Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHKUP- Tri ditë pas futjes në listën e zezë amerikane, ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka njoftuar të mërkurën vonë, se ka vendosur të tërhiqet nga politika dhe jeta publike.
Në një reagim përmes Facebook-ut, Grubi, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), në opozitë, bëri të ditur se për këtë vendim ka informuar edhe kryetarin e partisë së tij, Ali Ahmeti, “që nga dita e parë”.
“Unë, përpara Zotit, familjes dhe miqve jam i pastër si loti, por me synimin për të zbardhur të vërtetën, të cilën shumë prej jush e shoh që tashmë e dini, dhe për të mos qenë barrë politike, kam vendosur që të tërhiqem nga jeta publike dhe për këtë e kam njoftuar kryetarin Ahmeti qysh ditën e parë”, shkroi Grubi.
Ai theksoi, gjithashtu, se “sulmet e mëdha ndër vite, keqinterpretimet dhe goditjet e padrejta” e kanë shtyrë të marrë një vendim të këtillë.
“Ky është një vendim i vështirë, por i nevojshëm për të kursyer familjen dhe ruajtur integritetin tim personal dhe politik, si dhe për të mbështetur vazhdimësinë e punës dhe përkushtimit të liderit tonë, Ali Ahmeti”.
Ali Ahmeti tha të mërkurën në Shkup se partia e tij nuk ka për qëllim të kontestojë vendimet e Departamentit amerikan të Shtetit.
Ahmeti e vlerësoi Grubin si një person të “ përgjegjshëm dhe ndërgjegjshëm” dhe shtoi se nuk ka nevojë për përjashtimin e tij nga partia, pasi “ai do të tërhiqet vetë nga të gjitha funksionet e partisë”.
Ndërkohë, Prokuroria Publike në Shkup bëri të ditur të mërkurën se ka nisur një hetim kundër ish-zëvendëskryeministrit Grubi, njëherazi ish-shef i kabinetit të Ahmetit, dhe gjykatësit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti, për dyshime mbi përfshirjen e tyre në “korrupsion të lartë”.
Kryeprokurori Lupço Kocevski njoftoi se synimi i hetimit është të vërtetojë nëse ka përgjegjësi penale për Grubin dhe Bexhetin, pasi Departamenti amerikan i Shtetit i akuzoi ata se ishin “përfshirë në korrupsion të lartë dhe kanë pranuar ryshfet për të penguar” proceset gjyqësore lidhur me dënimin e Sasho Mijalkovit, ish-drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK).
Grubi e ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në korrupsion.
Vendimi i DASH-it për Grubin dhe Bexhetin vjen rreth një muaj pasi ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, paralajmëroi për zgjerimin e listës së zezë me persona tjerë të dyshuar për krim dhe korrupsion në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë këtij viti, përveç Grubit, i cili ishte zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) gjatë mandatit të kaluar 2020-2024, dhe gjykatësi Enver Bexheti, në listën e zezë amerikane janë përfshirë edhe ish-prokurorja e Gjykatës Speciale, Katica Janeva dhe kryetari i Karposhit, Stevço Jakimovski.
Ndërsa, në vitit 2023, SHBA zgjeroi listën e zezë, duke futur në të kryetarin e Komunës së Strugës, Ramis Merkon, ish - zëvendëskryeministrin, Koço Angjushev, biznesmenin, Orce Kamçev, për shkak të përfshirjes së tyre “në korrupsion të profilit të lartë”.
Po ashtu, në listën e zezë janë edhe ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-deputeti Xhevat Ademi, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski, dhe disa figura të tjera./REL
kamion me ndihma GAZA- Një sulm izraelit ndaj rojeve palestineze të sigurisë që shoqëronin një dërgesë ndihme human...
EUROPA- Përpara pak ditësh në kryeartikuj u njoftua për një aksion kontrollesh në shkallë të gjerë dhe arrestime ...
foto ilustruese SIRI- Partnerët kryesorë të SHBA-së kundër ISIS-it në Siri thanë të mërkurën s...
Foto ilustruese LONDËR- Megjithëse viti 2024 nuk ka përfunduar, shkencëtarët tashmë kanë një kontroll se sa i nxeht...
antony blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u nis të mërkurën për në Jordani dhe më pas do të shkoj...
foto ilustruese TEL AVIV- Izraelitët dhe palestinezët po sinjalizojnë përpjekje të reja drejt një marrëveshjeje arm&eum...
foto ilustruese KOSOVË- Një tërmet me magnitudë 4 ballë ka goditur Kosovën, në orët e para të ditës s&eu...
SHBA- Përshkallëzimi i armiqësive tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mund ta vërë në rrezik furnizimin e Ukr...
Flamuri i BE BRUKSEL- Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një grup të ri sanksionesh kundër Rusis...
Trump-Time SHBA- Donald Trump dikur spekuloi publikisht se Time nuk do ta emëronte kurrë atë "Personi i Vitit" të revistës së...