Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

SHBA- Presidenti Donald Trump urdhëroi publikimin e mijëra dokumenteve qeveritare të klasifikuara në lidhje me vrasjen e Presidentit John F. Kennedy në vitin 1963, e cila ka nxitur teori konspirative për dekada me radhë. Urdhri ekzekutiv që Trump nënshkroi të enjten synon gjithashtu të deklasifikojë dokumentet e mbetura federale në lidhje me vrasjen e senatorit Robert F. Kennedy dhe udhëheqësit të të drejtave civile Martin Luther King Jr. Duke folur para gazetarëve, Presidenti Trump tha se "gjithçka do të bëhet publike".
Trump kishte premtuar gjatë fushatës se do të bënte publike dokumentet e fundit sekrete rreth vrasjes së Presidentit Kennedy në Dallas. Ai bëri një premtim të ngjashëm gjatë mandatit të tij të parë, por në fund pranoi thirrjet e CIA-s dhe FBI-së për të mbajtur sekrete disa dokumente.
Trump ka emëruar nipin e Presidentit Kennedy, Robert F. Kennedy Jr., për postin e Sekretarit të Shëndetësisë në administratën e tij të re. Zoti Kennedy, babai i të cilit, Robert F. Kennedy, u vra në vitin 1968 teksa kërkonte emërimin si kandidat demokrat për President është shprehur se nuk është i bindur se një person i armatosur ishte përgjegjësi i vetëm për vrasjen e xhaxhait të tij, Presidentit Kennedy, në vitin 1963.
Sipas urdhrit ekzekutiv, drejtori i inteligjencës kombëtare dhe prokurori i përgjithshëm duhet të hartojnë një plan brenda 15 ditëve për të nxjerrë të dhënat e mbetura mbi vrasjen e Presidentit John F. Kennedy dhe brenda 45 ditëve për dy rastet e tjera. Nuk është qartë se kur do bëhen publike dokumentet sekrete.
Presidenti Trump ia dha stilolapsin që përdori për të nënshkruar urdhrin një ndihmësi dhe kërkoi që ai t'i jepej zotit Robert F. Kennedy Jr. Presidenti Kennedy u vra nga 24-vjeçari Lee Harvey Oswald ndërsa limuzina e tij përshkonte Dallasin në Teksas, më 22 nëntor 1963. Lee Oswald u qëllua për vdekje nga pronari i një klubi nate, Jack Ruby, dy ditë pasi vrau Presidentin Kennedy./ VOA
donald trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një sërë urdhrash të rinj ekzekutivë në Zyrë...
Foto ilustruese BRAZIL- Brazili pasi duroi thatësirën më të keqe të regjistruar në vitin 2024, e mbylli vitin me një tje...
IZRAEL- Ushtria izraelite ka intensifikuar operacionet në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, duke synuar celulat e militant&eum...
Foto ilustruese SHBA- Kompania farmaceutike amerikane Purdue Pharma dhe pronarët e saj, familja Sackler, arritën një marrëveshje me 15 ...
IRLANDË- Irlanda po përgatitet për atë që është përshkruar si një nga stuhitë më të rrezikshme q&e...
Foto ilustruese RUSI- Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se 49 dronë ukrainas u rrëzuan sot, brenda tre orëve, shumica e tyre në rajoni...
Foto ilustruese ANGLI- Forca muskulare dhe aftësia e mirë fizike mund të përgjysmojnë rrezikun që pacientët me kancer t&...
GREQI- Një 58-vjeçare, Ioanna Tzouma, ka humbur jetën nga gripi H1N1 në Greqi, duke shënuar viktimën e parë të k&eum...
SHBA- Senati amrika konfirmoi kandidatin e Trump John Ratcliffe si drejtor të CIA-s. Senati votoi 74 me 25 në favor të kandidatit&nbs...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me të deleguarit në qarkun e Tiranës. Beris...