BOTA

Ura e Ibrit, rrezikimi i ushtarëve amerikanë dhe zgjedhjet në SHBA, çfarë porosie iu dha Qeverisë së Kosovës

E.D Përditësimi i fundit 18 Gusht 2024, 22:27

Ura e Ibrit, rrezikimi i ushtarëve amerikanë dhe zgjedhjet në

KOSOVË- Ka disa muaj që ndërkombëtarët po përpiqen t’ia mbushin mendjen kryeministrit Albin Kurti që ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë të mos hapet në këtë kohë. Qeveria e Kosovës po përsërit vazhdimisht se ura do të hapet, ndërsa ndërkombëtarët paralajmërojnë rrezik të njëmendtë për dhunë dhe probleme tjera.

Nuk dihet nëse Qeveria është bindur që të mos ndërmarrë veprime tjera pas konstatimit se ura është “stabile, e qëndrueshme dhe funksionale”. Kryeministri Kurti pas mbledhjes së Qeverisë më 14 gusht nuk paralajmëroi veprime për hapjen e saj. Tha se konsultimet dhe koordinimi me partnerët do të vazhdojnë. Ky qëndrim erdhi një ditë pasi diplomatët dhe ushtarakët ndërkombëtarë në Kosovë dhanë paralajmërime të qarta.

Gazeta Express merr vesh se porosia për autoritetet e Kosovës ka qenë e qartë. Në rast të trazirave mbi urën e Ibrit, ushtarët amerikanë do të ishin reaguesit e parë. Bëhet fjalë për ushtarë amerikanë të vendosur në Kampin Nothing Hill në Leposaviq. Atje janë të stacionuar pjesëtarë të gardës nacionale nga shteti amerikan i Georgia’s. Duke pasur parasysh se ky shtet është një ‘swing state’ (mbështetje e barabartë për dy partitë që garojnë në zgjedhjet presidenciale), çdo përfshirje e ushtarëve në trazira eventuale në veriun e Kosovës do të mund të kishte implikime në procesin zgjedhor në SHBA.

Ambasadori amerikan në në Kosovë Jeffrey Hovenier tha të martën se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që tha se mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

“Ne besojmë se ky rrezik rrit kërcënimin, mundësinë e dhunës dhe problemet e tjera, si për komunitetin lokal, ashtu edhe për ushtarët e NATO-s, përfshirë ushtarët amerikanë që po punojnë për të siguruar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Ne e marrim shumë seriozisht çdo veprim që mund të ndikojë në sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve amerikanë që punojnë për të mbështetur Kosovën”, tha Hovenier në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se shpresojnë që “Qeveria do ta dëgjojë këtë dhe do t’i marrë parasysh këto shqetësime”.

Zëdhënësi i Bashkimit Europian Peter Stano e ka paralajmëruar Kosovën se rrezikon të mbetet “e vetme dhe mbrapa” nëse nuk i dëgjon miqtë dhe aleatët.

“Ne nuk kemi asgjë për të thënë për këtë temë të rihapjes së urës. Vetëm mund të rikujtoj për të gjithë ata të cilët kanë problem të dëgjojnë dhe kuptojnë se të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës [BE, SHBA, NATO dhe Mbrëtëria e Bashkuar] kanë thënë qartë dhe pa mëdyshje se është në interes të Kosovës t’i dëgjojë miqtë dhe aleatët, ndryshe rrezikohet që të mbetet e vetmuar dhe të mbetet prapa”, tha Stano të premten.

Kurti të martën e priti në takim komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, të cilin tha se e njoftoi “mbi punët e përgjithshme që po zhvillohen në urën kryesore mbi lumin Ibër dhe rezultatet nga raporti preliminar i vlerësimit të qëndrueshmërisë së urës”. Kryeministri, siç u tha në komunikatën e lëshuar nga zyra e tij pas takimit, ia përmendi gjeneral-majorit “hapat e nevojshëm” që po i ndërmerr Qeveria “për hapjen e urës”.

Qeveria, nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka angazhuar një kompani, të cilës ia ka dhënë një kontratë 9 mijë e 640 euroshe për t’ia bërë një test urës që të përcaktohet kapaciteti mbajtës i strukturës së saj, para se ajo të hapet për qarkullim të automjeteve. Testi është kryer dhe rezultatet janë marrë. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka paralajmëruar se nuk do të hezitojë të përballet me çfarëdo zhvillimi që mund të ndikojë në ambientin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal.

“Ne nuk do të hezitojmë të përballemi me asnjë zhvillim që mund të ndikojë në ambientin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal, duke respektuar plotësisht mandatin tonë që buron nga OKB-ja. Qëndrimi i KFOR-it ka qenë i qartë dhe konstant gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në lidhje me hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të bëhet përbrenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë KFOR-i përmes një komunikate për media më 6 gusht.

Të gjitha vendet e QUINT-it (Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Italia) kanë bërë të ditur se nuk e mbështesin hapjen e urës në këtë kohë. Ambasadorët e këtyre vendeve në fillim të muajit ishin në Qeveri për një takim me Kurtin, i cili ua kishte paraqitur atyre planin për hapjen e urës.

“Konsultimet dhe koordinimi vazhdojnë”, u tha edhe në një komunikatë për media që e zyra e Kurtit e lëshoi edhe pas atij takimi.

Po ashtu javën që po e lëmë pas, ura shkaktoi reagime e kundër reagime ndërmjet Prishtinës dhe Brukselit. Emisari Miroslav Lajçak, duke iu përgjigjur zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi tha se nuk është e vërtetë që BE është kundër hapjes së saj. Ai paralajmëroi se në takimin e radhës çështja e urës së Ibrit do të jetë temë diskutimi. Zëdhënësi Stano tha se nuk bëhet fjalë për marrëveshje të re, por për modalitetet e zbatimit të marrëveshjes ekzistuese. Paraprakisht, Bislimi akuzoi Brukselin se po e kërcënon Kosovës ndonëse vetë kishte konkluduar se ura duhej të hapej./ Express

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan