Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
MAQEDONI E VERIUT - Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u zgjuan të hënën për ta nisur mbajtjen e një jave të gjatë të zisë kombëtare, një ditë pas zjarrit vdekjeprurës në një klub nate që tronditi vendin duke vrarë dhjetëra njerëz dhe plagosur qindra të tjerë.
Të paktën 59 njerëz u vranë dhe 155 të tjerë u lënduan si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, në orët e hershme të së dielës, thanë autoritetet.
Autoritetet kanë premtuar hetim të shpejtë dhe të plotë, si dhe kanë arrestuar dhjetëra të dyshuar në lidhje me zjarrin, përfshirë zyrtarë qeveritarë.
Çfarë ndodhi në klubin e natës?
Zjarri në klubin e natës në Kocan shpërtheu në orët e hershme të të dielës pasi shkëndijat e mjeteve piroteknike, të përdorura për efekt ndriçimi, ia vunë flakën çatisë, thanë autoritetet.
Rreth 500 njerëz ndodheshin në klubin e natës kur zjarri shpërtheu teksa bendi ADN po përformonte. Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan se çatia prej llamarine e klubit u dogj dhe u shemb në disa vende, duke lënë të ekspozuara dhe të nxira trarët e tij të brendshëm prej druri.
Deri më tani janë identifikuar 35 viktima – prej tyre 31 nga Koçani dhe katër nga Shtipi. Mbi 155 persona janë shtruar në spitale - kryesisht në klinikat e Shkupit, qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se 20 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë. Më shumë se 20 prej të lënduarve dhe tre të vdekur janë nën moshën 18-vjeçare, sipas ministrit të Brendshëm, Pance Toskovski. Disa pacientë u dërguan për mjekim në Bullgari, Serbi dhe Greqi, thanë autoritetet.
Hetimi
Autoritetet maqedonase premtuan hetim të shpejtë dhe të plotë, duke thënë se po sigurohet dokumentacioni për diskotekën e djegur, si dhe për personat e dyshuar të lidhur me zjarrin. Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski, tha se pesë prokurorë janë angazhuar për ta hetuar ngjarjen.
"Për momentin, janë lëshuar urdhra për mbledhjen e provave" dhe po merren në pyetje persona, tha Kocevski.
Toskovski tha se autoritetet kanë arrestuar anëtarë të grupit muzikor, djalin e pronarit të klubit dhe zyrtarë qeveritarë. Ai shtoi se kanë identifikuar 20 të dyshuar në lidhje me zjarrin, 15 prej të cilëve janë në mbajtje.
Në mesin e të arrestuarve është edhe menaxheri i klubit të natës “Pulse”. Klubi i natës nuk kishte licencë të vlefshme, sipas Toskovskit.
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se licenca ishte lëshuar në mënyrë të paligjshme nga Ministria e Ekonomisë dhe premtoi se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.
"Pavarësisht se kush janë, nga cila institucion, nga çfarë niveli, nga cila parti apo profesion", tha Mickoski./REL
MAQEDONIA E VERIUT- Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, pas ngjarjes tragjike në Koçan, në një konferencë për me...
Lavrov MAQEDONI E VERIUT - Andrej Lazarov, një futbollist profesionist 25-vjeçar, vdiq si hero në orët e para të së diel&eu...
Foto ilustruese GJERMANI - Në Dresden, një qytet barok me famë botërore, më 11 shtator të vitit të kaluar, një...
MAQEDONIA E VERIUT- Të paktën 59 persona humbën jetën në orët e para të mëngjesit të së dielës, n&...
hashim dhe hacxhi thaci KOSOVË- Babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi, ka ndërruar jetë mbr...
MAQEDONI E VERIUT- Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në qendrën e Shtipit, duke bërë kështu homazhe p&eum...
mickoski SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë, Hristijan Mickoski ka deklaruar në një konferencë për shtyp se ka dyshime se licenca e...
papa VATIKAN- Zyra e shtypit e Vatikanit ka publikuar sot në media një foto të Papa Françeskut, në profil, teksa ...
diskoteka e djegur SHKUP- Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi po merret në pyetje në stacionin policor në Karposh në ...
MAQEDONI E VERIUT- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka njoftuar se 15 persona janë marrë në polici pas zjarrit...