'Rama sillet si pashai i këtij vendi', Këlliçi: Fyen gratë, fyen të rinjtë, fyen qytetarët, bullizon, është arrogant
Tensionet politike në vend kanë arritur një nivel të ri, teksa përfaqësues të opozitës kanë denoncuar ashpër...
Tensionet politike në vend kanë arritur një nivel të ri, teksa përfaqësues të opozitës kanë denoncuar ashpër...
Mund të mos ketë një supertifoz më simpatik të Kupës së Botës se ai që endet rrugëve të ...
Në shtator të vitit 2020, Isa Aliu, 54 vjeç nga Elbasani, shkëmbeu një makinë për një tokë me vlerë 4.1 mi...
Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda ka reaguar në lidhje me atë çka po ndodh në Shqipëri, ku qytetarët janë ngritur n...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82 lekë dhe do shitet me 83 lekë. Ndërkoh&e...
Projektligji i propozuar nga Ministria e Financave për taksën e re te pasuritë e paluajtshme, te banesa e parë, pavarësisht zbritjes ...
Qytetarët shqiptarë do të zbresin sërish sot në shesh e rrugë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi ...
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka hedhur poshtë kritikat se lufta me Iranin zbuloi kufijtë e aftësisë së tij për të ush...
Konsumatorët shqiptarë e paguan karburantin 10.5% më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Europian në vitin 2025. Të dhënat jan...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti...

Iranianët do t’i japin lamtumirën Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei në një ceremoni që do të nisë sot në orën 22:00 në Teheran, në vendin e lutjeve të Imam Khomeinit, njoftuan mediat shtetërore. Ceremonia do të zgjasë tre ditë dhe procesioni i varrimit do të njoftohet sapo të përfundojë ceremonia.
Kush ishte Ajatollah Ali Khamenei?
Udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, lideri shpirtëror i Iranit dhe autoriteti më i lartë i vendit, i cili e drejtoi Republikën Islamike për pothuajse katër dekada, u vra gjatë sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit më 28 shkurt, në moshën 86-vjeçare.
I lavdëruar nga mbështetësit si një udhëheqës i urtë ndërsa nga kritikët si diktator, Khamenei do të mbahet mend si një figurë monumentale e Revolucionit Islamik, i cili e ndërtoi ngritjen e tij në pozitën e liderit suprem mbi reputacionin për devotshmëri dhe përkushtim të ashpër ndaj kauzës.
Përdorimi i forcës kundër popullit të tij, burgosja e figurave opozitare brenda vetë udhëheqësisë, si dhe rezistenca e madhe ndaj ndikimit të jashtëm – veçanërisht atij të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit – formësuan trashëgiminë e tij si një figurë e ashpër dhe e pakompromis, që e çoi vendin drejt izolimit ndërkombëtar.
“Historia do të tregojë se sundimi i Khameneit ishte thellësisht traumatik për popullin iranian, i cili e pa vendin e tij të izoluar dhe të dobësuar deri në pikën kur shumica e shihnin emigrimin si shpresën e vetme”, tha Alex Vatanka, drejtor i Programit për Iranin në Institutin për Lindje të Mesme, me seli në Uashington.
Vitet e fundit të sundimit të Khameneit u shënuan nga protesta të shpeshta mbarëkombëtare kundër udhëheqësisë dhe nga shtypje vdekjeprurëse shtetërore që lanë mijëra demonstrues të vrarë. Protestat për koston e lartë të jetesës në vitin 2017, çmimet e karburantit në 2019, mungesat e ujit në 2021 dhe vdekja në paraburgim e Mahsa Aminit, një gruaje të re që dyshohej se kishte shkelur ligjin për hixhabin në vitin 2022, pasqyruan rritjen e sentimentit kundër regjimit në Iran.
Por, protestat më vdekjeprurëse kundër Republikës Islamike shpërthyen në fund të dhjetorit 2025 dhe vazhduan në fillim të janarit 2026. Trazirat u shtypën brutalisht, me organizatat për të drejtat e njeriut që konfirmuan mbi 7.000 të vrarë, por paralajmëruan se numri real ka gjasa të jetë shumë më i lartë. Disa vlerësime flasin për katërfishin e shifrës së konfirmuar.
