BOTA

Ukraina synon rilindjen e Mariupolit ndërsa pushtimit rus nuk po i shihet fundi

n.f Përditësimi i fundit 20 Qershor 2024, 08:55
Ukraina synon rilindjen e Mariupolit ndërsa pushtimit rus nuk po i shihet
Foto ilustruese

UKRAINË- Në një konferencë së fundi në Berlin, më shumë se 3.000 njerëz nga politika, biznesi dhe fushat e tjera u mblodhën për të biseduar për rindërtimin në Ukrainë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpresoi se do t’i siguronte miliarda dollarë ndihmë për rindërtimin e vendit gjatë – dhe posaçërisht pas – luftës me Rusinë.

Në shkurt, një studim nga Kievi dhe Banka Botërore dhe të tjerë, gjeti se rindërtimi në Ukrainë pas luftës do të kushtonte gati 500 miliardë dollarë. Mbase qyteti i portit të Detit Azov, Mariupol, pësoi shkatërrimin më të madh në lindje të vendit nga pushtimi rus i Ukrainës, i cili nisi në shkurt 2022. Qyteti industrial, i cili e kishte një popullsi prej 400.000 banorësh para luftës, u dëmtua jashtëzakonshmit shumë për shkak të luftimeve disamujore kur forcat ruse e rrethuan atë në pranverën e vitit 2022.

Zyrtarët ukrainas nga qyteti thonë se do të nevojiten 20 vjet dhe miliarda dollarë për rindërtimin e tij. Nënkryetari i Mariupolit, Serhiy Orlov, tha për Radion Evropa e Lirë se zyrtarët e qytetit kanë një plan të ndarë në disa faza për rindërtimin e qytetit pas luftës.

Faza e parë “mbulon 154 projekte me një çmim të përgjithshëm prej rreth 800 milionë eurosh. Sipas përllogaritjeve tona, Mariupoli do t’i ketë rreth 250.000 njerëz një vit pas çlirimit, dhe ky plan është për atë se si t’i ringjallim bizneset private, transportin, infrastrukturën dhe shtëpitë”. Faza e mëvonshme përfshin planifikimin urban, tha Orlov, por është e vështirë ta bësh këtë pa qenë i pranishëm në qytet.

“Duke marrë parasysh faktin se gjysma e Mariupolit nuk ekziston – dhe nuk do të ekzistojë më si më parë – është e nevojshme ta kemi një vizion hapësinor të qytetit”, tha ai.

Duke e parë që forcat ukrainase nuk kanë qenë në gjendje të rimarrin në kontroll shumë territor që nga kundërofensivat e suksesshme në lindje dhe në jug në vjeshtën e vitit 2022, tani për tani çlirimi i Mariupolit nuk duket të jetë afër. Por, Orlov tha se kohëzgjatja e pushtimit rus nuk ndikon në vizionin e rindërtimit. Ai e mori shembull fabrikën e çelikut Azovstal, ku trupat e fundit u mbajtën fort kundër rrethimit rus.

Fabrika Azovstal “është 11 kilometra katror, 1.100 hektarë. Ajo është gërmadhë tani. Pushtuesit nuk po bëjnë asgjë dhe nuk do të bëjnë asgjë. Nga pikëpamja e projekteve praktike, nëse ne do të donim ta ndërtonim një objekt të caktuar social, dhe pushtuesit e kanë ndërtuar një privat atje tashmë, kjo do të ndikonte në projektin specifik, po jo edhe në vizionin për zhvillimin e qytetit. Nuk ndikon në transformimin dhe në këtë vizion të ri urban”, shpjegoi Orlov.

Orlov tha se zyrtarët e qytetit po kërkojnë frymëzim nga qytetet e tjera që u shndërruan nga ekonomi të bazuara kryesisht në industri të mëdha, në industri më inovative dhe më të larmishme. Ai i mori shembull qytetet e Gjermanisë si, Lugina Ruhr, qytetet e Evropës lindore si, Ostrava dhe Kosice në Republikën e Çekisë, dhe posaçërisht qytetin Pitsburg në SHBA.

Çfarë ndërtuan rusët


Menjëherë pasi e zunë qytetin në maj 2022, autoritetet ruse njoftuan planet e tyre për rindërtimin e qytetit, në radhë të parë shtëpitë. Një numër i madh i punëtorëve emigrantë u sollën në zonat kryesore ndërtimore. Sipas Orlovit, rusët i ndërtuan 50 ndërtesa të larta banimi në Mariupol – vetëm 5 për qind e atyre që u shkatërruan.

“Kur flasim për shkatërrim, ne e dimë sigurt se gjysma e qytetit nuk ekziston. Ta parafytyrojmë: Në Mariupol para luftës kishte 2.200 ndërtesa të larta; 55 për qind e banorëve jetonin në ndërtesa të larta”, tha Orlov.

“Pesëdhjetë për qind të tyre nuk janë më, apo 1.100 ndërtesa. Shtatëqind ndërtesa u shkatërruan me themel – jo vetëm që u shkatërruan, por u bënë rrafsh me tokën, sepse pushtuesit po i fshehin këto krime lufte”, tregoi ai.

Orlov theksoi se kur të çlirohet Mariupoli, ndërtesat e reja duhet të inspektohen, dhe se ato që u ndërtuan jashtëligjshëm, apo që nuk i plotësojnë normat ligjore, duhet të shkatërrohen.

“Çfarë duan njerëzit”


Vadym Boychenko, kryetar i Mariupolit, është i bindur se ndër faktorët më të rëndësishëm në ringjalljen ekonomike të Mariupolit, janë njerëzit, dhe përderisa qyteti është i pushtuar, duhet bërë gjithçka për t’i mbajtur ukrainasit brenda Ukrainës.

“Njerëzit janë faktori i grumbullimit të këtyre resurseve në formë të taksave. Njerëzit janë fitili i rritjes apo mosrritjes së ekonomisë në të ardhmen”, tha ai.

Faktori kryesor i kthimit të njerëzve në vend, është banimi, sipas Boychenko. Krijimi i shtëpive të banimit për ukrainasit është pjesë e luftimit të propagandës ruse, beson ai.

“A do të shkojnë njerëzit në Mariupol nëse ne ndërtojmë shtëpi apo banesa cilësore atje? Natyrisht që po, pas çlirimit”, tha Boychenko.

“Çfarë po bën Rusia sot? Po ndërton, po ndërton para syrit të kamerës. Fatkeqësisht, sot njerëzit tanë bien në këtë kurth. Kjo, kur u thonë ‘atyre nuk u intereson për juve këtu, por mund të kujdesen për juve atje’, pastaj mijëra njerëz kthehen në Mariupol. Njerëzit i kërkojnë dy gjëra sot – po flas për ata të Mariupolit: vend për të banuar dhe drejtësi”, shtoi ai.

Marre nga REL

lufta rusi-ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan