
Elon Musk ka reaguar publikisht pasi emri i tij u përmend në publikimin më të fundit të dosjeve që lidhen me Jeffrey Epstein. Dokumentet përfshijnë email-e nga viti 2013, në të cilat Musk shfaqet duke diskutuar çështje biznesi që lidhen me Teslën me Epsteinin, i dënuar më vonë për abuzim seksual.
Sipas dosjeve, një vit më herët Musk i kishte dërguar një mesazh Epstein-it duke e pyetur: “Cila ditë apo natë do të ishte festa më e çmendur në ishullin tuaj?”.
Pas publikimit, Musk reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u shpreh se kishte qenë një nga zërat më të fortë që kishte kërkuar publikimin e plotë të dosjeve të Epstein dhe ndjekjen penale të abuzuesve të fëmijëve. Ai pretendoi se ishte i vetëdijshëm se, sipas tij, “media tradicionale, propagandistët e së majtës ekstreme dhe ata që janë vërtet fajtorë” do të mohonin akuzat dhe do të përpiqeshin ta diskreditonin.
Musk mohoi çdo përfshirje në aktivitetet kriminale të Epstein, duke deklaruar se nuk kishte marrë pjesë kurrë në festat e tij, nuk kishte udhëtuar me avionin e njohur si “Lolita Express” dhe nuk kishte shkelur kurrë në ishullin e tij privat. Ai e përshkroi situatën si “dhimbje ekstreme”, duke thënë se ishte akuzuar padrejtësisht për diçka që binte ndesh me vlerat e tij.
“Nëse kjo dhimbje shërben për të mbrojtur fëmijët e cenueshëm, atëherë ia vlen,” u shpreh Musk, duke shtuar se ishte i gatshëm të përballonte kritika edhe në të ardhmen për të kontribuar më shumë në mbrojtjen e fëmijëve dhe për t’u dhënë atyre mundësinë për një jetë të sigurt dhe të lumtur.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
2 Shkurt09:17
Meloni mbledh sot Qeverinë pas përleshjeve në Torino ku u plagosën mbi 100 oficerë
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi të dielën se qeveria do të mbajë një takim të hënën për të vle...
BOTA
2 Shkurt08:35
Kina ekzekuton katër anëtarë të tjerë të mafias në Myanmar
Autoritetet kineze kanë ekzekutuar katër anëtarë të familjes mafioze Bai, një nga klanet më famëkeqe që për ...
BOTA
2 Shkurt08:22
Publikimi i dokumenteve të reja, kryeministri i Norvegjisë: Princesha e Kurorës tregoi “vlerësim të dobët” për lidhjet me Epstein
Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, ka deklaruar se dakordësohet me pranimin e Princeshës së Kurorës, Mette-Marit, se...
BOTA
2 Shkurt08:13
Dyshimet për pagesa financiare nga Jeffrey Epstein, Lord Mandelson jep dorëheqjen nga Partia Laburiste
Lord Mandelson ka dhënë dorëheqjen nga anëtarësia në Partinë Laburiste britanike, duke deklaruar se nuk dëshiron t&eum...
BOTA
2 Shkurt07:54
Trump: Kur të mos jem unë, OKB-ja do të jetë në gjendje të zgjidhë luftërat
‘Organizata e Kombeve të Bashkuara ka “një potencial të jashtëzakonshëm” për të zgjidhur konfliktet nd&eu...
BOTA
1 Shkurt23:40
Stuhia shkatërroi gjithçka, Portugalia ofron 3 miliardë dollarë për të ndihmuar të prekurit
Qeveria e Portugalisë miratoi të dielën një paketë kredish dhe stimujsh prej 2.5 miliardë eurosh (3.0 miliardë dollarë...
BOTA
1 Shkurt23:08
Epoka post-Maduro, Venezuela liron 9 të burgosur të tjerë politikë
Të paktën nëntë shtetas venezuelas u liruan të dielën nga një burg famëkeq në Karakas, mes tyre edhe aktivisti i ...
BOTA
1 Shkurt22:46
Pak ditë nga Lojërat Olimpike Dimërore në Itali, Papa Leo thirrje për paqe: Duhen hapa konkretë për të ulur tensionet!
Papa Leo ka bërë thirrje për një armëpushim vetëm pak ditë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore n&eum...
BOTA
1 Shkurt21:55
Nga ringu në qeli, arrestohet boksieri i njohur amerikan
Pothuajse dy javë pasi autoritetet e shpallën në kërkim, Gervonta Davis u ndalua nga forcat e rendit në Majami. Ai akuzohet për ...
BOTA
1 Shkurt21:29
SHBA pritet të goditet nga një ciklon
Ndërsa Bregu Lindor i SHBA-së është ende duke u rikuperuar nga stuhia vdekjeprurëse dimërore fundjavën e kaluar, disa shtet...