Khamenei kurrë nuk mori përgjegjësi për rritjen e pakënaqësisë kundër sundimit të tij dhe, në vend të kësaj, fajësoi aktorë të huaj për protestat kundër udhëheqësisë, duke pretenduar se ata synonin dobësimin e Republikës Islamike.
Gjatë gjithë jetës së tij, Khamenei tregoi një aftësi të veçantë për të luajtur në dy anë. Ata që e takuan në rini e kujtojnë si një klerik të gjatë dhe të dobët, që dashuronte poezinë dhe letërsinë, dhe ishte i interesuar të bisedonte me të rinjtë. Kjo bie në kontrast të madh me figurën e mëvonshme, me mjekër dhe qasjen antiamerikane që tërhoqi vëmendjen e botës.
Nën mbikëqyrjen e liderit dikur të hapur, represioni lulëzoi, rrethi i të brendshmëve në Teheran u ngushtua dhe Republika Islamike u bë gjithnjë e më e izoluar.
Për dekada me radhë, ai kishte fjalën e fundit për pothuajse të gjitha çështjet në Iran – nga nëse gratë mund të ngisnin biçikleta në publik deri te qasja e marrëdhënieve të vendit me Shtetet e Bashkuara, të cilat ai i quante “Djalli i Madh”.
Khamenei përdori lirshëm pushtetin e tij mbi institucione kryesore sikurse gjyqësori, transmetuesi shtetëror dhe ushtria. Nëse i nevojitej forcë, ai mbështetej në aparatin ushtarak të sigurisë që përfshinte trupat e Gardës Revolucionare Islamike dhe shërbimet e frikshme të inteligjencës së Iranit.
“Duke fuqizuar Gardën Revolucionare, ai e militarizoi politikën e vendit dhe, duke bashkëpunuar me establishmentin klerikal, e delegjitimoi atë”, tha Ali Vaez, drejtor i Projektit për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
I lindur në Mashad në vitin 1939, Khamenei ishte djali i dytë i një kleriku. Ai e nisi edukimin fetar herët, u frymëzua në adoleshencë nga revolucionari i zjarrtë i Sayyid Navvab Safavit dhe studioi në qytetin e shenjtë të Komit nën udhëheqjen e themeluesit të ardhshëm të republikës islamike, Ajatollah Ruhollah Khomeini.
Nga aktivist në lider të përbuzur
Khamenei fitoi reputacion si dijetar fetar i përulur dhe i devotshëm dhe, në vitin 1962, iu bashkua lëvizjes revolucionare të Khomeinit, e cila kundërshtonte shahun dhe politikat proamerikane të Teheranit. Aktivizmi i tij revolucionar tërhoqi vëmendjen e autoriteteve, duke çuar në arrestimin dhe burgosjen e parë nga shumë të tjera.
Në vitin 1964, 25-vjeçari Khamenei vendosi të largohej nga Komi për t’u kujdesur për të atin – një “vepër e mirë” që më vonë tha se ishte bekuar nga Zoti dhe që ia atribuoi suksesit të tij të mëvonshëm.
Në Mashad, Khamenei dha mësime mbi Kuranin dhe ideologjinë islame, çka çoi në burgime, tortura dhe përfundimisht në internim të brendshëm. Kur ndodhi revolucioni në vitin 1979, ai u emërua në Këshillin Revolucionar Islamik nga ish-mësuesi i tij, Khomeini.
Ai do të mbante disa poste të rëndësishme brenda regjimit klerikal – përfshirë dy mandate si president – dhe i mbijetoi një atentati në vitin 1981 që ia paralizoi dorën e djathtë.
Kur Khomeini vdiq në vitin 1989 pa një pasardhës të qartë, Khamenei u zgjodh si lideri i dytë suprem i Iranit nga Asambleja e Ekspertëve, një organ klerikal me 88 anëtarë.
Zgjedhja habiti shumëkënd duket se edhe vetë Khamenein.
“Duhet të derdhim lot gjaku për shoqërinë islamike që është detyruar madje të më propozojë mua [si lider suprem]”, kishte thënë Khamenei para emërimit të tij.
