Banorët e Treganit denoncojnë gjendjen e rrugës: Nuk mund të shkojmë në shtëpi!
Banorët e fshatit Shilbatër në Elbasan ngrenë shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës, e cila, sipas tyre, jo ...
Banorët e fshatit Shilbatër në Elbasan ngrenë shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës, e cila, sipas tyre, jo ...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Piranjat news ku ngre shqetësimin për djegien e mbetjeve në disa zona të...
Protestuesit e ditës së 135-të të qëndresës qytetare kanë ndryshuar drejtim pas përfundimit të fjalimeve, duke mars...
Armëpushimi energjetik i shpallur nga Donald Trump të dielën u vu në provë dhe dështoi në terren përpara përfundimi...
Sadleva Bodo pritet të marrë detyrën e Adriatik Kupit në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB). Kupi...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për kontratën e re prej 18.6 milionë eurosh, pa TVSH, ...
Në Shqipëri përdoren pesticide të ndaluara, edhe atëherë kur Bashkimi Evropian (BE) kërkon ndalimin e disa lëndëv...
Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Shqipëri vjen në një moment delikat për biznesmenin, emri i të cilit ës...
Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit është regjistruar në orët e para të mëngjesit n&eum...
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Fierit ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Sokol Hoxhës, i cil...

Në Shqipëri përdoren pesticide të ndaluara, edhe atëherë kur Bashkimi Evropian (BE) kërkon ndalimin e disa lëndëve vepruese që shkaktojnë probleme serioze për shëndetin e njeriut. Gjatë viteve 2022–2024, periudhë kur Ministria e Bujqësisë drejtohej nga Anila Denaj, sipas raportit përfundimtar të auditimit të KLSH-së, 10 pesticide të ndaluara u lejuan të shiteshin në farmacitë bujqësore.
Ministria e Bujqësisë nuk u kujdes që këto produkte për mbrojtjen e bimëve (PMB) të tërhiqeshin nga tregu përpara se të spërkateshin frutat dhe perimet.
Përkundrazi, ministria u dha shtatë bizneseve importuese të pesticideve mundësinë që këto produkte të shiteshin përtej afateve të përcaktuara nga Komisioni Evropian (KE). Afatet për nxjerrjen jashtë qarkullimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve janë zgjatur përtej afateve të përcaktuara nga BE-ja. Sipas listave të PMB-ve të publikuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), në muajin maj rezulton pesticidi Spinetoram, me afat vlefshmërie deri më 30.06.2025, pra përtej afatit të përcaktuar në listën e PMB-ve të BE-së, i cili ishte 30.04.2024.
Në muajin korrik rezulton preparati bujqësor Dimethomorph, me afat vlefshmërie deri më 30.04.2025, ndërkohë që afati i përcaktuar në listën e PMB-ve të BE-së ishte 30.04.2024.
Ndërsa në dhjetor 2024 rezulton PMB-ja Metaflumizone, me afat vlefshmërie deri më 31.12.2025, ndonëse afati i përcaktuar në listën e PMB-ve të BE-së ishte 31.12.2024. Kjo PMB rezulton edhe në Listën nr. 1 të PMB-ve, të publikuar nga MBZHR-ja në muajin shkurt 2025.Sipas të dhënave të publikuara nga MBZHR-ja, në muajin dhjetor 2023 rezulton PMB-ja Clofentezine, me afat vlefshmërie deri më 11.05.2024, ndërkohë që afati i përcaktuar në listën e PMB-ve të BE-së ishte deri më 11.11.2023.
Gjithashtu, KLSH-ja ka konstatuar se Ministria e Bujqësisë nuk ka një plan për menaxhimin dhe kontrollin e pesticideve të ndaluara. Kjo krijon hapësira për përdorimin e pakontrolluar të këtyre lëndëve të rrezikshme, të cilat tregtohen në interes të kompanive importuese. Në listat nr. 2 të PMB-ve, që përfshijnë produktet e përjashtuara në BE, nuk është specifikuar se si do të realizohet ky proces, kush do të jetë përgjegjës dhe si do të monitorohet zbatimi i tij. Si rrjedhojë, respektimi i afateve të përcaktuara për çdo PMB të përjashtuar nga përdorimi në BE mbetet jashtë një kontrolli të qartë.
Pas këtyre gjetjeve, Ministria e Bujqësisë largon përgjegjësinë nga vetja.
Ministria argumenton se MBZHR-ja nuk është struktura përgjegjëse për menaxhimin e PMB-ve dhe se kjo detyrë u takon Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe autoriteteve të tjera. Duke lejuar tregtimin e pesticideve të ndaluara përtej afateve të përcaktuara nga BE-ja, Ministria e Bujqësisë favorizon interesat ekonomike të bizneseve importuese, duke u shmangur atyre humbjet që mund të vinin nga tërheqja në kohë e produkteve nga tregu.
Ky qëndrim penalizon fermerët shqiptarë. Frutat dhe perimet e trajtuara me pesticide që lejohen të tregtohen në Shqipëri, por janë të ndaluara në BE, rrezikojnë të refuzohen dhe të asgjësohen në pikat doganore, duke u shkaktuar fermerëve dëm ekonomik.
Lorenc Bami, i cili u arrestua një ditë më parë për ndërhyrje me fadromë në shtratin e lumit Vjosa, ka qenë më...
Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Shqipëri vjen në një moment delikat për biznesmenin, emri i të cilit ës...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku me kolegun e saj Kliti Hoti, ka ngritur shqetësimin për krizën e prodhimit ...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencë për mediat komentoi rënien e euros. Berisha u shpreh se leku është...
Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka reaguar, pas vendimit të Sekretariatit të Etikës, për përjashtimin me 60 dit&eum...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka ngritur shqetësimin për zvarritjen e restaurimit të K...
Deputetët e PD-së, Saimir Korreshi dhe Blendi Himçi, kundërshtojnë kërkesën e Partisë Socialiste për masa disip...
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ragura pas deklaratave provokative të Ivica Daçiçit. ‘Ivica Daçi&c...
Shqipërisë po i imponohet një tjetër ndryshim i hartës territoriale, me reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46, por m...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave Ivica Daçiç, i cili është shprehur se flamuri serb do t&...