BOTA

Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite

b.z Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2025, 22:32
Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me
Donald Trump

SHBA - Zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit amerikan Donald Trump do të fillojnë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite në ditët në vijim, sipas një ligjvënësi amerikan dhe një burimi që ka dijeni për planet.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz dhe i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff do të udhëtojnë në Arabinë Saudite, i tha ligjvënësi amerikan Michael McCaul agjencisë Reuters në Mynih. Një burim me njohuri për planet, konfirmoi se bisedimet do të mbahen.

Rusia filloi agresionin ndaj Ukrainës fqinje në shkurt 2022. Rusia ka nën kontroll rreth një të pestën e Ukrainës dhe ka kërkuar që çdo marrëveshje paqeje të parashikojë që Kievi të heqë dorë nga pjesë të territorit të saj dhe të ketë një status të përhershëm neutral.

Ukraina kërkon që Rusia të tërhiqet nga territori që ka marrë nën kontroll si edhe që të anëtarësohet në NATO ose të marrë garanci ekuivalente sigurie për të parandaluar një sulm të ngjashëm nga Moska në të ardhmen.

Sekretari Rubio pati një telefonatë të shtunën me homologun e tij rus, Sergei Lavrov gjatë së cilës ata diskutuan për konfliktin në Ukrainë, thanë të dyja palët. Ata ranë dakord për kontakte të rregullta për të përgatitur një takim midis presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit Trump, tha Ministria e Jashtme e Rusisë.

Ligjvënësi republikan McCaul, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, tha se siç e kishte kuptuar ai, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy ishte ftuar për të marrë pjesë në bisedimet në Arabinë Saudite.

Zoti McCaul tha se bisedimet kishin për qëllim organizimin e një takimi mes presidentëve Trump, Putin dhe Zelenskiy "për të sjellë përfundimisht paqen dhe për t'i dhënë fund këtij konflikti".

I pyetur për takimin e planifikuar midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë në Arabinë Saudite, zoti Zelensky i cili ishte në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut - u tha gazetarëve: "Ndoshta ka diçka (në) tryezë, por jo në tryezën tonë. Nuk kam parë asnjë ftesë ... (për) Ukrainën për t'u takuar me të dërguar të tjerë."

Ai tha të premten se do të vizitojë Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Turqinë, por nuk tha se kur. Megjithatë, udhëheqësi ukrainas tha se nuk kishte plane të takohej me zyrtarë amerikanë apo rusë gjatë atyre vizitave.

Presidenti Zelenskiy tha më herët të shtunën se Ukraina nuk do të pranonte kurrë asnjë marrëveshje paqeje të arritur pas shpinës së saj ose pa përfshirjen e Kievit. Ukraina ka thënë vazhdimisht se dëshiron të hartojë një strategji të përbashkët me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, përpara çdo takimi Trump-Putin.

Biseda e zotit Trump me presidentin rus të mërkurën dhe gjasat se mund të ketë lëshime ndaj Moskës për kërkesat kryesore të Ukrainës, shkaktoi shqetësim si në Kiev ashtu edhe mes aleatëve evropianë në NATO, të cilët thanë se druheshin se Shtëpia e Bardhë mund të bënte një marrëveshje pa to.

Zyrtarët evropianë thanë se çdo marrëveshje do të ishte e pamundur të zbatohej nëse ata dhe ukrainasit nuk përfshiheshin në negociata.

Zoti Trump, duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të enjten, tha se Ukraina do të kishte një vend në tryezë gjatë çdo negociate paqeje me Rusinë për përfundimin e luftës.

Negociatat për një marrëveshje kritike për mineralet e rralla vazhduan dhe zoti Zelenskiy që tha se një projekt-dokument nga Uashingtoni nuk përfshinte dispozitat e sigurisë që i nevojiten Kievit. Tre burime thanë se Shtetet e Bashkuara kishin propozuar marrjen në pronësi të 50% të mineraleve kritike të Ukrainës./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan