Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
UKRAINË- Ukraina kreu një valë sulmesh me dronë thellë brenda territorit të Rusisë mëngjesin e së hënës, duke i dëmtuar objektet e infrastrukturës në dy rajone, thanë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë dhe zyrtarët rajonalë.
Një ditë më parë, një sulm i raportuar ukrainas shkaktoi zjarr në një rafineri nafte në Rusi. Në rajonin perëndimor të Rusisë, Oryol, një termocentral u dëmtua pasi u godit nga copëzat e dy dronëve të rrëzuar ukrainas mbi qarkun Glazunovski, tha guvernatori rajonal Andrey Klychkov, në Telegram.
“Shërbimet emergjente janë duke u marrë me pasojat e sulmit ajror, ndërsa agjencitë për sundim të ligjit janë në vendin e ngjarjes”, shkroi Klychkov, pa shpjeguar se çfarë dëmesh ka pësuar termocentrali.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja e saj ajrore i shkatërroi 39 dronë ukrainas, prej të cilëve: 19 mbi rajonin Kurks, 9 në Belgorod, 3 në Voronezh, 5 në Bryansk dhe 3 mbi rajonin Leningard.
Pretendimet e Rusisë nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. Kjo është dita e dytë radhazi që sulmet e raportuara ukrainase shkaktojnë dëme në objektet e infrastrukturës ruse. Më 28 korrik, u raportua se dronët e ushtrisë ukrainase goditën një depo nafte në rajonin Kurks. Video të postuara online shfaqën një zjarr të madh në të. Guvernatori rajonal, Aleksei Smirnov, tha se tri cisterna nafte u përfshinë nga zjarri si pasojë e sulmeve me dronë.
Prej se e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 2022, Moska vazhdimisht dhe sistematikisht i ka goditur objektet infrastrukturore dhe civile në Ukrainë, duke shkaktuar viktima dhe dëme. Si përgjigje, Ukraina ka filluar t’i godasë objektet e rafinerisë së naftës dhe infrastrukturën energjetike brenda Rusisë, të cilat kryesisht punojnë për ushtrinë ruse.
Më 27 korrik, Ukrayinska Pravda raportoi se dronët ukrainas goditën një rafineri nafte në rajonin Riazan të Rusisë. Ndërkohë, Rusia kreu sulme në qytetet jugore të Ukrainës, Herson dhe Nikopol, mëngjesin e së hënës, duke i plagosur 20 persona, përfshirë pesë fëmijë, thanë zyrtarët rajonalë dhe lokalë.
Kundërajrorët ukrainas i rrëzuan një raketë dhe nëntë dronë rusë mbi rajonet e saj të hënën, tha komandanti i Forcës Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk. Bombardimet e vazhdueshme i kanë detyruar qindra civilë të ikin nga kjo zonë, thanë zyrtarët lokalë për Radion Evropa e Lirë./ REL
Menendez SHBA- Shkolla e Nju Xhersit do të rikthehet në emrin e saj të mëparshëm pasi Bob Menendez u shpall fajtor për m...
Aksidenti RUSI- Deri në 100 persona dyshohet se janë plagosur sot kur një tren pasagjerësh u përplas me një kamion ...
kim jong un dhe vajza SEUL- Vajza e liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un është duke u trajnuar për t’u bërë...
Operacioni GJERMANI- Për të anashkaluar censurën dhe përhapjen e mesazheve ekstremiste, Shteti Islamik përdor vazhdimisht teknolog...
Foto ilustruese SPANJË- Diabeti i tipit 1 tek fëmijët dhe adoleshentët shfaqet më pak tek ata kur nëna e tyre vuan ...
Foto ilustruese KOSOVË- Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar Dardan Krivaçën edhe në rigjykim me burg të përjetsh&...
Trajkoviç SERBI- Kryetarja e Lëvizjes Europiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviç ka deklaruar sot se arrestimi i Milan Ra...
Jennifer Aniston dhe Vance SHBA- Kandidati i Trump, JD Vance i është kundërpërgjigjur aktores Jennifer Aniston p&eu...
Foto ilustruese KINË- Pekini ka paralajmëruar të hënën Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë “të mos krijojnë armi...
Foto ilustruese FRANCË- Një aktivist i ekstremit të majtë u arrestua të dielën në vendin e kompanisë hekurudhore fr...