Banorët e Treganit denoncojnë gjendjen e rrugës: Nuk mund të shkojmë në shtëpi!
Banorët e fshatit Shilbatër në Elbasan ngrenë shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës, e cila, sipas tyre, jo ...
Banorët e fshatit Shilbatër në Elbasan ngrenë shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës, e cila, sipas tyre, jo ...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Piranjat news ku ngre shqetësimin për djegien e mbetjeve në disa zona të...
Protestuesit e ditës së 135-të të qëndresës qytetare kanë ndryshuar drejtim pas përfundimit të fjalimeve, duke mars...
Armëpushimi energjetik i shpallur nga Donald Trump të dielën u vu në provë dhe dështoi në terren përpara përfundimi...
Sadleva Bodo pritet të marrë detyrën e Adriatik Kupit në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB). Kupi...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për kontratën e re prej 18.6 milionë eurosh, pa TVSH, ...
Në Shqipëri përdoren pesticide të ndaluara, edhe atëherë kur Bashkimi Evropian (BE) kërkon ndalimin e disa lëndëv...
Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Shqipëri vjen në një moment delikat për biznesmenin, emri i të cilit ës...
Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit është regjistruar në orët e para të mëngjesit n&eum...
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Fierit ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Sokol Hoxhës, i cil...

Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ushtria ruse ka goditur objektiva energjetikë në Ukrainë edhe pas shpalljes së armëpushimit. "Rusët sulmuan një termocentral në Kiev me një dron tip Shahed", shkroi Zelensky në rrjetet sociale.
Ky sulm ngre pikëpyetje serioze mbi vlefshmërinë dhe zbatimin e armëpushimit energjetik të shpallur nga Trump. Deri tani, as Moska dhe as Kievi nuk kanë konfirmuar ekzistencën e një marrëveshjeje formale për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike.
Të vrarë nga sulmet në Kharkiv dhe në Ukrainën Perëndimore
Më vonë pati edhe sulme të tjera ndaj objekteve energjetike në rajonin e Kharkivit, në verilindje të Ukrainës. "Dhe e gjithë kjo ndodhi pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara bëri deklaratën e tij për një armëpushim energjetik," shtoi Zelensky.
Po ashtu, gjatë një sulmi rus pranë një dyqani ushqimor në Kharkiv, tre persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën, njoftoi guvernatori rajonal Oleh Synjehubow në Telegram. Në Ukrainën Perëndimore, kryetari i bashkisë së Ivano-Frankivskut raportoi se dy persona humbën jetën si pasojë e një sulmi rus.
Sulmet e reja vijnë në një moment kur po diskutohet për një armëpushim të mundshëm që do të ndalonte goditjet ndaj infrastrukturës energjetike, duke ngritur pikëpyetje mbi zbatimin e tij në terren.
Edhe katër aeroportet e kryeqytetit rus, Moskës i pezulluan përkohësisht trafikun ajror në mbrëmje për shkak të dronëve ukrainas që po afroheshin. Edhe në qytete të tjera të Rusisë, trafiku ajror u ndërpre ose u kufizua përkohësisht nga kërcënimi i dronëve.
Zelensky: Nuk dinim për armëpushimin
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nuk kishte dijeni paraprakisht për "armëpushimin energjetik” të shpallur nga Trump. Megjithatë, ai deklaroi se është i gatshëm ta pranojë një marrëveshje të tillë, nëse edhe Rusia bie dakord. Këtë Zelensky e tha në një intervistë për portalin amerikan të lajmeve Axios.
Në rrjetin X, Zelensky njoftoi se kishte biseduar me kryeministrin kanadez Mark Carney, presidentin finlandez Alexander Stubb dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte lidhur me nismën e Trumpit. "Ukraina e mbështet armëpushimin, por është e rëndësishme që edhe Rusia ta bëjë këtë," shkroi ai. "Tani po presim detajet nga pala amerikane."
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se e mirëpret thirrjen për një "armëpushim të vërtetë energjetik”. Komisioni Evropian njoftoi se presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen e mbështet kërkesën e Zelenskyt për një armëpushim me Rusinë.
Përveç kësaj, BE-ja do të diskutojë nevojat financiare të Ukrainës për vitin e ardhshëm dhe do të ofrojë fonde shtesë për dronë dhe raketa me qëllim forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit. Trumpi duket se e shpalli "armëpushimin energjetik” pa koordinim paraprak
Presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar më herët, për herë të disatë, se Ukraina dhe Rusia synojnë të heqin dorë nga sulmet ndaj sektorit energjetik të njëra-tjetrës. Ai shkroi në platformën e tij Truth Social se "armëpushimi energjetik” hyn në fuqi menjëherë. "Të dyja palët kanë rënë dakord. Ju lutem, respektojeni!", shkroi ai.
Trumpi kishte dalë me një deklaratë të ngjashme edhe në mesin e shtatorit. Megjithatë, pas asaj deklarate, të dyja palët vazhduan sulmet e tyre./DW
Vendimi i Donald Trump për të rilejuar importet e naftës ruse në Shtetet e Bashkuara po përshkallëzohet në një ngë...
Presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, po shqyrtojnë mundësinë e shkarkimit të Kimberly Guilfoyle nga post...
Duket se fati dhe ndërhyrja e Rojës Bregdetare greke kanë shpëtuar një turiste 44-vjeçare nga El Salvadori, pas gati 12 or&eum...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po vijon sulmet, pavarësisht njoftimit për një armëpushim energjetik të...
Presidenti ukrainasm Volodymyr Zelensky ka deklaruar se është i gatshëm të organizojë zgjedhje në Ukrainë nëse preside...
Raphael Glucksmann fitoi zgjedhjet paraprake presidenciale të qendrës së majtë në Francë të dielën, duke e pozicionuar...
Një ngjarje tragjike në një spital në Mbretërinë e Bashkuar ka rikthyer vëmendjen te siguria e pacienteve në maternite...
Paniku shpërtheu në qytetin e Koresë së Jugut, Daegu, të shtunën në mëngjes kur çatia e një supermarketi u...
Policia Kombëtare e Spanjës ka larguar nga plazh Guano në Ceuta rreth 400 emigrantë të cilët ishin ende nëpër kampe. K...
Një raketë e milicëve Huthi godet zemrën e terminalit të pasagjerëve në aeroportin “King Khalid”.&nbs...