Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...

RUSI- Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM) i ka ndërprerë kontratat me dy sisteme satelitore që transmetojnë përmbajtje në gjuhën ruse të prodhuar nga Current Time, rrjeti i udhëhequr nga Radio Evropa e Lirë (REL). USAGM është duke bërë përpjekje t’i mbyllë gradualisht një numër transmetuesish të financuar nga Shtetet e Bashkuara.
Current Time tha më 4 prill se transmetimet në sistemet satelitore Astra dhe Eutelsat janë ndërprerë, pas vendimit të agjencisë qeveritare amerikane, e cila mbikëqyr veprimtaritë e REL-it dhe Zërit të Amerikës, megjithëse Current Time vazhdon të transmetohet në sistemin satelitor Hotbird.
USAGM-ja nuk dha asnjë shpjegim për vendimin e saj. Current Time, i cili është shpallur "organizatë e padëshirueshme" nga Ministria e Drejtësisë e Rusisë, tha se audienca e tij mund të përdorë mjete të tjera digjitale për të pasur qasje në programet e tij, të cilat vazhdojnë të prodhohen.
Current Time e përqendron punën e saj në Rusi, Ukrainë, Azinë Qendrore, Evropën Lindore dhe rajone të tjera. REL-i arrin pothuajse 50 milionë njerëz në vende si Bjellorusia, Kina, Irani dhe Rusia, duke synuar të ofrojë lajme dhe informata të pavarura dhe të paanshme për 23 vendet ku transmeton në 27 gjuhë.
Vendimi i USAGM për t’i ndërprerë kontratat satelitore vjen tri javë pas një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i cili kërkon tkurrjen e shtatë agjencive - përfshirë USAGM - "në masën maksimale që lejon ligji në fuqi".
Disa orë pas nënshkrimit të këtij urdhri, USAGM njoftoi për ndërprerjen e fondeve REL-it të miratuara nga Kongresi për buxhetin e vitit 2025, që përfundon më 30 shtator.
REL-i e ka cilësuar këtë veprim si të paligjshëm dhe tani është duke ndërmarrë veprime ligjore kundër USAGM-it. Më 25 mars, një gjykatë amerikane pranoi kërkesën e REL-it për një urdhër të përkohshëm ndalimi (TRO), duke vendosur se USAGM-i kishte vepruar "në mënyrë arbitrare dhe kapriçioze" duke ndërprerë grantin e REL-it.
Një ditë më vonë, USAGM-i i shkroi REL-it, duke thënë se po e anulonte vendimin, por se ky veprim nuk ndikonte në të drejtën e USAGM-it për të ndërprerë grantin në të ardhmen. REL-i, i cili më 1 prill u detyrua t’i çonte shumë nga punonjësit e tij në pushim me pagë të shkurtuar, ka thënë se ende pret konfirmimin zyrtar nga USAGM për rifillimin e financimit.
Avokatët e të drejtave të medias e kanë quajtur vendimin për të rrënuar USAGM-in si "të papranueshëm", duke thënë se i jep një fitore regjimeve autoritare në mbarë botën. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve paralajmëroi më 1 prill se ky veprim gjithashtu vë në rrezik shumë gazetarë që kanë punuar për transmetues si REL-i.
"Gazetarët e lidhur me USAGM-in përballen me kërcënime serioze, burgosje dhe persekutim në vendet e tyre për shkak të raportimeve mbi çështje politike të ndjeshme", thuhej në një letër të nënshkruar gjithashtu nga PEN America, Reporterët pa Kufij dhe organizata të tjera, të cilat i bënin thirrje Kongresit Amerikan të ndërmarrë "veprime të menjëhershme" për t’i mbrojtur gazetarët që kanë punuar për media të financuara publikisht.
USAGM është agjenci e pavarur e Qeverisë amerikane që mbikëqyr transmetimin e lajmeve dhe informacionit në gati 50 gjuhë, duke arritur rreth 361 milionë njerëz çdo javë. Kërkesa totale për buxhetin e USAGM për vitin fiskal 2025 ishte 950 milionë dollarë, për të financuar të gjitha operacionet dhe investimet kapitale.
Kjo përfshin media si REL, Zëri i Amerikës, Radio Azia e Lirë, Zyra e Transmetimeve për Kubën (Radio Marti), Rrjetet e Transmetimit për Lindjen e Mesme (MBN) dhe Fondi i Teknologjisë së Hapur./ REL
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, e ka paralajmëruar një vizitë në Ballkanin Perëndimor gjatë këtij viti, nj...
von der leyen, trump BRUKSEL- Të hënën e ardhshme, më 7 prill, Komisioni Evropian do të shpallë zyrtarisht kund&eu...
BRUSKEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në deklaratat e tij në Samitin e ministrave të jashtëm të vendeve an&...
KOSOVË- Me nderime shtetërore janë rivarrosur eshtrat e 10 viktimave të luftës që ishin në listën e personave të ...
KOSOVË- Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot rreth orës 14:00 në një protestë paqësore për të kund...
KOSOVË- Qeverisë së Kosovës po i bëhet thirrje për heqjen e tarifave që kanë qenë të vendosura ndaj mallrave...
SERBI- Republika Sërpska do të kërkojë të përfshihet në një aleance me Serbinë dhe Hungarinë, tha të pr...
donald trump SHBA- Presidenti Donald Trump po u thotë investitorëve që vijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se polit...
foto ilustruese GAZA- Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte vrarë një palestinez që po gjuante me gurë ushtar&eu...
SERBI- Serbia prej javësh është përfshirë nga një valë protestash në mbarë vendin kundër korrupsionit n...