Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...

FRANCË- Mëngjesin e së hënës (31.03.2025) në Paris u vendos të paktën tani për tani e ardhmja politike për Marine Le Pen. Gjykata Penale në ndërtesën moderne të kryeqytetit frances shqiptoi vendimin: Për pesë vitet e ardhshme politikania e dajthtë nacionaliste me shumë popullaritet nuk do të lejohet të kandidojë për poste politike. Vendimi ka efekt veprimi të menjëhershëm.
Kjo nënkupton fundin e ambicjeve politike të saj, për të pasuar më 2027 presidentin francez Emmanuel Macron. Ndërkohë që në sondazhet e fundit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale ajo kryesonte. Tri herë Marine Le Pen ka kandiduar për postin më të lartë në Francë, herën e katërt ajo nuk do të mund të kandidojë, të paktën jo më 2027.
Bashkë me një dyzinë të akuzuarish të tjerë, që punojnë për partinë "Rassamblement National (RN)", Marine Le Pen u gjet fajtore për shpërdorim të parave publike.
Konkretisht në akuzë bëhej fjalë për punësime të rreme të punonjësve parlamentarë në Parlamentin e BE-së, të cilët në fakt tërësisht ose pjeërisht kanë punuar për partinë në Francë. Qëllimi nuk ka qenë përfitimi personal i së akuzuarës, por "përfitimi i partisë", theksoi kryegjyqtarja gjatë shqiptimit të vendimit.
Gjykata: Marine Le Pen "në qendër" të një sistemi të punësimeve të rreme
Le Pen, kryetare e RN nga viti 2011 deri më 2022, sipas gjyqtares ka qenë "në qendër" të këtij operacioni. Gjithsej bëhet fjalë për një shumë prej disa miliona eurosh gjatë viteve 2004 deri më 2016. Për rolin e saj trupi gjykues e dënoi politikanen, që ka qenë vet deputete në Parlamentin Europian në vitin 2017, me katër vjet burg – prej të cilave dy vjet me kusht dhe dy vjet me prangë sigurie në arrest shtëpie. Gjithashtu ajo duhet të paguajë edhe një gjobë 100.000 euro.
Këto detaje të dënimit Le Pen nuk i dëgjoi më. Pasi gjyqtarja bëri të ditur, se dënimi përfshin edhe kufizimin e së drejtës pasive të zgjedhjes me efekt të menjëhershëm, Le Pen u largua nga salla e gjyqit. Refuzimin e saj kundrejt këtij vendimi gjyqësor ajo e bëri të qartë qysh në fillim duke tundur kokën në mënyrë të përsëritur.
Në Paris ky vendim u prit si një bombë. Kryetari i RN-së Jordan Bardella, i cili gjithashtu konsiderohet si një kandidat i mundshëm për postin e presidentit, bëri thirrje për një "mobilizim paqësor" me një peticion online. Sipas tij ky vendim është një "skandal demokratik". Edhe nga kampe të tjera politike pati ktritika. Politikani i majtë Jean-Luc Mélenchon shkruajti, "shkarkimi i një përfaqësuesi të zgjedhur duhet t'i takojë popullit".
Krahas kritikës nga Rusia dhe SHBA, erdhën edhe të tjera reagimekritike nga kampi i djathtë europian. Holandezi Geert Wilders reagoi i "shokuar" ndajkëtij vendimi dhe kryeministri hungarez Viktor Orbán shprehu solidaritetin e tij duke postuar në platformën X "Je suis Marine!".
Avokati i Le Pen deklaron apelim të vendimit
Pak pas vendimit avokati i Le Pen deklaroi se do të apelojë vendimin. Megjithatë duket të jetë pothuajse e përjashtuar praktikisht, që të ndryshojë gjë lidhur me përjashtimin nga zgjedhjet, i tha DË-së historian i jurispundencës Pierre Allorant nga Universiteti i Orleanit. Sipas tij, shansi i vetëm i Le Pen është nëse procesi i apelit mbyllet shpejt.
Por sidoqoftë vendimi në procesin e apelit do të jepej pak para zgjedhjeve presidneciale dhe në këtë rast nuk k akuptim që të ndryshohet kandidati. Po ashtu nuk mundtë parashikohet, se çfarë mund të vendosë instanca e apelit. Le Pen është deputete e Asamblesë Kombëtare franceze dhe mund të qendrojë deri në fund të mandatit depuete.
Në reagimin e saj të parë ndaj vendimit në televizionin francez Le Pen e cilësoi vendimin "politik" dhe sërish theksoi pafajësinë e saj. Gjyqi, sipas saj, ka dashut ta ndalojë atë në mënyrë eksplicite nga kandidatura më 2027. Le Pen tha, se dotë angazhohet për një proce stë shpejtë apeli, në mënyrë që të mund të kandidojë. Edhe pse ajo vet i konsideron si të pakta shanset./DW
GREQI- Greqia u përfshi nga moti i keq pasi stuhitë e forta me reshje të dendura kanë përfshirë shumë ishuj, duke shkaktuar...
FRANCË- Departamenti Amerikan i Shtetit e përshkroi sot si "shqetësues" përjashtimin e kandidatëve nga një p...
MOSKË- Presidenti pro-rus i Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik, ka bërë të ditu...
UKRAINË- Për javë të tëra, autoritetet ukrainase janë përpjekur të kufizojnë dëmtimin e guaskë...
FRANCË- Policia franceze ka frikë se trupi i 2-vjeçarit Emile mund të jetë futur në një frigorifer përpara se eshtra...
ldk KOSOVË- Disa mesazhe të grupit të anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së në Viber jan&e...
POLONI- Polonia dhe Shtetet e Bashkuara do të nënshkruajnë një kontratë prej afërsisht dy miliardë dollarë për of...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha se sulmet e SHBA kundër rebelëve Houthi në Jemen do të vazhdojnë. Siç shkroi ai n&e...
SHBA- Donald Trump mund të dëshirojë paqe në Ukrainë dhe të ushtrojë presion mbi Vladimir Putin dhe Volodymyr Zel...
FRANCË- Marine Le Pen ka bërë reagimin e saj të parë pasi gjykata franceze e dënoi për keqpërdorim të fondeve t&e...