8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...

GJERMANI- Gati gjysma e të rinjve do të preferonin më shumë të jetonin në një botë pa internet, sipas një sondazhi britanik. Ky pohim i pazakontë pasqyrohet pjesërisht edhe në tendencat e reja.
Gati 530.000 ndjekës ka i ashtuquajturi The Offline Club në Instagram. Kjo tingëllon pothuajse ironike, sepse në Offline Club synimi është në fakt që me vetëdije të shkëputesh nga rrjetet sociale – pra larg edhe nga Instagrami. Të drejtosh këtë llogari, ke një ndijesi të "pazakontë", thonë në vetprezantimin e tyre tre themeluesit Jordy, Ilya dhe Valentijn. Tre të rinjtë nga Holanda duan që me Offline Club "të rikthejnë njerëzoren në shoqërinë e sotme të izoluar dhe të fiksuar pas ekranit" – sikurse e përshkruajnë ata në anglisht.
Që prej rreth një viti ata organizojnë takime me shumë të tjerë që mendojnë po kështu: Në këto takime nuk ka smartphonë dhe laptop. "Are you ready to ditch your phone?", thuhet në një reel të postuar. E siç duket gjithnjë e më shumë njerëz janë të gatshëm ta mbyllin ndonjëherë celularin e tyre – të paktën në kuadër të takimit në Offline Clubs. Kryesisht celularin e mbyllin për disa orë, por ndonjëherë edhe për disa ditë rresht. Në vend që të fiksohen vazhdimisht tek smartphone, gjatë takimeve ata lexojnë, luajnë, bëjnë punë dore ose pushojnë. Njësoj si dikur, kur nuk ka pasur smartphone, bën reklamë Offline Club.
Ky koncept nga Holanda brenda vitit është përhapur në të gjithë botën. Amsterdami ishte ndër vendet e para. Por pasuan edhe Londra, Parisi, Milano dhe Kopenhaga. Edhe në Gjermani janë zhvilluar takimet e para të këtij lloji. Po shtohen gjithnjë e më shumë edhe restorantet apo klubet, ku klientëve u kërkohet që t'i lenë celularët në shtëpi.
Vazhdimisht online – me ose pa dëshirë
Me Offline Clubs duket se themeluesit kanë prekur një nerv të kohës. Sepse në radhë të parë të rinjtë shpesh e kanë të vështirë të shkëputen nga celulari – pavarësisht mundësisë për konfigurim të celularit, që mund ta kufizojnë kohën e përdorimit. Edhe pse i mirëpritur në rrjetet sociale kthimi tek celularët me palosje pa aplikacione, në zhargonin gjermanisht të quajtur si "boring phone", nuk ka mundur të spostojë smartphonët.
Sipas të dhënave të degës gjermane të teknologjisë bitkom nga fundi i vitit 2024 16 deri në 29 vjeçarët kalojnë më shumë se tri orë në ditë me smartphon. Me këtë ata kanë kohëzgjatjen më të lartë të përdorimit krahasuar me grupmoshat e tjera. Por kohëzgjatja e përdorimit të smaprtphonit mund të jetë edhe më e lartë nga sa bëhet e ditur.
Studimi: Gati gjysma dëshiron një botë pa internet
Shumë të rinj e të reja në fakt dëshirojnë të kalojnë sa më pak kohë me smartphone. Sipas një sondazhi të ri të organizatës britanike të shërbimeve publike British Standards Institution (BSI), gati 70 përqind e 16 deri 21 vjeçarëve ndihen më keq, kur e kalojnë të shumtën e kohës në rrjetet sociale. Për këtë arsye gjysma do të preferonin një "bllokim digjital", që të kufizonte akesin në aplikacione të ndryshme dhe faqe interneti pas orës 22:00. 46 përqind madje thonë, se do të preferonin më shumë të ishin të rinj në një botë pa internet.
Për këtë studim janë pyetur 1293 të rinj. Rezultati përputhet me sondazhe të tjera, si p.sh. anektën e realizuar në fund të 2024 nga instituti amerikan i sondazheve Harris Polls. Në këtë anketë shumë të rinj kanë shprehur dëshirën, që Tiktok, Instagram apo X të mos ishin shpikur fare.
Kjo mund të çojë ujë në mullirin e disa politikanëve – edhe pse përpjekjet në sfondin e kërkesave të forta të të rinjve duket sikur janë të çala. Ministri britanik i Teknologjisë Peter Kyle, sipas gazetës "Guardian", la të kuptohet (20.05.2025), se do të shqyrtojë mundësinë e ndalimeve të detyrueshme të këtyre sistemeve në orë të caktuara. Norvegjia do ta rrisë moshën e lejuar për të përdorur rrjetet sociale nga 13 në 15 vjeç.
Australia kryeson në nivel botëror, me rritjen në fund të vitit 2024 të moshës në 16 vjeç për të lejuar përdorimin e rrjeteve sociale. Vende të tjera si p.sh. Danimarka, e kanë ndryshuar politikën arsimore duke ndaluar thuajse tërësisht tabletat dhe smartphonët në mjediset shkollore.
Përdorimi i tepruar i smartphonëve ndërkohë lidhet me probleme të ndryshme psiqike si depresioni, ndjenja e frikës, stresi, çrregullimet e gjumit dhe varësia. Në një studim të publikuar në fillim të vitit në revistën shkencore BMC Medicine simptomat janë pakësuar me 27 përqind pas reduktimit të kohës së përdorimit të smartphonit. Sipas OECD-së shëndeti mendor i të rinjve në 15 vitet e fundit është përkeqësuar në përmasa dramatike. Një tendencë, që është përforcuar edhe nga pandemia. Në këtë periudhë ka pasur edhe një rritje të jashtëzakonshme të përdorimit të medias. Studimi megjithatë deri tani nuk ka mundur të vërtetojë një kauzalitet të qartë midis këtyre zhvillimeve, thuhet nga OECD./ DW
Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Ukrainës, Britanisë dhe Polonisë, në Kiev më 10 maj. BRUKSEL- Me bojën...
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot seancën e 19-të në përpjekje për t’u konstituuar, tre mu...
SHBA- Zëdhënësi i ish-presidentit amerikan ka konfirmuar se kanceri i prostatës nga i cili vuan Joe Biden u diagnostik...
KANADA- Një djalë 8-vjeçar, duke përdorur një detektor metalesh që e kishte marrë si dhuratë për ditëlindj...
KOSTA RIKA- Rojet e burgut në Kosta Rika kanë kapur një kontrabandist droge mjaft të pazakontë, një...
foto ilustruese TOKIO- Tarifat bazë të shërbimeve të ujit do të hiqen për banorët e Tokios këtë verë n&eu...
tempulli KINË- Një hetim ka filluar në Kinën lindore pas shembjes së një pjese të një tempulli ...
foto ilustruese SHBA- SHBA-të kanë marrë informacione të reja që sugjerojnë se Izraeli po bën përgatitje p&eu...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri njoftime zyrtare sonte në mbrëmje në lidhje me programin e ri të mb...
KINA- Kina do t'i japë Organizatës Botërore të Shëndetësisë 500 milionë dollarë shtesë gjatë ...