
Bujqësia është konsumatori më i madh i ujit në botë. Sipas të dhënave të fundit statistikore të Organizatës së Ushqimit në Kombet e Bashkuara (FAO) bujqësia zë rreth 51% të gjithë ujit të ëmbël që tërhiqet nga lumenjtë, liqenet dhe burimet nëntokësore në rang global.
Në disa vende kjo shifër shkon deri në 90%, pasi bujqësia është motori kryesor i ekonomisë dhe kërkon vaditje intensive. Ndërsa Shqipëria përdor vetëm 1.87% për të rezervave të saj ujore për bujqësinë.
Sipas të dhënave zyrtare sipërfaqja potenciale që mund të vaditet llogaritet në rreth 225,000 hektarë, që përbën afërsisht 31% të totalit të tokës bujqësore në vend e cila është rreth 677,000 hektarë.
Të dhënat e AQUASTAT tregojnë se në nivel global, rreth 40% e prodhimit ushqimor vjen nga toka të vaditura artificialisht. Në shumë vende të botës, pa vaditje nuk ka prodhim. Shqipëria përdor shumë pak ujë për bujqësinë nën 2% në raport me atë që ka në dispozicion, çka tregon se Shqipëria shfrytëzon një pjesë fare të vogël të pasurisë së saj.
Duke e krahasuar vendin tonë me vendet e tjera shifrat e Shqipërisë sugjerojnë se një pjesë e madhe e tokës bujqësore nuk punohet ose nuk vaditet në mënyrë sistematike, teksa një pjese mbështetet kryesisht te reshjet atmosferike. Kjo e veçon vendin tonë që shfrytëzon vetëm një pjesë të vogël të tokës bujqësore dhe bazohet shumë pak të vaditja.
Organizata e Ushqimit në Kombet e Bashkuara (FAO) ka krijuar një data-bazë AQUASTAT, e cila tregon përdorimin e rezervave ujore në botë, duke krijuar indeksin e stresit të ujit. Të dhënat e FAO-s konfirmojnë se Shqipëria gëzon një pozicion të lakmueshëm sa i përket sigurisë dhe qëndrueshmërisë së burimeve ujore, duke u distancuar ndjeshëm nga trendët shqetësuese globale të mungesës së ujit.
Sipas shifrave të përpunuara për vitin 2022, niveli i stresit ujor në vendin tonë ka mbetur në kuota minimale prej 3.56%, një vlerë kjo që është pothuajse pesë herë më e ulët se mesatarja botërore, e cila luhatet rreth 18%.
Ky tregues dëshmon se presioni që aktivitetet njerëzore dhe ekonomike ushtrojnë mbi burimet natyrore ujore në vendin tonë është pothuajse i papërfillshëm dhe një rezervë të madhe për zhvillim në të ardhmen që nuk po shfrytëzohet.
Analiza e këtyre të dhënave sugjeron se sfida kryesore për Shqipërinë nuk lidhet me sasinë e burimeve, por me potencialin e tyre ende të paprekur. Ndërsa bota po përballet me rritje të stresit ujor, ku vende si Jemeni shfrytëzojnë mbi 169% të burimeve të tyre duke rrezikuar tharjen totale, Shqipëria operon me marzhe të larta sigurie. Uji i bollshëm i pashfrytëzuar ofron një mundësi strategjike për rritjen e prodhimit bujqësor dhe zhvillimin e industrisë, pa cenuar ekuilibrat mjedisorë./Monitor
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
9 Prill11:52
Shqipëria përballë çmimeve të larta të produkteve ushqimore dhe pagave të ulëta!
Sot në Shqipëri, TVSH-ja për produktet bujqësore, blegtorale dhe ushqimet është 20%, ndërkohë që mesatarja në...
AKTUALITET
9 Prill11:39
U kap me hashash në kotecin e pulave, kush është Begtash Zeneli, që Sadushi po e përdor për lirimin e Veliajt
Begtash Zeneli, një 63-vjeçar nga Lezha, tërësisht anonim për opinionin publik, tashmë është shndërruar në...
AKTUALITET
9 Prill11:39
“U shpëtoi disa atentateve, edhe me dron…”/ Kush ishte “Leksi i druve” dhe armiqësia me ish-deputetin e PS
Është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë shtetasi Aleks Ndreka, i arrestuar në Itali pasi ishte shpallur në kërkim n&eu...
AKTUALITET
9 Prill11:34
EMRI/ Siguroi kushtet për vrasjen e tre shqiptarëve, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari
Policia shqiptare ka ekstraduar nga Italia një 49 vjeçar që akuzohet se siguroi kushtet për vrasjen e tre shqiptarëve 13 vite m&eum...
AKTUALITET
9 Prill11:08
“Ku janë yjet, imazhe të bëra me AI”, NASA i përgjigjet dyshimeve të shqiptarit
Ndërsa misioni Artemis II udhëtonte drejt Hënës, pamjet e publikuara kanë mahnitur botën, por disa skeptikë kanë ngrit...
AKTUALITET
9 Prill10:36
Organizata në mbrojtje të kafshëve denoncon një varr masiv qensh në zemër të Tiranës
Organizata Animal Rescue Albania ka denoncuar në rrjetet sociale një varr masiv qensh, në Tiranë, ku sipas tyre bëhet fjalë p&eu...
AKTUALITET
9 Prill10:18
Mblidhen Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, shqyrtohen ndryshimet e praktikës për masat e sigurisë
Kolegjet e Bashkuara shqyrtojnë sot ndryshimin e praktikës për masat e sigurisë
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lart&e...
AKTUALITET
9 Prill10:08
Rishikimi i praktikave të masave të sigurisë, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë tërhiqen për vendim
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë pritet të marrin sot në shqyrtim një çështje me rëndësi t&e...
AKTUALITET
9 Prill10:03
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, lëndohen katër persona
Një aksident rrugor është regjistruar sot, në aksin Vlorë–Kuç, në vendin e quajtur “Ura e Laskos”....
AKTUALITET
9 Prill09:29
‘Pas pastrimit të parave në ndërtim, qëndrojnë bankat’, Ndoja: Po injektohet para informale dhe me burim të paligjshëm!
Alarmi është ngritur për mekanizma të rinj ligjorë dhe fenomene ekonomike që po favorizojnë në mënyrë të...