Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do ta dërgojë një ekip zyrtarësh së lartë amerikanë në Arabinë Saudite, për t’i filluar bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën, me qëllim për t’i dhënë fund luftës gati trivjeçare, thanë zyrtarët amerikanë për media të ndryshme.
Zyrtarët amerikanë thanë për gazetarë më 15 shkurt se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz, dhe negociatori për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, do të marrin pjesë në bisedime.
Keith Kellogg, i dërguari i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë, nuk pritet të marrë pjesë në bisedime, sipas mediave që cituan zyrtarë amerikanë. Megjithatë, një zyrtar ukrainas i tha Politicos se ky lajm e ka zënë në befasi Kievin dhe se deri më tani nuk ka plane për të dërguar një delegacion në Arabinë Saudite. Zyrtarët amerikanë i thanë gjithashtu gazetarëve se nuk ka plane për t’i përfshirë në bisedime përfaqësuesit nga vendet aleate.
Në anën tjetër, shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas, kërkoi takim të ministrave të Jashtëm të bllokut për të diskutuar për Ukrainën në Munih, në mëngjesin e 16 shkurtit, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Gjermani.
Ndërkohë, agjencia e lajmeve Reuters citoi katër diplomatë evropianë të cilët thanë se Franca po përpiqet ta organizojë një samit joformal të liderëve të BE-së për të diskutuar për Ukrainën, më së largu më 17 shkurt. Nuk u bënë të ditura hollësi të tjera.
Zyrtarët amerikanë nuk dhanë hollësi se kur do të zhvillohen takimet në Arabinë Saudite. Rubio mbërriti në Izrael mbrëmjen më 15 shkurtit, pasi mori pjesë në konferencën e Munihut. Në Munih po zhvillohen diskutime të rëndësishme rreth luftës – e cila ka marrë mijëra jetë dhe ka shkaktuar miliarda dollarë dëme.
Kellogg shkaktoi habi kur tha se Evropa mund të mos jetë në “tryezën”, nëse Shtetet e Bashkuara i ndërmjetësojnë bisedimet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.
Duke folur në një panel dreke në Konferencën e Sigurisë në Munih më 15 shkurt, Kellogg la të kuptohet se Uashingtoni synon të bëjë përparime të rëndësishme brenda disa javësh, duke theksuar se ai po vepron "me kohën e Trumpit".
Mes shqetësimeve në Kiev dhe Bashkimin Evropian se ata mund të anashkalohen pasi Trump foli me presidentin rus Vladimir Putin këtë javë dhe tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të fillonin menjëherë negociatat, Kellogg theksoi se Ukraina dhe Evropa nuk do të përjashtohen.
"Duhet t’i përfshish aleatët. A do të luajnë rol ata? Sigurisht që po. Ne duam të sigurohemi që është një paqe e qëndrueshme dhe afatgjatë", shtoi ai.
Megjithatë, kur u pyet nëse mund të garantonte audiencën se "ukrainasit do të jenë në tryezë dhe evropianët do të jenë në tryezë", Kellogg u përgjigj: "Oh, mirë, sapo ndryshuat gjithë dinamikën".
"Përgjigja për pyetjen e fundit... është jo", tha ai, duke iu referuar me sa duket Evropës. "Përgjigja për pjesën e parë të asaj pyetjeje është po, sigurisht që ukrainasit do të jenë aty".
Departamenti amerikan i Shtetit tha më 15 shkurt se sekretari Rubio bisedoi në telefon me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, më herët gjatë ditës.
Biseda e Rubios me Lavrovin “u bë në vazhdën e bisedimeve pas bisedës së presidentit Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin më herët këtë javë”, thuhet në një komunikatë të shkurtër.
“Sekretari ritheksoi angazhimin e presidentit Trump për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në Ukrainë. Përveç kësaj, ata diskutuan mundësinë e bashkëpunimit në një sërë çështjesh të tjera dypalëshe”, thuhet në komunikatë.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se të dy “ranë dakord të mbajnë një kanal të hapur komunikimi për të trajtuar çështje të kahershme në marrëdhëniet amerikano-ruse”. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe liderët e BE-së, kanë shprehur kundërshtimin e tyre zhvillimit të bisedimeve pa përfshirjen e negociatorëve të tyre.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, bëri thirrje kundër një “zgjidhjeje të shpejtë” dhe një “marrëveshjeje të pistë” për përfundimin e konfliktit, duke këmbëngulur se asnjë marrëveshje paqeje nuk mund të zbatohet pa përfshirjen e Evropës dhe Ukrainës.
Duke iu drejtuar konferencës së Munihut, Zelensky i bëri thirrje vendeve thirrje vendeve të Evropës për themelimin e një ushtrie të përbashkët, në rast të tërheqjes së mundshme të Shteteve të Bashkuara dhe përballë kërcënimeve të vazhdueshme nga Rusia.
“Ka ardhur koha, Forcat e Armatosura të Evropës duhet të krijohen”, tha ai.
“Nëse amerikanët vendosin të largohen, ta kufizojnë praninë e tyre, nuk është gjë e mirë, natyrisht, është e rrezikshme”, tha Zelensky.
Në margjinat e konferencës së Munihut, vendet e industrializuara të G7-ës ritheksuan “mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën”.
“Anëtarët e G7-ës diskutuan për luftën shkatërruese të Rusisë në Ukrainë”, thuhet në një komunikatë të përbashkët. G7 përfshin Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Gjermaninë, Kanadanë, Japoninë dhe Italinë.
Ndërkohë, kryeministri britanik Keir Starmer i tha Zelenskyt se Londra mbetet e përkushtuar ndaj “rrugës së pakthyeshme të Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO”. Starmer tha se pajtohet që nuk mund të ketë bisedime “për Ukrainën, pa Ukrainën”. Ai shtoi se Kievi ka nevojë për sovranitet të fortë dhe garanci sigurie, si dhe ndihmë shtesë ushtarake./ REL
ANGLI- Një nga misteret më të mëdha të vrasësve serialë të të gjitha kohërave dyshohet se është zg...
ITALI- Pas pesë netëve të Festivalit të Sanremos, fitues nga 29 pjesëmarrës është Olly me këng&eum...
GREQI- Durimi i banorëve që kanë mbetur në Santorini po “testohet” çdo ditë nga lëkundjet e një...
MALI- 48 persona kanë humbur jetën nga shembja e një miniere ari ilegale në Malin perëndimor. Mali është nj...
MYNIH- Ministrat e Jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Japonisë u takuan në Myni...
RUSI- Dizajni për gurin e varrit të Alexei Navalny pritet të zbulohet sot ndërsa organizohen ceremoni përkujtimore në&...
MILANO- Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë nga të shtënat me ar...
SHBA- Arktiku është hapësira gjeografike në Veri të planetit, i cili përfshin pjesë të oqeanit dhe territoret e disa s...
Donald Trump SHBA - Zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit amerikan Donald Trump do të fillojnë bisedimet...
Pamje nga banesa QIPRO - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qipro, ku një zjarr ka shpërthyer në një banesë bre...