BOTA

"Thirrje urgjente Serbisë!" BE: Hapa të pamjaftueshëm ndaj përgjegjësve për sulmet në veri të Kosovës

ZH.LL Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2024, 14:08
"Thirrje urgjente Serbisë!" BE: Hapa të pamjaftueshëm
Kosove-veri

BRUKSEL- Bashkimi Evropian do të përsërisë thirrjen për Serbinë që “urgjentisht” të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit për dhunën në veri të Kosovës gjatë vitit 2023 dhe të bashkëpunojë plotësisht rreth këtyre rasteve.

Kjo thirrje pritet të jetë pjesë e konkluzioneve për zgjerim, që flet për Serbinë, e që priten të miratohen më vonë gjatë këtij muaji në Këshillin e çështjeve të përgjithshme të BE-së.

Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në draftin e këtyre konkluzioneve, në të cilat po ashtu i bëhet thirrje Serbisë që të përmbahet nga retorika nxitëse dhe hapat e njëanshëm dhe provokues.

“Këshilli përsërit dënimin e fuqishëm të akteve të dhunës nga protestuesit serbë të Kosovës ndaj qytetarëve, trupave të [misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë] KFOR-it, organeve të rendit dhe mediave më 29 maj 2023 dhe sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator 2023 në veri të Kosovës. Nuk ka arsyetim për dhunë”, thuhet në draftin e konkluzioneve që u është shpërndarë vendeve anëtare të BE-së.

“Këshilli përsërit thirrjet që Serbia të bashkëpunojë plotësisht dhe të ndërmarrë hapat e domosdoshëm që të sillen urgjentisht para drejtësisë kryesit e sulmeve të vitit 2023. Këshilli nënvizon nevojën për llogaridhënie të plotë dhe shpreh keqardhje të thellë që Serbia ka ndërmarrë hapa të pamjaftueshëm në këtë drejtim”, thuhet në dokumentin që ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë.

Në maj të vitit 2023, në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, serbët lokalë kundërshtuan nisjen e detyrës së kryetarëve të rinj shqiptarë, të cilët dolën nga zgjedhjet e prillit të po atij viti, që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

Protestat kulmuan më 29 maj në Zveçan, kur protestuesit u përleshën me pjesëtarët e KFOR-it dhe si pasojë e përleshjeve mbetën të plagosur dhjetëra persona nga të dyja palët.

Ndërkaq, më 24 shtator 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një polic të Kosovës. Gjatë këmbimit të zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Kosova fajëson për këtë sulm Serbinë, e cila mohon përfshirjen. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

Kosova ka ngritur aktakuzë ndaj tij dhe dhjetëra personave të tjerë dhe kërkon që Serbia ta ekstradojë në Kosovë.

Në konkluzionet po ashtu përmendet edhe dialogu për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Aty përsëritet thirrja për Serbinë që të respektojë të gjitha obligimet e dialogut dhe që pa vonesa të angazhohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Kjo marrëveshje u arrit vitin e kaluar. Palët nuk e nënshkruan atë për shkak të kundërshtimit të Serbisë. Por, BE-ja thotë se pavarësisht se nuk është nënshkruar, marrëveshja është e obligueshme për palët dhe ka thënë se Kosova dhe Serbia ende s’kanë nisur zbatimin e saj.

Në konkluzione, BE-ja ia rikujton Serbisë se obligimet për zbatimin e kësaj marrëveshjeje me Kosovën janë bërë pjesë formale e procesit të negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE.

Ndërkaq, Presidenca hungareze e BE-së dhe Komisioni Evropian janë duke vazhduar përpjekjet për të siguruar pajtimin e të gjitha vendeve anëtare që me Serbinë të hapet për negociata grup-kapitulli 3.

Nga dhjetori i vitit 2021. Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull në procesin e anëtarësimit në bllokun evropian. Por, një numër i konsiderueshëm i shteteve anëtare as kësaj here nuk kanë dhënë pëlqim për hapjen e kapitujve me Serbinë. Si arsyetim për mosdhënien e pëlqimit për hapjen e kapitujve të rinj me Serbinë diplomatët evropianë kanë përmendur mungesën e përparimin në fushën e sundimit të ligjit, në normalizimin e raporteve me Kosovën dhe refuzimin e Beogradit që të mbështesë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, për shkak të luftës kundër Ukrainës./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan