Horoskopi për ditën e sotme, 22 Korrik 2026
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
SHBA- Kur Donald Trump të betohet si presidenti i 47-të i vendit, në Shtëpinë e Bardhë do të ndodhin një seri gjërash në prapaskenë. Për rreth gjashtë orë, sendet personale të Presidentit në largim Joe Biden dhe familjes së tij do të hiqen nga rezidenca ekzekutive. Ndërkohë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Dora Mekouar, rezidenca private do të shndërrohet në shtëpinë e presidentit të sapobetuar.
Në momentin që Joe Biden largohet nga Zyra Ovale për herë të fundit -zakonisht në mëngjesin e ditës së inaugurimit- punonjësit e Shtëpisë së Bardhë hidhen në veprim. Zyra e mirënjohur duhet të riorganizohet, sipas shijeve të presidentit të ardhshëm.
"Si u pëlqen që të jetë e pajisur Zyra Ovale? Çfarë tapeti? Çfarë perdesh, çfarë tavoline, etj, sepse kjo është zona e parë që përgatitet", thotë Angella Reid, ish-punonjëse në Shtëpinë e Bardhë.
Fotot tregojnë se Presidenti Biden ndryshoi tapetin dhe disa karrige në vitin 2017, pasi mori drejtimin nga Donald Trump-i – që është pararendësi dhe pasardhësi i tij. Por duket se kolltukët dhe perdet kanë mbetur të njëjtat. Familja e presidentit jeton në katin e dytë dhe të tretë të Shtëpisë së Bardhë.
Përpara ditës së zhvendosjes, presidenti i ardhshëm dhe zonja e parë përzgjedhin mobiljet dhe veprat e artit që dëshirojnë nga koleksioni i Shtëpisë së Bardhë. Në kohën kur presidenti i ri mbërrin në shtëpi në Ditën e Inaugurimit, i gjen të vendosura mobiljet, së bashku me fotot personale.
"Kur hyjnë presidenti i ri dhe zonja e parë, ata gjejnë shampon e tyre të preferuar në dush. Kanë furçën e dhëmbëve, pastën e dhëmbëve, rrobat e tyre të varura në dollap", thotë Kate Andersen Brower, autore e librit “Rezidenca” (“The Residence”).
Gjithçka ndodh në më pak se gjashtë orë dhe për këtë angazhohen rreth njëqind punonjës të Shtëpisë së Bardhë.
"Nuk realizohet nga profesionistë të ndonjë firme private. Është personeli i rezidencës që e bën këtë. Pra ndihmojnë të gjithë dhe këta nuk janë njerëz që janë të trajnuar për zhvendosjen. Nuk punësohen profesionistë për shkak të shqetësimeve të sigurisë", thotë zonja Brower.
Shumë nga personeli i rezidencës së Shtëpisë së Bardhë punuan për Donald Trump-in gjatë mandatit të tij të parë nga janari 2017 deri në janar 2021.
"Pra, punonjësve vërtet u pëlqente Donald Trump-i, sepse ai është mësuar të ketë njerëz përreth që i shërbejnë // dhe, ai madje u jepte bakshish në para të thata, me kartëmonedha 20-ëshe dhe 50-ëshe dhe ata e vlerësojnë këtë. Ata nuk janë persona politikë. U intereson vetëm se si i trajton presidenti”, thotë zonja Brower.
Presidenti Barack Obama e punësoi zonjën Angella Reid si drejtuese për shërbimet në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2011. Ajo mbikëqyri ditën e zhvendosjes në janar 2017, kur u largua familja Obama dhe hyri familja Trump.
"Përdornim termin 'kaos i organizuar', por në të vërtetë është një operacion shumë i koordinuar. Bëhen prova disa herë për atë ditë; të gjithë mezi presin të vijë momenti", tregon zonja Reid. Kishte disa probleme, si për shembull mund të përdorej vetëm një ashensor.
"Ashensori nuk përdorej në maksimum. E korrigjova këtë dhe fituam një orë kohë. Kishte raste për shembull kur dysheku i caktuar për ndonjë dhomë nuk ishte në madhësinë e duhur", thotë zonja Reid. Por sfida kryesore është gjithmonë kufizimi kohor. Dhe ka vetëm rreth gjashtë orë për të bërë gjithçka gati, për ta mirëpritur familjen e re presidenciale në shtëpinë e tyre të re./VOA
Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump po përgatitet të nxjerrë një urdhër ekzekutiv për të shtyrë...
Trump SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij në...
Foto ilustruese KOSOVË- NATO dhe Bashkimi Evropian po dërgojnë burime në Kosovë për zgjedhjet e rregullta parlamentare të...
kandidatet KOSOVË- Kërkesë e vazhdueshme nga aleatët ndërkombëtarë, por, mesa duket, jo mjaftueshëm popullore p&eum...
pamje nga gaza GAZA- Mijëra palestinezë kanë mbushur rrugët e Gazës pasi sot në mëngjes ka hyrë në f...
betimi i trump ne 2017 SHBA- Inagurimi i një presidenti në SHBA tradicionalisht organizohet më 20 janar dhe sivjet këtë të h&...
peter sorensen BRUKSEL- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, ka vendos...
donald trump SHBA- Emigrantët, të drejtat transgjinore, mjedisi, tregtia ndërkombëtare, Ukraina dhe për shumë çës...
ben gvir IZRAEL- Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe ministrat e partisë së tij të ekstremit të djatht...
foto ilustruese GAZA- Armëpushimi në Gaza tani është në fuqi, tha në një deklaratë Zyra e Kryeministrit izrae...