Pas fjalimeve, protestuesit nisin marshimin në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen
Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuad...
Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në kuad...
Dhjetë vjet pas referendumit të 23 qershorit 2016, Britania ende po llogarit kostot e Brexit-it, jo në mënyrën që kundërshtar...
Zbardhet detaje të reja nga dosja hetimore e prokurorisë së posaçme SPAK, ku emra të njohur të botës së krimit ndë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, te Pallati me Shigjeta. Një burrë që po lëvizte me b...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar ndaj sharjeve të Edi Ramës drejtuar mijërave e mijërave shqipta...
Trupi i gjetur disa ditë më parë në Cërrunjë i përket Eglant Koçit. Grupi hetimor ishte i bindur që trupi i p&...
Strategjisti izraelit David Zaikin ka reaguar me tone të forta ndaj Edi Rama, pasi ky i fundit u shpreh gjatë një interviste për Financial...
Sipërmarrësi Johnny Palmer e ka shndërruar ish-avionin e Pablo Escobarit në një akomodim luksoz Airbnb ku një natë kushton ...
Mijëra qytetarë kanë dalë në protesta kundër një projekti turistik luksoz në zonat e mbrojtura të Sazanit dhe Pis...
Ylli Zalla, i shpallur në kërkim për posedim të një arsenali armësh dhe i dyshuar për përfshirje në atentatin e R...
Forcat e armatosura të SHBA-së kanë njoftuar se kanë kryer sulme ndaj tre anijeve që akuzohen për trafik droge në Oqeanin Paqësor, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave.
Komanda Jugore e SHBA-së postoi pamje nga sulmet në rrjetet sociale dhe deklaroi se anijet “po lëviznin përgjatë rrugëve të njohura të trafikut të drogës… dhe ishin të përfshira në aktivitete të narkotikëve”.
Më shumë se 20 anije në Paqësor dhe Karaibe janë goditur gjatë muajve të fundit, duke shkaktuar të paktën 90 viktima, si pjesë e fushatës së përshkallëzuar të Presidentit Donald Trump kundër bandave që akuzohen për transportimin e drogës në rajon, raporton BBC.
Disa ekspertë thonë se këto sulme mund të shkelin ligjet që rregullojnë konfliktet e armatosura. Sulmi i parë i SHBA-së, më 2 shtator, ka tërhequr vëmendje të veçantë pasi nuk ishte një, por dy sulme, ku të mbijetuarit e sulmit të parë u vranë në sulmin e dytë.
Disa ekspertë ligjorë i thanë BBC Verify se sulmi i dytë mbi anijen e dyshuar venezueliane të drogës nga ushtria amerikane ishte ndoshta i paligjshëm dhe mund të konsiderohej si ekzekutim jashtë gjyqësor sipas ligjit ndërkombëtar.
Më parë, një prokuror i mëparshëm në Gjykatën Ndërkombëtare Penale i kishte thënë BBC-së se fushata ushtarake e SHBA-së në një mënyrë më të gjerë mund të kategorizohej si një sulm i planifikuar dhe sistematik kundër civilëve gjatë paqes.
Si përgjigje, Shtëpia e Bardhë tha se veprimet e saj ishin në përputhje me ligjet e konflikteve të armatosura për të mbrojtur SHBA-në nga kartelët që “po përpiqeshin të sillnin helm në brigjet tona… duke shkatërruar jetën e amerikanëve”.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, pritet të mbajë të martën një prezantim për anëtarët e të dy dhomave të Kongresit së bashku me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.
Sipas raportimeve të Politico, zyrtarët pritet të tregojnë video nga incidenti kontrovers i “goditjes së dyfishtë” për të gjithë anëtarët e komiteteve të shërbimeve të armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit më vonë gjatë kësaj jave. Hegseth ka qenë nën presion për të bërë publik pamjet.
Një valë e re shirash të rrëmbyeshëm ka përmbytur tendat e personave të zhvendosur në Rripin e Gazës. Uji ka dep&eu...
Këshilli i Europës ka nënvizuar rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit, duke përfshirë Strukturë...
Një avion privat u rrëzua tragjikisht në një zonë industriale pranë aeroportit Toluca në Meksikë, duke iu marrë j...
Një viktimë e abuzimit seksual që nga fëmijëria e deri më sot, tani 18-vjeçar është ankuar se është p&e...
Një autobus pasagjerësh u përmbys, duke vrarë 13 persona dhe duke plagosur mbi një duzinë të tjerë në një auto...
Fermerët francezë kanë protestuar, kundër trajtimit nga autoritetet të sëmundjes së encefalopatisë sfungjerore t&...
Parlamenti Evropian ka votuar në favor të heqjes së imunitetit parlamentar për eurodeputeten e Partisë Demokratike italiane (Pd), Ale...
Dy shoferë shqiptarë të një furgoni që po udhëtonin nga vendi ynë drejt Italisë si destinacion, duke hyrë nga pik...
Shërbimet polake të sigurisë kanë arrestuar një student të dyshuar për përgatitjen e një sulmi masiv n&...
Kryeministri i Finlandës ka paralajmëruar se, nëse arrihet një marrëveshje paqeje në Ukrainë, Rusia do t’i zhven...