
Presidenti amerikan Donald Trump u ka kërkuar liderëve të disa vendeve arabe dhe myslimane që të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin pas arritjes së një marrëveshjeje për përfundimin e luftës me Iranin.
Sipas raportimit të Axios, Trump zhvilloi gjatë fundjavës një videokonferencë me liderët e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Pakistanit, Turqisë, Egjiptit, Jordanisë dhe Bahreinit.
Gjatë bisedës, ai kërkoi që vendet që ende nuk janë pjesë e Marrëveshjeve të Abrahamit të nënshkruajnë marrëveshje paqeje me Izraelin.
Burime amerikane thanë se disa liderë, veçanërisht ata të Arabisë Saudite, Katarit dhe Pakistanit, u surprizuan nga kërkesa e Trump. Sipas tyre, në linjë pati heshtje për disa sekonda, ndërsa presidenti amerikan bëri shaka duke pyetur nëse ishin ende të lidhur në telefonatë.
Trump më pas njoftoi se i dërguari i tij, Jared Kushner, dhe diplomati Steve Witkoff do të vazhdojnë kontaktet me vendet e rajonit në javët e ardhshme.
Ai deklaroi gjithashtu se shpreson që në të ardhmen edhe Irani të mund të bëhet pjesë e Marrëveshjeve të Abrahamit, gjë që do të kërkonte njohjen e Izraelit nga Teherani.
Trump synon një marrëveshje historike mes Arabisë Saudite dhe Izraelit, por zhvillimet politike në rajon dhe zgjedhjet e ardhshme në Izrael e bëjnë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë.
Princi saudit Mohammed bin Salman, i cili më herët ishte shprehur i hapur për normalizim me Izraelin, kohët e fundit ka mbajtur një qëndrim më të rezervuar.
Zyrtarët sauditë vazhdojnë të kërkojnë që Izraeli të angazhohet për krijimin e një shteti palestinez si kusht për normalizimin e marrëdhënieve, kërkesë që qeveria izraelite e kundërshton.
Artikuj te sugjeruar
Piranjat News
BOTA
25 Maj14:23
Fotot e para nga "shpella e peshkaqenëve"! Ja ku u mbytën 5 zhytësit italianë
Imazhet e para nga shpella nënujore ku humbën jetën pesë zhytës italianë u publikuan, ndërsa katër nga trupat u t...
BOTA
25 Maj14:20
Reuters: Netanyahu u ka thënë bashkëpunëtorëve se ka “mundësi të kufizuara” për të ndikuar te Trump për Iranin
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pranuar para bashkëpunëtorëve të tij të afërt se ka “mundësi të kufi...
BOTA
25 Maj13:56
Rusia ‘bllokon sinjalin e avionit’ që transportonte ministrin britanik të mbrojtjes
Rusia dyshohet se ka bllokuar sinjalet e një avioni të RAF-it që transportonte ministrin britanik të mbrojtjes.
John Healey kishte v...
Piranjat News
BOTA
25 Maj13:11
Çfarë ka brenda Qabes dhe çfarë e mbulon atë? Historia e Kiswah-ut
Dita e parë e Haxhit ka filluar, me më shumë se 1.5 milion myslimanë nga e gjithë bota që kryejnë pelegrinazhin v...
BOTA
25 Maj13:10
14 vite martesë/ Këngëtari i Beartooth del hapur si homoseksual, bashkëshortja thyen heshtjen
Bashkëshortja e këngëtarit të Beartooth, Caleb Shomo, thyen heshtjen pasi ai deklaroi publikisht se është homoseksual.Fleur Shom...
Piranjat News
BOTA
25 Maj12:47
Astronauti i parë i Hong Kongut niset në hapësirë me misionin kinez
Një astronaut nga Hong Kongu është lëshuar në hapësirë për herë të parë, në bordin e anijes kozm...
BOTA
25 Maj12:23
“Luftë civile” në selinë e Partisë Republikane Popullore, policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe plumba gome
Kriza politike brenda Partisë Republikane Popullore (CHP), partisë kryesore të opozitës në Turqi, është përshkallë...
BOTA
25 Maj12:21
Tramvaji del nga shinat në Beograd/ 13 persona të plagosur, mes tyre edhe fëmijë
Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, një tramvaj doli nga shinat dhe goditi një ndërtesë në orët e para të mën...
BOTA
25 Maj11:52
“Ishte e tmerrshme”/ Peshkaqeni sulmon për vdekje peshkatarin, miqtë e tij panë gjithçka
Një burrë që po peshkonte me harpune së bashku me miqtë e tij u vra nga një peshkaqen në Great Barrier Reef të diel&eu...
BOTA
25 Maj11:46
Alarm në Tokio! Burri i spërkati me një substancë të panjohur, 20 të plagosur në një qendër tregtare
Rreth 20 persona janë plagosur të hënën në një qendër tregtare luksoze në zonën Ginza të Tokio, pas një...