kërkuar dhe marrë shtetësinë gjermane në vitin 2023, sipas të dhënave të Entit federal për Statistika, 80,9 përqind e mbajtën pasaportën e tyre të mëparshme, që do të thotë se tani kanë shtetësi të dyfishtë.
Për ndryshimin e këtij ligji kërkohet shumica e votave të partive në pushtet. Por Partia Socialdemokrate (SPD) ka kundërshtuar deri tani kërkesat për heqjen e dyshtetësisë apo shumështetësisë siç thuhet në ligj. Nëse partitë e Unionit CDU/CSU duan të ndryshojnë këtë ligj, duhet të bindin edhe deputetët e SPD. Por deri tani nuk ka ndonjë marrëveshje në këtë drejtim.
Para pak kohësh në Gjermani ka ndryshuar ky ligj dhe është hequr mundësia e marrjes së shtetësisë gjermane me procedurë të përshpejtuar brenda tre vitesh për “personat e integruar mirë”, siç është thënë përpara./DW
Një video nga Gaza tregon fëmijë palestinezë që bërtasin me entuziazëm ndërsa shohin pulë për herë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i tha gazetës Truth se Kina ka rënë dakord të fillojë procesin e blerjes së energjis&eu...
Tre persona u vranë dhe 21 të tjerë u plagosën pas sulmeve ruse në rajonet e Khersonit, Donetskut, Sumit, Kharkivit, Kievit dhe Zapor...
Autoritetet franceze bënë një arrestim të ri të mërkurën në mbrëmje në lidhje me vjedhjen n&e...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka njoftuar se Amerika do të nisë testimin e armëve bërthamore. Në një pos...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se kishte rënë dakord me Presidentin e Kines Xi Jinping për të ulur tarifat ndaj Pekinit....
Gjykata e Kasacionit në Torino mbështeti dënimin në gjyqin e dytë të apelit të Alex Cotoia-s, duke e liruar atë për...
Tre ditë pasi njoftoi një provë të raketës me energji bërthamore Burevestnik, Moska tha të mërkurën se testoi gjith...
Një burrë britanik i akuzuar për spiunazh për Rusinë është ndaluar në Ukrainë, sipas prokurorëve. Prokuror&eum...
Partia holandeze pro-BE, D66, është në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet kombëtare në Holandë, sipas një ...