Horoskopi për ditën e sotme, 22 Korrik 2026
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...

STRASBURG- Një tubim i serbëve të diasporës që mbështesin kërkesat e studentëve në Serbi filloi në orët e para të pasdites të martën (15.04.) në Sheshin Kleber në Strasburg. Atyre iu bashkuan një numër i madh i bashkëmendimtarëve nga Serbia, të cilët mirëpritën studentët çiklistë nga Beogradi, të cilët protestojnë prej muajsh dhe synojnë të bëjnë xhiron e institucioneve evropiane si Këshilli i EvropësdheParlamenti Evropian në Strasburg.
Për studentët ishin përgatitur edhe zërime për fjalime si dhe stenda të shumta me ushqime e pije për çiklistët që kanë kaluar një rrugë shumë të gjatë nga Serbia në Strasburg. Për mbajtjen e rendit kujdeseshin organizatorët, kryesisht vetë studentët, dhe njerëzit e mbledhur aty në shenjë mbështetjeje. Nga larg gjendjen e monitoronin dy grupe më të vogla policësh francezë.
Rreth orës 17:00, të mërkurën mbërritën çiklistë të shumtë nga vende të ndryshme në sheshin kryesor. Atje u mblodhën shumë njerëz në shenjë mbështetjeje të studentëve, nga vende të ndryshme perëndimore. Midis tyre kishte dhe grupe të vogla, të ardhura nga Danimarka e Zvicra, e kishte çiklistë edhe nga Holanda, Gjermania dhe vende të tjera.
Një vijë kufizuese të çonte drejt skenës kryesore në shesh, kështu që çiklistët parakalonin nëpër një rrugë ku nga të dy anët ishin mbledhur njerëzit me shumë pankarata dhe flamujë. Sa i përket flamujve, organizatorët kërkuan që të valëviteshin vetëm flamujt e Serbisë dhe të fakulteteve apo qyteteve - asnjë tjetër nuk lejohej.
Të gjithë të pranishmit silleshin sikur këto të ishin demonstrata për diçka, jo kundër dikujt a diçkaje, megjithëse kishte shumë pankarta të vogla me variacione të ndryshme të shprehjes "Ko se lača mati" (ky është aludim për gabimet gjuhësore të kryeparlamentares serbeAna Brnabiq, e cila donte të thoshte: "Ko se mača lati", që në shqip do të thotë se "Ai që kap shpatën, nga shpata edhe vdes"). Nuk u dëgjua asnjë protestë kundër qeverisë aktuale serbe. Këto ishin demonstrata të shënuara me thirrje pozitive, jo negative. Ishin demonstrata për të shprehur pozitivitet e admirim e jo zemërim.
Për më tepër, ishte gjithashtu një pritje e madhe e përbashkët – për studentët me biçikleta që kishin udhëtuar 1.400 kilometra nëpër Evropë, për të tërhequr vëmendjen e institucioneve evropiane për nevojat e ndryshimeve në Serbi, si dhe për protestat që po mbahen me muaj të tërë atje. Ata janë të bindur se askush nuk mund t'i quajë të parëndësishme protestat më të mëdha që po mbahen në historinë moderne në Serbi.
"Tour to Strasburg" përfundoi me hyrjen e studentëve të parë çiklistë në sheshin Kleber në orën 20:40. Ajo u shoqërua me përshëndetje të fuqishme, me fishkëllima të furishme borish, me rrahje daullesh, këngë dhe drita nga celularët.
Në fund, çiklistët u përzien me turmën dhe në fund secili prej tyre u ftua individualisht në skenë, u prezantua para publikut dhe simbolikisht u shpërblye me një medalje. Këto medalje më pas iu ndanë edhe atyre që kishin ardhur me biçikleta nga diaspora, për të mbështetur studentët.
Tubimi i mbushur me emocionetë forta përfundoi me studentet që u bënin thirrje të pranishmëve që të mos lënë mbeturina pas vete. Ata ndihmuan studentët që të pastrojnë sheshin pas tubimit. Tani ata do të vizitojnë institucionet evropiane, në radhë të parë Këshillin e Evropës dhe Parlamentin Evropian, ku do të dërgojnë mesazhet e tyre./DW
Donald Trump SHBA- Shtëpia e Bardhë po paralajmëron Kinën për një përshkallëzim të ri të&...
EVROPA- Ekziston të paktën, një politikan europian që zv.presidenti amerikan JD Vance e admiron: liderin ikonik francez të paslu...
UKRAINA- Plani i fundit zyrtar i SHBA-së për një armëpushim në Ukrainë, i përshkruar nga i dërguari special i Shtë...
KOSOVË- A kanë dhënë dorëheqje anëtarët e Qeverisë që janë zgjedhur deputetë nga funksionet ekzekutive ...
KOSOVË- Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkom...
SERBI- Një hulumtim i Qendrës për Informacion, Demokraci dhe Qytetari në Universitetin Amerikan të Bullgarisë ka gjetur se ish-r...
SERBI- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar për arrestimin e 31-vjeçarit, Millosh Antoviç. Ai ësht&e...
UKRAINË- Mbështetja e NATO-s për Ukrainën mbetet “e palëkundur,” deklaroi të martën sekretari i përgjithsh...
SHBA- Administrata e Donald Trump po planifikon një ristrukturim të madh të pranisë diplomatike amerikane. Trump po mendon të mb...
alexei navalny RUSI- Një gjykatë në Moskë ka dënuar katër gazetarë me pesë vjet e gjysmë burg,&...