Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
MOSKË- Zyrtarët rusë thanë se Ukraina ka kryer sulme me dronë në orët e para të 1 shtatorit, duke shënjestruar disa rajone të shtetit, përfshirë edhe rafineri dhe infrastrukturë të energjisë në rajonet e Moskës dhe Tverit.
Ministria ruse e Mbrojtjes, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, tha se 158 dronë janë shkatërruar nga sistemi i mbrojtjes ajrore. Kjo ministri shkroi në Telegram se numri më i madh i dronëve – 122 gjithsej – u rrëzuan mbi rajonet e Kurskut, Brianskut, Voronezhit dhe Belgorodit, që gjenden në kufi me Ukrainën.
Këto pretendime të Rusisë nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur, ndërkaq Ukraina nuk ka komentuar për këtë çështje.
Kjo breshëri sulmesh me dronë vjen disa ditë pasi infrastruktura e energjisë së Ukrainës u shënjestrua me mbi 200 dronë rusë dhe raketa, në një prej sulmeve më të mëdha të këtij lloji.
Po ashtu vjen një muaj që kur Ukraina nisi ofensivën e saj në rajonin rus të Kurskut, edhe pse trupat ruse raportohet se po bëjnë përparim në lindje të Ukrainës, veçmas në rajonin e Donjeckut.
Kievi po i bën thirrje Uashingtonit që të heqë kufizimet në mënyrë që të përdorë armët që ka pranuar nga aleatët për të sulmuar thellë brenda territorit të Rusisë. Kievi argumenton se sulme të tilla do të pengonin aftësinë e Moskës që të kryejë sulme ndaj Ukrainës.
Po ashtu, më herët gjatë 1 shtatorit u raportua për shpërthime të fuqishme në stacionin e energjisë Konakovo në rajonin Tver. Ky stacion është një prej prodhuesve më të mëdhenj të energjisë në rajon, sipas kanalit Baza në Telegram, që ka lidhje me shërbimet ruse të sigurisë.
Pesë dronë u shkatërruan mbi rajonin Tver, tha guvernatori rajonal, Igor Rudenya, i cili nuk përmendi dëme nga kjo ngjarje.
Kryetari i Moskës, Segei Sobyanin, tha se një dron i lëshuar nga Ukraina u shkatërrua afër rafinerisë së naftës të Moskës. Ai tha se nuk raportohet për dëme në këtë rafineri.
Kjo rafineri është në pronësi të Gazprom Neft, që është pjesë e gjigantit rus të gazit, Gazprom.
Sipas kreut të qytetit Kashira, Mikhail Shuvalov, Ukraina po ashtu ka tentuar të sulmojë me dronë centralin e energjisë Kashira.
Të paktën nën dronë u shkatërruan në Moskë dhe rajonin përreth, tha kreu i kryeqytetit rus.
Rreth 26 dronë të lëshuar nga Ukraina u shkatërruan në rajonin kufitar të Brianskut, tha guvernatori rajonal, Aleksandr Bogomaz. Ndërkaq, më shumë se dhjetë dronë u shkatërruan mbi rajonin Boronezh dhe disa të tjerë mbi Kursk, Lipetsk, Riazan dhe Tula, thanë guvernatorët e këtyre rajoneve ruse.
Zyrtarët rusë nuk kanë raportuar për viktima e as dëme nga këto sulme që pretendojnë se janë kryer nga Ukraina./REL
foto te pengjeve GAZA- Hamasi ka fajësuar Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara për vdekjen e gjashtë pengjeve trupat e të cilëve jan&...
avionet rafale SERBI- Një ndryshim strategjik me rëndësi historike dhe një tregues i frymës evropiane, kështu e përshkro...
foto ilustruese BRITANI- Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku në një banesë në...
viktimat IZRAEL- Izraeli thotë se forcat e tij kanë gjetur trupat e gjashtë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës...
foto ilustruese KOSOVË-Një ushtar ukrainas është dërguar sot pa shenja jete në spitalin e Prizrenit. Rastin për media, e...
foto ilustruese SHBA- Rritja me shpejtësi e përdorimit të cigareve elektronike po krijon një valë ndotjeje dhe ka ngritur shqet&eu...
aleksander vucic PRAGË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të shtunën se vendi i tij nuk ka gjasa të an&eum...
pablo gonzales RUSI- Ata njihen me termin “ilegalë”, spiunë që veprojnë nën maskën e punëve të zakonshm...
helikopteri RUSI- Një operacion kërkim-shpëtimi ka nisur në lindjen e largët të Rusisë pas zhdukjes së një he...
aleksandar vucic PRAGË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mohuar se ka raporte të ngushta me presidentin rus, Vladimi...