Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

SHBA- Pas tërheqjes së Presidentit Joe Biden nga gara zgjedhore, kandidati republikan për president, Donald Trump po e përqendron vëmendjen tek kundërshtarja e tij e pritshme, Nënpresidentja Kamala Harris. Korrespondentja e Zërit të Amerikës për emigracionin, Aline Barros thotë se Partia Republikane e zotit Trump po sulmon punën e zonjës Harris rreth çështjes së emigracionit, duke e quajtur atë “e ngarkuara për çështjet e kufirit.”
Kandidati republikan për president, Donald Trump po e përqendron vëmendjen tani tek Nënpresidentja Kamala Harris, kundërshtaren e tij të pritshme në garën presidenciale, duke kritikuar qëndrimet e saj rreth emigracionit.
“Ajo dëshiron që të gjithë të amnistohen. Joe Biden-i e bëri atë të ngarkuarën për çështjen e kufirit dhe që atëherë situata u përkeqësua shumë. Ishte ky momenti kur nisi pushtimi kolosal i vendit tonë nga emigrantët e jashtëligjshëm. Ajo u tha atyre, ‘ejani’, ju kujtohet?” thotë ai.
Emigracioni i jashtëligjshëm është ndër çështjet kryesore për votuesit republikanë dhe zoti Trump po përpiqet ta lidhë zonjën Harris me politikën e Presidentit Biden për emigracionin duke e quajtur “të ngarkuarën për çështjen e kufirit.”
Por analistja e emigracionit dhe politikës së kufirit pranë Qendrës Bashkë-partiake për Politika, Theresa Cardinal Brown thotë se ky pohim nuk qëndron.
“Ajo kurrë nuk është emëruar si e ngarkuara për çështjet e kufirit. Në fakt, kufiri nuk ishte aspak çështje me përparësi për të,” thotë ajo.
Në fillim të mandatit të administratës së zotit Biden, zonja Harris u ngarkua me detyrën për të reduktuar emigracionin në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara në bashkëpunim me shtete e Amerikës Qendrore – Guatemalën, Hondurasin dhe El Salvadorin.
“Ajo ishte përgjegjëse për të zhvilluar strategjinë dhe për të siguruar zotimet për ndihma dhe investime në tre shtetet e Trekëndëshit Verior për të ndihmuar në reduktimin e të ashtuquajturve faktorë nxitës të emigracionit.”
Pasi Presidenti Biden kërkoi nga zonja Harris që të udhëheqë hartimin e strategjisë për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe të shkurajojë emigrantët për të mos braktisur vendet e tyre, mesazhi i zonjës Harris për emigracionin u bë më i ashpër,” thotë analistja Brown.
“Dua t’ua bëj të qartë njerëzve të këtij rajoni që po mendojnë të marrin rrugën e rrezikshme drejt kufirit të Shteteve të Bashkuara me Meksikën. Mos ejani. Mos ejani”, deklaroi në atë kohë zonja Harris.
Zoti Trump thotë se qëndrimet e zonjës Harris janë provë se ajo është “tejet liberale” sa i përket emigracionit.
“Kamala votoi në favor të qyteteve që strehojnë emigrantët, ku është përhapur dhuna e përgjakshme. ajo mbështeti dekriminalizimin e kalimit të kufirit dhe përkrahu një amnisti të gjerë për të gjithë emigrantët e jashtëligjshëm,” thotë zoti Trump.
Ligjvënësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve miratuan një rezolutë që kritikon administratën e zotit Biden dhe, siç thonë ata, “të ngarkuarën për çështjet e kufirit Kamala Harris” që dështoi për të siguruar kufirin.
Ligjvënësi demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries thotë se republikanët po gënjejnë rreth zonjës Harris ngaqë nuk kanë plan se si t’u përgjigjen sfidave të kufirit.
“Nënpresidentja nuk ishte e ngarkuara për çështje të kufirit. Ata po trillojnë ngaqë nuk kanë një plan, vizion apo qëndrime të tyre që t’ua tregojnë amerikanëve,” thotë ai.
Avokati i emigracionit, Hector Quiroga thotë se reforma e sistemit të emigracionit është e nevojshme, pavarësisht se kush zgjidhet president.
“Kemi rreth tre milionë raste të bllokuara nëpër gjykata. Nuk ka mjaft gjykatës për çështje të emigracionit. Ka kohë që po e themi këtë gjë”, thotë zoti Quiroga.
Administrata e Presidentit Biden thotë se po shënon përparim në kufi, ndërkohë që po raporton se arrestimet për kalime të jashtëligjshme nga Meksika gjatë muajit qershor ishin në nivelin më të ulët krahasuar me muajt e tjerë gjatë tërë mandatit të tij presidencial./VOA
IZRAEL- Izraeli thotë se ka nisur një sulm në Bejrut, Liban, duke synuar një komandant të Hezbollahut, të cilin e fajësoi p...
RUSI- Presidenti Vladimir Putin thotë se Rusia mund ta modifikojë doktrinën e saj bërthamore lidhur me përdorimin e arsenalit atomik,...
TURQI- Turqia dhe Armenia i rifilluan të martën bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve, pas një ndërprerjeje dyvje&cced...
IZRAEL- Ushtria izraelite njoftoi sot se ndërmori sulme ajrore dhe goditi me artilerie objektiva të Hezbollahut në shtatë zona në jug...
SHBA- Alphabet, kompania mëmë e Google ka thyer heshtjen dhe ka mohuar teoritë e paraqitura nga Elon Musk dhe përdorues të tjerë...
Microsoft SHBA- Microsoft 365 ka njoftuar se po heton problemet e performancës së dobët me shërbimet dhe veçoritë e t...
SHBA- Sipas një sondazhi të ri, Kamala Harris tani është më e popullarizuar sesa Joe Biden ose Donald Trump. Një sondazh i Morni...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian është i shqetësuar për rikthimin e mundshëm të ish-presidentit Donald Trump në pushtet në S...
foto ilustruese VENEZUELA- Autoritetet maqedonase janë duke i shqyrtuar informatat e Zyrës së Prokurorit të Venezuelës se një...
Donald dhe Melania SHBA- Bashkëshortja e Donald Trump, Melania ishte duke parë drejtpërdrejt mitingun e ish-presidentit kur një pe...