
Organizata Animal Rescue Albania ka denoncuar në rrjetet sociale një varr masiv qensh, në Tiranë, ku sipas tyre bëhet fjalë për 11 qen. Ata theksojnë se trupat ishin të ngrirë, çka tregon se janë mbajtur gjatë në ambiente frigoriferike.
Gjithashtu janë gjetur mbetje spitalore që ngrenë dyshime mbi përfshirjen e strukturave si dhe qese e materiale që mund të ndihmojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Organizata thotë se ka bërë kallëzim penal dhe dorëzuar çdo provë, ndërsa kërkon hetim të plotë transparent dhe urgjent.
Masakër në zemër të Tiranës: Varr masiv qensh në mes të Tiranës- 11 trupa qensh të ngrirë dhe një ndërgjegje e vdekur
Sot u përballëm me një nga pamjet më makabre që kemi parë ndonjëherë. Pas një raportimi nga vullnetarët, shkuam në vendngjarje dhe ajo që gjetëm ishte përtej çdo imagjinate njerëzore.
Në kazanët e mbeturinave u gjetën mbi 11 trupa qensh të pajetë, të hedhur pa asnjë mëshirë, si të mos kishin qenë kurrë qenie të gjalla.
Trupat ishin të ngrirë: Gjendja e tyre tregon qartë se janë mbajtur për një kohë të gjatë në ambiente frigoriferike përpara se të hidheshin.
Mbetje spitalore: Mes trupave u gjetën materiale veterinare dhe pjesë trupore që lidhen me ndërhyrje sterilizimi, çka ngre dyshime serioze mbi përfshirjen e strukturave të caktuara.
Prova në vendngjarje: Kemi gjetur qese dhe materiale specifike që mund të ndihmojnë në identifikimin e origjinës së këtij krimi.
Asnjë krim nuk mbetet pa gjurmë.
Kemi depozituar menjëherë kallëzim penal dhe kemi dorëzuar çdo provë në dispozicionin tonë. Tashmë, barra i mbetet autoriteteve: kërkojmë një hetim të plotë, transparent dhe urgjent.
Kushdo që fshihet pas këtij akti duhet të mbajë përgjegjësi penale.
Dhe le të jetë e qartë: për ne nuk ka asnjë dyshim se kush e ka kryer këtë akt dhe nga kanë dalë këta qen. Ne e dimë shumë mirë kush jeni — dhe ata e dinë po aq mirë që ne e dimë.
I bëjmë thirrje vullnetarëve, punonjësve apo qytetarëve që kanë informacion:
Heshtja juaj është ajo që e lejon këtë barbarizëm të vazhdojë.
Vrasja masive dhe trajtimi i kafshëve si mbeturina spitalore është një dështim i rëndë njerëzor dhe institucional.
Një qytet që pretendon të jetë europian nuk mund të lejojë që kazanët e plehrave të kthehen në varreza masive të fshehta.
Tirana nuk mund dhe nuk duhet të jetë kjo.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
9 Prill10:18
Mblidhen Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, shqyrtohen ndryshimet e praktikës për masat e sigurisë
Kolegjet e Bashkuara shqyrtojnë sot ndryshimin e praktikës për masat e sigurisë
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lart&e...
AKTUALITET
9 Prill10:08
Rishikimi i praktikave të masave të sigurisë, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë tërhiqen për vendim
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë pritet të marrin sot në shqyrtim një çështje me rëndësi t&e...
AKTUALITET
9 Prill10:03
Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, lëndohen katër persona
Një aksident rrugor është regjistruar sot, në aksin Vlorë–Kuç, në vendin e quajtur “Ura e Laskos”....
AKTUALITET
9 Prill09:29
‘Pas pastrimit të parave në ndërtim, qëndrojnë bankat’, Ndoja: Po injektohet para informale dhe me burim të paligjshëm!
Alarmi është ngritur për mekanizma të rinj ligjorë dhe fenomene ekonomike që po favorizojnë në mënyrë të...
AKTUALITET
9 Prill09:17
Shqipëria, sërish e humbur në garën e pagave, rajoni i ka 30-50% më të larta
Prej të paktën tre vitesh, Shqipëria po e humb me sukses garën rajonale për rritjen e pagave duke i mbetur të “mburret&rdq...
AKTUALITET
9 Prill08:42
Nga 800-1800 lekë në muaj, detajet e bonusit të ri dhe sfida e pensionistëve me çmimet
Skema e re e shpërndarjes se bonusit të pensionistëve po aplikohet që nga muaji janar i këtij viti. Burimet nga Ministria e Ekonomis&...
AKTUALITET
9 Prill08:44
Ishte në arrest shtëpie, por u kap duke shitur kokainë, arrestohet 52-vjeçari në Berat
Vijojnë goditjet kundër krimeve në fushat e narkotikëve dhe armëmbajtjes. Arrestohet një shtetas që shiste Kokainë dhe...
AKTUALITET
9 Prill08:38
Banka e Shqipërisë: Kontributi i faktorit punë në rritjen potenciale ekonomike ka rënë
Rritja potenciale e ekonomisë shqiptare sot mbështetet më shumë te kapitali dhe më pak te puna. Analizat e Bankës së Shqip&...
AKTUALITET
9 Prill08:31
Shtrejtimi i jetesës/ Qiratë dhe transporti "gërryen" xhepat e shqiptarëve edhe në mars
Të dhënat më të fundit të sapopublikuara mbi indeksin e çmimeve konfirmojnë atë që qytetarët po e ndjejn&e...
AKTUALITET
9 Prill07:36
Këmbimi valutor për sot në shqipëri
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.5 lekë.
Euro do të blihet me 95.3...