BOTA

Ukraina: Trupat ruse në Siri kanë mungesë ushqimi dhe uji!

n.f Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2024, 09:22
Ukraina: Trupat ruse në Siri kanë mungesë ushqimi dhe uji!
Foto ilustruese

UKRAINA- Personeli ushtarak rus që ndodhet ende në Siri po përballet me mungesë të ushqimit dhe ujit të pijshëm, përderisa atje po vazhdon evakuimi i trupave dhe pajisjeve, sipas Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (GUR).

Personeli rus po përballet me këto probleme në bazat ushtarake në Tartus dhe Hmeimim dhe në anijet e ankoruara në det pranë bregdetit të Mesdheut, tha shërbimi për shtyp i GUR-it në një deklaratë në Telegram më 15 dhjetor. GUR-i gjithashtu tha se pjesëtarët e mbetur të shërbimit rus po prisnin avionë transporti ushtarak, të cilët supozohej të sillnin ushqime.

Në atë deklaratë thuhej tutje se Rusia po vazhdon të tërheqë kontingjentin e saj nga zonat e largëta të Sirisë.

“Njëkohësisht, në disa rrugë, rusët shoqërohen nga grupe të armatosura që kundërshtojnë regjimin e Assad-it”, tha GUR-i.

Deklarata shtoi se ka zëra që qarkullojnë mes ushtarëve rusë se Moska ka rënë dakord të mbajë praninë e saj në dy bazat, ku numri i personelit ushtarak arrin deri në 3.000. Radio Evropa e Lirë nuk nuk ka arritur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto informacione, të cilat nuk janë komentuar nga autoritetet ruse.

Ministria e Jashtme ruse tha në Telegram se kishte evakuuar një pjesë të personelit të saj diplomatik nga Siria më 15 dhjetor. Ajo tha se tërheqja u krye me një fluturim të posaçëm të Forcave Ajrore Ruse nga baza ajrore Hmeimim. Avionët transportues rusë janë larguar nga baza ajrore Hmeimim në ditët e fundit si pjesë e evakuimit pas rrëzimit të liderit sirian, Bashar al-Assad.

Assad u rrëzua javën e kaluar pas një ofensivë të udhëhequr nga grupi islamik, Hayat Tahrir al-Sham (HTS). Assad u largua drejt Rusisë, që ishte mbështetësja kryesore e regjimit të tij. Pamje satelitore të marra më 13 dhjetor nga kompania e teknologjisë hapësinore Maxar duket se tregonin që Rusia po përgatitej për tërheqjen e pajisjeve ushtarake nga baza ajrore Hmeimim. Pamjet tregonin të paktën dy avionë ngarkese Antonov An-124 në pistë.

Rusia gjithashtu ka dërguar disa anije në Siri, sipas informacioneve të siguruara. Në Damask, HTS-ja ka emëruar një qeveri të përkohshme, dhe lideri i saj, Riad al-Asaad, i tha AFP-së më 15 dhjetor se është i bindur se fraksionet që ndihmuan në rrëzimin e Assadit do të bashkohen si një forcë e vetme. HTS-ja dhe qeveria kalimtare kanë insistuar se të drejtat e të gjithë sirianëve do të mbrohen.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, foli me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy, për situatën në Siri, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, më 15 dhjetor. Blinken dhe Lammy diskutuan situatën “dhe parimet e miratuara nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e rajonit që duhet të zbatohen gjatë procesit të tranzicionit dhe formimit të një qeverie të re”, tha Miller në një deklaratë.

Më 14 dhjetor, Blinken mori pjesë në një takim urgjent në Jordani të ministrave të Jashtëm nga Liga Arabe, Turqia dhe zyrtarë të lartë nga Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara. Ai tha më pas se Shtetet e Bashkuara kishin bërë “kontakte të drejtpërdrejta” me HTS-në dhe palët e tjera. Ai refuzoi të diskutojë detajet e këtyre kontakteve, por tha se është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të përcillnin mesazhe për grupin mbi sjelljen e tij dhe mënyrën se si synon të qeverisë gjatë periudhës së tranzicionit.

Blinken tha se një deklaratë e përbashkët ishte rënë dakord në takimin në Jordani që përcakton parimet që vendet e tjera duan të shohin në tranzicionin politik të Sirisë, duke përfshirë gjithëpërfshirjen dhe respektimin e minoriteteve dhe grave, si dhe sigurimin që grupet terroriste të mos marrin kontrollin në vend./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan