Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

SHBA- Kandidati i pritshëm republikan për president, Donald Trump thotë se do të apelojë vendimin e javës së kaluar që e shpalli atë fajtor lidhur me falsifikimin e të dhënave të biznesit përpara zgjedhjeve të vitit 2016. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns u hedh një vështrim gjasave për apel në çështjen e ish-presidentit.
Donald Trump thotë se iu bë padrejtësi në gjyqin e Nju Jorkut javën e kaluar nga një gjykatës, gjë që sipas tij i ka dhënë arsye të mjaftueshme për apelim.
"Pra, ne do ta apelojmë këtë gjyq të manipuluars. Ne do ta apelojmë atë për shumë arsye. Ai nuk na lejoi të sillnim dëshmitarë, të flisnim apo të bënim gjë tjetër. Gjykatësi ishte një tiran", tha zoti Trump.
Ish-Presidenti Trump u shpall fajtor për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit për të fshehur pagesat e përdorura për të ndikuar në mënyrë të paligjshme zgjedhjet e vitit 2016. Zoti Trump thotë se gjyqi ishte “manipuluar” nga mbështetësit e presidentit Joe Biden.
Zoti Biden thotë se shpallja fajtor e zotit Trump është një konfirmim se askush nuk është mbi ligjin.
"Tani atij do t'i jepet mundësia, siç duhet, të apelojë atë vendim ashtu si gjithë të tjerët. Kështu funksionon sistemi amerikan i drejtësisë. Dhe është e pamatur, e rrezikshme dhe e papërgjegjshme që dikush të thotë se gjyqi është manipuluar vetëm sepse nuk i pëlqen verdikti gjyqësor”, tha ai.
Në apel, avokatët e zotit Trump mund të fillojnë me faktin nëse statuti i përdorur për ta ndjekur penalisht atë ishte tepër i paqartë, thotë profesorja e drejtësisë në Universitetin Georgetown, Abbe Smith.
“A është vetë statuti aq i gjerë apo i paqartë sa të mund të përfshijë shumë njerëz të cilët nuk do ta dinin saktësisht se me çfarë po përballeshin, nuk do të mund ta kuptonin se çfarë parashikon dhe çfarë lejon ligji , duke patur parasysh mënyrën se si ishte formuluar statuti?", thotë ajo.
Ekspertja e drejtësisë Abbe Smith thotë se avokatët e zotit Trump mund të shikojnë më pas nëse gjykatësi i çështjes ka lejuar përfshirjen e provave që nuk duhej të paraqiteshin apo nëse ka penguar paraqitjen e provave nga mbrojtja.
“Kur ne donim të bënim diçka, ai nuk e lejonte. Por kur prokurorët donin diçka, atyre u miratohej gjithçka. Ata morën gjithçka që dëshironin”, tha zoti Trump.
Zoti Trump mund të apelojë vendimin edhe duke u bazuar në idenë se avokatët e tij nuk kanë vepruar në mënyrë efektive.
“Mendoj se këtu, ndoshta dështimi i avokatit mbrojtës për të kundërshtuar dëshminë e Stormy Daniels, që sugjeronte se marrëdhënia seksuale mes saj dhe zotit Trump nuk ishte bërë me konsensus, mund të jetë një bazë e mirë ligjore për apelim të vendimit bazuar në veprimet jo efektive të avokatit”, thotë ekspertja ligjore Abbe Smith.
Cilado qoftë strategjia e tyre, zoti Trump dhe avokatët e tij nuk kanë gjasa ta apelojnë verdiktin gjyqësor përpara dënimit të tij më 11 korrik, thotë profesori i Kolegjit juridik John Jay, David Shapiro.
“Ai ka të ngjarë të presë dënimin. Në këtë mënyrë ai dhe avokatët e tij do të kenë një perspektivë të plotë mbi pasojat me të cilat do të përballet ai, përfshirë ndikimin në burimet financiare të zotit Trump”, thotë ai.
Një vendim për apelin nuk ka gjasa të merret përpara ditës së zgjedhjeve, thotë ekspertja Abbe Smith.
"Ky nuk është një proces i shpejtë. Edhe nëse Divizioni i Apelit e konsideron këtë një rast të veçantë dhe urgjent për shkak të zgjedhjeve presidenciale, unë nuk mendoj se për këtë do të mund të merrej një vendim para nëntorit", thotë ajo.
Nëse dënimi i tij nuk përmbyset përpara ditës së zgjedhjeve, Trump do të jetë kandidati i parë presidencial i një partie të madhe në Shtetet e Bashkuara i shpallur fajtor për një vepër penale./VOA
RUSI- Presidenti i entitetit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, është në një vizitë zyrtare në Rusi për t&e...
GAZA- Banorët e Gazës në mungesë të gazit riciklojnë kutitë e boshatisura të armatimeve të ushtrisë izraelit...
RUSI- Sulmet e dyshuara ukrainase me dronë kanë shkaktuar zjarr në dy rafineri ruse të naftës në dy rajone në kufi me Ukrai...
foto ilustruese KOSOVA- Partia katalunase “Junts” ka paraqitur një propozim jo legjislativ në Kongresin e Deputetëve, përme...
pamje nga ngjarja INDONEZI- Një majmun i rrëmbeu telefonin një turisteje dhe filloi të filmonte një video selfie të xhir...
Joe Biden FRANCË- Presidenti amerikan Joe Biden u përball me një moment të sikletshëm gjatë ceremonisë së p&e...
BRUKSEL- Ish-kryeministri italian Mario Draghi ka kaluar Presidenten në detyrë të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një son...
HOLANDË- Faqet e internetit të të paktën tre partive politike në Holandë u vunë në shënjestër të enjten...
KOSOVË- Ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar së bashku me Zyr&...
UKRAINA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi të enjten se aleanca ushtarake nuk ka plane të dërgojë trup...