"Je treguar i butë me protestuesit"/ Vuçiç mëson Ramën si të shtypë revoltën studentore
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar protestat që prej ditësh po zhvillohen në Shqipëri, duke vlerësuar kryemi...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar protestat që prej ditësh po zhvillohen në Shqipëri, duke vlerësuar kryemi...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi dje, të dielën, për gazetarët që e shoqëronin në Air Force One se i kishte sugjeruar homologes së tij meksikane Claudia Sheinbaum që elementë të forcave të armatosura amerikane të dislokoheshin në Meksikë për të ndihmuar në luftën kundër karteleve të drogës.
Gjatë fundjavës, Kryetarja e Parlamentit Sheinbaum njoftoi se e hodhi poshtë idenë. Trump u tha gazetarëve në aeroplanin që po kthehej nga Florida për në Uashington se e bëri ofertën sepse kartelet e drogës janë "djem të tmerrshëm" që kanë shkaktuar mijëra vdekje.
"Nëse Meksika do të donte ndihmën tonë për t'u përballur me kartelet, do të ishte nder për ne ta bënim këtë", shtoi ai.
I pyetur nëse ishte i zhgënjyer që Sheinbaum e hodhi poshtë idenë, z. Trump u përgjigj: Mendoj se ajo është një grua e mrekullueshme", por ajo ka aq shumë frikë nga kartelet sa nuk mund të mendojë qartë.
Presidentja Sheinbaum, e zgjedhur me një parti të së majtës nacionaliste, tha të shtunën se e hodhi poshtë ofertën e bërë së fundmi nga zoti Trump sepse sovraniteti kombëtar (i Meksikës) nuk është në shitje. Ai po i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me një raport të Wall Street Journal më 2 maj, në të cilin presidenti amerikan bënte presion që forcat e armatosura amerikane të përfshiheshin në operacionet kundër karteleve.
Presidentja meksikane tha se ishte e vërtetë që një propozim i tillë u bë, duke shtuar, megjithatë, jo siç e paraqesin ata. Ajo shpjegoi se gjatë bisedës së tyre, homologu i saj e pyeti se si mund të ndihmonte dhe në këtë kontekst sugjeroi dërgimin e elementëve të forcave të armatosura amerikane..
Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së tha pardje se Trump pret që Meksika të bëjë më shumë për të luftuar aktivitetet e karteleve dhe se ushtria amerikane është gati të ndihmojë. Republikani ka deklaruar publikisht dhe në mënyrë të përsëritur se mund të urdhërojë në mënyrë të njëanshme ushtrinë amerikane të ndërhyjë në Meksikë nëse autoritetet e vendit nuk janë në gjendje të godasin kartelet. Megjithatë, udhëheqësit e të dy shteteve kanë folur mjaft shpesh kohët e fundit, për çështjet e sigurisë, tregtisë dhe imigracionit.
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në tentativën e 11-të për konstituimin e legjislaturës së...
RUMANI- Ultranacionalisti George Simion siguroi një fitore solide në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, por ai nuk ...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump e trajtoi edhe një herë çështjen e aneksimit të Groenlandës nga SHBA-të n&eu...
JEMEN- Që nga 15 marsi, Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar fushatën e tyre ajrore kundër rebelëve jemenas, Huthi, që mbë...
JEMEN- Lëvizja rebele Houthi në Jemen raportoi sot se janë plagosur 14 persona nga sulmet ajrore të atribuuara forcave...
KINË- Nëntë persona kanë vdekur dhe 70 të tjerë janë plagosur pasi dy anije që transportonin turistë u fundos&eum...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje, të dielën se po fillon menjëherë procesin e vendosjes së t...
MEKSIKË- Një kryetar bashkie në Meksikë i dyshuar për shpërdorim detyre është arrestuar nga autoritetet meksikane...
foto ilustruese SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje, të dielën, se ka urdhëruar administratën e tij dh...
SHBA- Mike Waltz ishte zyrtari I sakrifikuar I Donald Trump për skandalin e mesazheve në Signal, ku u ndanë mesazhe që përmbanin info...