“Ndryshe nga paraardhësi i tij, i cili nuk i përkiste asnjë fraksioni të caktuar politik, Ajatollah Khamenei ishte lideri de facto i kampit konservator. Kështu ai humbi aftësinë për të qëndruar mbi përplasjet dhe për të menaxhuar në mënyrë efektive rivalitetet fraksionare”, tha Vaez.
Gjatë sundimit të tij, ai u shpreh hapur kundër Shteteve të Bashkuara, për të cilat pretendonte se synonin rrëzimin e Republikës Islamike dhe rivendosjen e një marrëdhënieje patron-klient me Teheranin.
Nën mbikëqyrjen e tij, Irani zgjeroi ndikimin në rajon përmes të ashtuquajturit “Boshti i Rezistencës” – një rrjet i lirshëm përfaqësuesish, grupeve militante të mbështetura nga Teherani dhe aktorëve shtetërorë aleatë që luajnë rol të rëndësishëm në strategjinë e Iranit për t’iu kundërvënë Perëndimit, kundërshtarëve arabë dhe rivalit të tij kryesor, Izraelit.
Por ky rrjet u shpërbë pas rënies së Qeverisë së Bashar al-Assadit në Siri në vitin 2024 dhe një fushate izraelite për të shkatërruar udhëheqjen e Hezbollahut në Liban, grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja, për të dobësuar kapacitetet e Huthve në Jemen dhe për të goditur rëndë Hamasin në Rripin e Gazës.
Edhe Hamasi është i shpallur grup terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi tjera.
Khamenei u zhduk dukshëm nga sytë e publikut gjatë luftës 12-ditore të Izraelit kundër Iranit në qershor 2025, gjë që ngriti pikëpyetje për udhëheqjen e tij në qarqet politike të vendit.
Khamenei pati përplasje me shumë prej presidentëve të Iranit, të cilët më pas u margjinalizuan nga udhëheqësia.
Përjashtimi kryesor ishte Ebrahim Raisi, një klerik i linjës së ashpër që shumëkush besonte se po përgatitej për ta pasuar Khamenein si lider suprem. Raisi vdiq në një aksident me helikopter në maj 2024, duke ndërlikuar planet e pasardhjes së Khameneit.
Asambleja e Ekspertëve me 88 anëtarë, e dominuar nga klerikë konservatorë, tani do të duhet të emërojë një pasardhës të Khameneit.
“Ai do të mbahet mend si një njeri që pati shumë mundësi për të dëgjuar popullin e tij dhe për të ndryshuar qasjen. Por, si lider suprem ishte aq i vendosur në qëndrimet e tij të ngurta, aq i vendosur të triumfonte ndaj rivalëve të brendshëm dhe të jashtëm, dhe thellë brenda vetes aq i pasigurt, sa kurrë nuk zgjodhi vërtet një reflektim serioz”, tha Vatanka.
Khamenei la pas katër djem, një vajzë dhe bashkëshorten e tij. Vajza e dytë raportohet se vdiq në të njëjtat sulme të SHBA-së dhe Izraelit që vranë Khamenein./Piranjat News
42 të pandehurit në çështjen Agimi i Artë u shpallën fajtorë sot nga Gjykata Pesë-Anëtarëshe e Apelit...
Një vajzë 11-vjeçare humbi jetën në Kuvajt pasi u godit nga mbetjet e raketave iraniane të ndërprera në ajër ra...
Të paktën gjashtë persona u vranë nga bombardimet izraelite në dy qytete në jug të Bejrutit, njoftoi Ministria libaneze e S...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha të martën se Donald Trump vendosi të godiste Iranin pasi arriti në përfundimin s...
Një ngjarje tragjike ka tronditur veriun e Spanjës, ku katër persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë rezultojnë ende...
Presidenti Donald Trump dhe ekipi i tij u përpoqën të martën të rikuperonin rrëfimin se pse vendosi të sulmonte Iranin, pas...
Lufta e Iranit dhe bllokimi i ngushticës së Hormuzit në Gjirin Persik mund të ketë pasoja deri në recesion për të gjit...
Një telefonatë sekrete mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit amerikan Donald Trump më 23 shkurt rezultoi momenti vendim...
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencis&eu...
Një burrë është shpallur fajtor për vrasje dhe vrasje nga pakujdesia, pasi i dha një pushkë gjysmë-automatike, të s...