Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

LINDJE E MESME- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit dhe grupeve të mbështetura nga Irani kundër të cilave po lufton në Gazë dhe Liban, për të arritur armëpushim, pasi ushtria izraelite tha se e vrau një zyrtar të lartë të Hezbollahut. Zyrtari i vrarë thuhej se do të emërohej lider i ri i Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon jugun e Libanit.
“Tani është koha t’i shndërrojmë këto suksese në një sukses strategjik afatgjatë”, tha Blinken për gazetarë në Jordani të mërkurën, pak para nisjes për në Arabinë Saudite.
Blinken është në një turne në rajon për bisedime për të gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund luftës. Të martën mbrëma, Izraeli tha se Hashem Sfieddine, figurë e lartë brenda Hezbollahut, u vra në një sulm ajror në kryeqytetin libanez më 3 tetor, duke u dhënë fund thashethemeve disajavore se a ishte gjallë apo jo njeriu që pritej ta merrte drejtimin e grupit.
Lideri i kaluar i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u vra në një sulm ajror në Bejrut më 27 shtator. Safieddine drejtonte degën ekzekutive të Hezbollahut, e cila mbikëqyr çështjet politike të grupit. Ai ishte gjithashtu anëtar i Këshillit vendimmarrës Shura, si dhe i Këshillit të Xhihadit, i cili drejton operacionet ushtarake të grupit.
Shtetet e Bashkuara e shpallën Safieddine terrorist në vitin 2017. Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.
Lufta e tanishme midis Izraelit dhe grupeve të mbështetura nga Irani, Hezbollah dhe Hamas – i cili është i shpallur organizata terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – u nxit pasi Hamasi e kreu një sulm befasues në Izrael më 7 tetor 2023, duke i vrarë rreth 1.200 persona, si dhe duke i rrëmbyer rreth 240 të tjerë.
Prej atëherë, Izraeli është duke e kryer një luftë të ashpër në Gazë, e cila, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së drejtuar nga Hamasi, i ka vrarë pothuajse 43.000 njerëzve, ndërsa ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës.
Forcat izraelite kanë vrarë shumë figura të larta të Hezbollahut dhe Hamasit, përfshirë liderin e grupit militant palestinez, Yahya Sinwar, i cili dyshohej se ishte arkitekti i sulmit të 7 tetorit. Sinwar u vra javën e kaluar nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, duke nxitur zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatë të tjerë izraelitë ta shohin këtë si një mundësi për një skenar të ri për rajonin.
Izraeli është përballur njëkohësisht me trysni nga shumë aleatë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për numrin në rritje të viktimave civile në Gazë si rezultat i luftës dhe me akuza se ka penguar furnizimet me ndihma për këtë territor, ku qindra mijëra njerëz po jetojnë në një krizë humanitare gjithnjë në rritje.
"Përqendrimi duhet të jetë te kthimi i pengjeve, përfundimi i kësaj lufte dhe një plan i qartë për atë që vjen më pas", tha Blinken më 23 tetor.
Asnjëra palë, megjithatë, nuk duket e gatshme, të paktën publikisht, të shfrytëzojë atë që Blinken dhe të tjerët e shohin si mundësi. Vetëm disa orë para se të fliste Blinken, ushtria izraelite rrëzoi një ndërtesë në një periferi të Bejrutit që tha se strehonte objekte të Hezbollahut. Në fundjavë Qeveria izraelite tha se shtëpia e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu u dëmtua nga një sulm me dron. Ndërkohë, Hamasi vazhdon të mos pranojë t’i lirojë pengjet e mbetura që mban, pa e ndaluar Izraeli luftën në Gazë./ REL
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shteti do të blejë objekte të ambasadave në pesë shtete të...
Starmer ANGLI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer këmbënguli të mërkurën se ai gëzon një...
Kostin UKRAINË- Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, ka dhënë dorëheqje mes hetimeve që gjetën ...
Liam Payne ARGJENTINË- Rezultatet e testit toksikologjik po japin një pasqyrë të vdekjes tragjike të këngëtari...
foto ilustruese BRUKSEL- Komisioni Evropian e ka bërë hapin kyç për të mundësuar pagesat e para për vendet e Ballkanit...
Foto ilustruese KOSOVË- Sllovakia, shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, do ta mbyllë Zyrën e saj Ndërlidhë...
Foto ilustruese IZRAEL- Mediat izraelite, duke cituar informacione nga Shërbimi i Sigurisë së Brendshme të vendit, Shin ...
Foto ilustruese ANGLI- Mjekët kanë filluar të provojnë vaksinën e parë në botë kundër norovirusit të...
Foto ilustruese MAL I ZI- Cilat janë vërtet rezultatet e regjistrimit në Mal të Zi, dhe sa ka vërtet serbë? A do të ket&...
Foto ilustruese MEKSIKË- Një shkëmbim zjarri është regjistruar pranë kryeqytetit të shtetit Sinaloa të Me...