“Çfarë do të bëni, mundje, grushte…”/ Policët i ndalojnë t’u bashkohen protestës së studentëve te Kuvendi, pedagogët heqin barrierat
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten se i dërguari i tij i posaçëm amerikan Steve Witkoff po zhvillon bisedime serioze me Rusinë lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë.
"Shpresojmë se ata do të bëjnë gjënë e duhur", u tha Presidenti Trump gazetarëve gjatë një takimi në Zyrën Ovale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.
Ai tha se "sinjalet që po vinin nga Moska ishin të mira" duke iu referuar propozimit amerikan për armëpushim 30 ditor të luftës, por ai ofroi optimizëm të kujdessshëm në lidhje me deklaratën e Presidentit rus Vladimir Putin se ai pajtohet në parim me marrëveshjen, por se i duhen bërë ndryshime në përmbajtje.
Zoti Trump tha se "mbetet të shohim nëse Rusia do të shkojë atje (armëpushimi). Nëse nuk është gati, do të jetë një moment shumë zhgënjyes për botën".
Duke folur me gazetarët gjatë takimit në Zyrën Ovale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Presidenti Trump përsëriti se ai ishte i gatshëm të bisedonte me udhëheqësin rus Vladimir Putinin dhe nënvizoi se ishte koha për t'i dhënë fund luftës.
Presidenti Trump tha se nuk mendon se Rusia do të sulmojë aleatët e Shteteve të Bashkuara
"Kjo nuk do të ndodhë. Ne do të sigurohemi që kjo të mos ndodhë", tha ai.
Zoti Witkoff do të takohet me zotin Putin të enjten në mbrëmje, njoftuan mediat amerikane, duke cituar gazetën shtetërore ruse të lajmeve ‘Izvestia’.
Takimi i së enjtes në Shtëpinë e Bardhë vjen ndërsa Presidenti Trump ka ripërsëritur thirrjet që vendet e aleancës të paguajnë më shumë për mbrotjen e tyre.
Nga tridhjetë e dy vende anëtare të NATO-s, njëzet e tre përmbushin objektivin prej 2 për qind si shpezime për mbrotjen, nga vetëm gjashtë vende që ishin në vitin 2021.
Sekretari i Përgjithshëm i NATOS-s foli gjithashtu mbi nevojën që vendet e aleancës të paguajnë më shumë për mbrotjen e tyre, por ai theksoi se paraleshit duhet rritur edhe ritmi i prodhimin në industrinë e mbrojtjes, pasi vendet e NATO-s, siç tha ai, janë pas Rusisë dhe Kinës në këtë aspekt.
Tarifat për partnerët tregtarë
Presidenti Donald Trump tha të enjten se nuk do të ndryshojë mendje në raport me vendosjen e tarifave reciproke gjithëpërfshirëse, për të gjithë partnerët tregtarë, më 2 prill.
"Ne jemi grabitur prej vitesh dhe nuk do ta lejojmë më këtë gjë", tha Presidenti Trump gjatë një takimi në Zyrën Ovale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.
Zoti Trump e ka mbrojtur politikën e tij për vendosjen e tarifave dhe ka thënë se shumë shpejt bizneset vendase do të shohin përfitimet prej saj.
"Bashkimi Evropian është shumë, shumë i keq", tha ai. “Ata po padisin Google-in, Facebook-un, e po marrin miliarda dollarë nga kompanitë amerikane”.
Trump tha se Facebook-u do të investonte 60 miliardë dollarë deri në fund të vitit./VOA
FRANCË- Policia po heton vrasjen fatale të një ish-bosi mafioz 71-vjeçar në një autostradë pranë Grenoble në Fr...
AUSTRALI- Një turiste amerikane, e cila thuhet se është filmuar duke marrë dhe duke ikur me një foshnjë të egër, mund ...
GJERMANIA- Shërbimi i inteligjencës së jashtme të Gjermanisë besonte se kishte një shans 80-90% që coronavirusi të...
Foto ilustruese KANADA - Ministrat e Jashtëm të demokracive kryesore perëndimore u përpoqën të shfaqnin një front të...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin dhe Alexander Lukashenko kanë dalë së bashku në një deklaratë, ku të dy vendet, Ru...
Friedrich Merz, CDU, dhe Lars Klingbeil, SPD GJERMANI - Kancelari i ardhshëm i mundshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, paraqiti të ...
SHBA- Në negociatat e deritanishme, ekipi i Donald Trump ka marrë atë që mund të quhet me dashamirësi një qasje e qënd...
INDONEZI- Më shumë se 50 të burgosur në një burg indonezian organizuan një arratisje ndërsa oficerët u përpoq&eum...
BRUKSEL- Policia belge që nga mëngjesi po kryen bastisje në disa lokacione në Bruksel dhe pjesë të tjera të këtij shte...
RUSIA- Rusia tha të enjten se trupat e saj kanë dëbuar ushtrinë ukrainase nga qyteti më i madh i Kurskut, rajon i Rusisë në...