BOTA

Ulqinakët kërkojnë anulimin e tenderit për dhënien me qira të plazheve

n.f Përditësimi i fundit 18 Mars 2025, 22:31

Ulqinakët kërkojnë anulimin e tenderit për dhënien me

ULQIN- Qiramarrësit e deritanishëm të plazheve të Ulqinit kërkojnë anulimin e tenderit që e fitoi një investitor i huaj, i cili bëri ofertën më të lartë për të marrë me qira plazhet e qytetit në Mal të Zi. Përveç kësaj, ata kërkojnë zgjatjen e kontratave të qirasë të lidhura vitin e kaluar, me të njëjtat kushte.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për media më 18 mars. Kërkesat e tyre janë mbështetur edhe nga kryetari i Komunës, Genci Nimanbegu. Tenderi për qiranë katërvjeçare të plazheve të Ulqinit ka shkaktuar revoltë mes qiramarrësve të deritanishëm dhe autoriteteve lokale, të cilët besojnë se plazhet po u lihen investitorëve të huaj "përmes marrëveshjeve të dyshimta të arritura pas dyerve të mbyllura".

"Një sulm i organizuar dhe i paprecedentë, i sinkronizuar me institucionet e sistemit, ka ndodhur gjatë tenderit të zgjatur, në të cilin ka marrë pjesë kompania Eagle Hills Montenegro," ka vlerësuar Nimanbegu një ditë më parë.

Kompania arabe Eagle Hills ka paraqitur ofertat më të larta për numrin më të madh të plazheve në Plazhin e Madh në Ulqin, të cilat deri më tani janë dhënë me qira kryesisht sipërmarrësve vendas.

Pas shpalljes më 11 mars se Eagle Hills ka “fituar” numrin më të madh të plazheve, u organizua një protestë, ku u tha se kjo është e papranueshme për popullsinë lokale. Më pas, investitori arab bëri një ofertë për banorët lokalë.

Nga kompania Eagle Hills u bë e ditur se, në rast se marrin plazhet me qira, do t’ua lënë qiramarrësve të deritanishëm me çmimin që ata kanë ofruar në tender. Kështu tha më 16 mars Mohamed Alabbara, kryetari i Eagle Hills Properties.

“Kjo vendimmarrje reflekton përkushtimin e zotit Alabbara për të mbështetur bizneset lokale, për të ruajtur burimet e jetesës dhe për të investuar në infrastrukturën e plazheve”, u tha në deklaratë.

Kryetari i Shoqatës së Qiramarrësve të Plazheve në Ulqin, Prela Shkrela, tha se një qiramarrës nuk mund ta japë sërish me qira plazhin dikujt tjetër.

“Për këtë nuk ka bazë ligjore dhe askush nga ne nuk do ta pranonte”, tha ai.

Qeveria për REL-in: Prioritet ligjshmëria e tenderit

Në lidhje me deklaratën e Eagle Hills se do t'ua "kthejë" plazhet e fituara në tender qiramarrësve të mëparshëm, Radio Evropa e Lirë kërkoi një shpjegim nga Qeveria e Malit të Zi, nëse një veprim i tillë mund të vërë në pikëpyetje procedurën e tenderit.

Nga kabineti i kryeministrit Millojko Spajiq u përgjigjën se tenderi është zhvilluar në mënyrë të ligjshme dhe se kjo është prioritet për Qeverinë.

“Çdo veprim i mëtejshëm i ofertuesve të renditur të parët, që është në përputhje me kuadrin ligjor, është ekskluzivisht vendimi i tyre, të cilin e marrin bazuar në planet e tyre të biznesit”, thuhet në përgjigje.

Nga Qeveria konfirmuan gjithashtu se Spajiq, gjatë vizitës në Dubai në mes të shkurtit, është takuar me Alabbarin. Në atë rast, në Samitin Botëror të Qeverive në Dubai, u prezantua potenciali investues i Malit të Zi për këtë dhe për investitorë e kompani të tjera.

Investitori arab u shfaq pa paralajmërim në takim

Për shkak të pakënaqësisë së banorëve me rezultatet e tenderit, Spajiq më 14 mars u takua me përfaqësues të Komunës së Ulqinit, ku ishte i pranishëm edhe Alabbara.

Këtë e konfirmoi kryetari i Komunës, Nimanbegu, i cili tha se ishte shumë i befasuar, sepse prania e Alabbarit nuk ishte paralajmëruar. Në atë rast, sipas Nimanbegut, biznesmeni arab shprehu interes për të investuar në Ulqin.

“Nuk kam parë asnjë projekt, asnjë dokument dhe presim që Alabbara ose Qeveria të bëjnë të ditur nëse është një projekt i përbashkët apo janë dy projekte të ndryshme... dhe pastaj mund të flasim për investime në Ulqin”, tha ai.

Nimanbegu kujtoi se në dokumentet e planifikimit për Plazhin e Madh janë parashikuar komplekse hoteliere me gjithsej 15.600 shtretër.

Eagle Hills, e cila ka dhënë ofertat më të larta për nëntë plazhe të Ulqinit, është një kompani ndërtimi nga Abu Dhabi në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ata kanë marrë pjesë në disa projekte rajonale, duke përfshirë “Belgrade Waterfront”.

Përfaqësia e Eagle Hills Montenegro, e cila ka si aktivitet "zhvillimin e projekteve të ndërtimit", është regjistruar në Mal të Zi një muaj e gjysmë më parë. Kapitali i kompanisë është një euro, dhe si themelues i vetëm figuron Jaona Investment LCC, e cila në internet përshkruhet si “kompani investuese që investon në burime natyrore”.

Në konferencën e sotme, përfaqësuesit e Shoqatës së Qiramarrësve të Plazhit të Madh, Shoqatës së Restoranteve në Bunë, Shoqatës “Ada Bojana” dhe bashkësisë lokale Shtoj, deklaruan se nuk janë kundër investitorëve, por duan fillimisht të shohin se si ata e konceptojnë vizionin e zhvillimit të Plazhit të Madh.

Megjithatë, ata nuk heqin dorë nga përpjekjet për të anuluar tenderin për dhënien me qira të plazheve dhe kanë paralajmëruar për një protestë më 22 mars dhe inicimin e një peticioni për këtë çështje. Plazhi i Madh, me një gjatësi prej 13 kilometrash dhe një gjerësi mesatare prej 60 metrash, ndodhet pesë kilometra larg Ulqinit, qytetit më jugor në bregdetin malazez./ REL

ulqin tender per dhenien me qira te plazheve

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan