
Donald Trump është rikthyer me një postim të ashpër në lidhje me NATO-n, duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara mbajnë një barrë financiare joproporcionale për mbrojtjen e Aleancës, pa siç pretendoi ai - nxjerrë ndonjë përfitim të konsiderueshëm.
Në postimin e tij, presidenti amerikan citoi të dhëna mbi shpenzimet e mbrojtjes të shteteve anëtare në periudhën 2014-2025, duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara shpenzuan 999 miliardë dollarë, një shumë që, sipas tij, e tejkalon shumë atë të çdo vendi tjetër të NATO-s.
Ai tha se Mbretëria e Bashkuar shpenzoi 90.5 miliardë dollarë, Franca 66.5 miliardë dollarë, Italia 48.8 miliardë dollarë dhe Polonia 44.3 miliardë dollarë, ndërsa tha se vendet e tjera, përfshirë Gjermaninë, po shpenzonin edhe më pak.
“Shtetet e Bashkuara shpenzojnë më shumë para se çdo vend tjetër i NATO-s, me një diferencë të madhe, për t’i mbrojtur ato, pa përfituar asnjë përfitim prej saj. Qesharake!”, shkroi presidenti i SHBA-së./Piranjat News