Pas fjalimeve, protestuesit nisin marshimin në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen
Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuad...
Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuad...
Dhjetë vjet pas referendumit të 23 qershorit 2016, Britania ende po llogarit kostot e Brexit-it, jo në mënyrën që kundërshtar...
Zbardhet detaje të reja nga dosja hetimore e prokurorisë së posaçme SPAK, ku emra të njohur të botës së krimit ndë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, te Pallati me Shigjeta. Një burrë që po lëvizte me b...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj sharjeve të Edi Ramës drejtuar mijërave e mijërave shqipta...
Trupi i gjetur disa ditë më parë në Cërrunjë i përket Eglant Koçit. Grupi hetimor ishte i bindur që trupi i p&...
Strategjisti izraelit David Zaikin ka reaguar me tone të forta ndaj Edi Rama, pasi ky i fundit u shpreh gjatë një interviste për Financial...
Sipërmarrësi Johnny Palmer e ka shndërruar ish-avionin e Pablo Escobarit në një akomodim luksoz Airbnb ku një natë kushton ...
Mijëra qytetarë kanë dalë në protesta kundër një projekti turistik luksoz në zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Pis...
Ylli Zalla, i shpallur në kërkim për posedim të një arsenali armësh dhe i dyshuar për përfshirje në atentatin e R...
Një ngjarje tronditëse është zbuluar në lindje të Francës, ku një fëmijë 9-vjeçar u gjet i izoluar dhe në gjendje të rëndë shëndetësore brenda një furgoni. Sipas raportimeve të The Guardian, alarmi u dha nga një fqinj në fshatin Hagenbach, pranë kufirit me Zvicrën dhe Gjermaninë, i cili kishte dëgjuar zëra që i ngjanin atyre të një fëmije nga një automjet i parkuar në zonë.
Pas ndërhyrjes, policia hapi me forcë furgonin dhe brenda tij gjeti një skenë alarmante: fëmija ishte i shtrirë në pozicion fetal, pa rroba, i mbuluar vetëm me një batanije dhe i rrethuar nga mbeturina dhe jashtëqitje. Prokurori Nicolas Heitz deklaroi se gjendja e tij ishte e rëndë, ndërsa për shkak të qëndrimit të gjatë në të njëjtin pozicion, ai kishte vështirësi edhe në lëvizje.
Hetimet zbuluan se djali mbahej në furgon që prej nëntorit 2024. Babai i tij, 43 vjeç, u justifikua para autoriteteve se kishte vepruar për ta “mbrojtur” nga partnerja e tij, e cila, sipas tij, kërkonte ta dërgonte fëmijën për trajtim psikiatrik. Familja jetonte në një apartament së bashku me dy vajza të tjera, 12 dhe 10 vjeç. Sipas dëshmisë së fëmijës, babai i sillte ushqim dy herë në ditë dhe i linte ujë në shishe, por kushtet në të cilat jetonte ishin ekstreme. Ai tregoi se detyrohej të urinonte në shishe plastike dhe të përdorte qese mbeturinash për nevoja të tjera, ndërsa nuk kishte bërë dush që nga fundi i vitit 2024.
Babai pretendoi se partnerja e tij nuk kishte dijeni për situatën, megjithatë autoritetet kanë ngritur akuza ndaj të dyve. Ai përballet me akuzat për rrëmbim dhe mbajtje të paligjshme të një të mituri, si dhe për neglizhencë të rëndë ndaj shëndetit të tij, ndërsa është lënë në paraburgim. Partnerja e tij akuzohet për mosndërhyrje dhe mosdenoncim të abuzimit, por është lënë në gjendje të lirë me kushte.
Të tre fëmijët janë vendosur në kujdes të përkohshëm, ndërsa pritet vendimi i autoriteteve për fatin e tyre. Fqinjët thanë se kishin pasur dyshime për mungesën e djalit që prej fundit të vitit të kaluar, por familja u kishte thënë se ai ndodhej në një institucion. Disa prej tyre raportuan se kishin dëgjuar zhurma nga furgoni, por u ishte thënë se vinin nga një mace.
Një banore e zonës, e identifikuar si Danielle, e përshkroi situatën si tronditëse për komunitetin. “Nuk arrijmë ta kuptojmë çfarë ka ndodhur. Është diçka e tmerrshme. Ndihemi sikur jemi brenda një historie jo reale,” u shpreh ajo për mediat, sipas Sky News.
Kryeministri hungarez në largim Viktor Orban, tha se ishte këtu për të fituar pasi votoi sot në zgjedhjet parlamentare të ven...
Armëpushimi SHBA-Iran ka rihapur rrugën për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, nëse kjo ndodh përfundimisht, por nu...
Të paktën 30 persona u vranë të shtunën në një rrëmujë në fshatin verior të Haitit, thanë autoritete...
Menjëherë pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran në Islamabad dhe largimit të J. D. Vance nga Pakistani, Presidenti i SHB...
Hungaria voton sot në një proces zgjedhor vendimtar që mund të shënojë fundin e një epoke të gjatë politike të...
Ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri i Pakistanit ka folur për dështimin e bisedimeve të paqes, duke thënë se ven...
Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar në lidhje me një bllokadë detare të Iranit në komentin e tij të parë mbi luft&e...
Më 12 prill zhvillohen në Hungari zgjedhjet parlamentare më të rëndësishme që nga largimi vullnetar i komunistëve nga ...
Faza e parë e bisedimeve të drejtpërdrejta midis SHBA-së dhe Iranit në Pakistan përfundoi të shtunën pasdite dhe vazhd...
Të paktën tre persona një burrë 84-vjeçar, një burrë 65-vjeçar dhe një grua 70-vjeçare u plagosën...