tempulli
KINË- Një hetim ka filluar në Kinën lindore pas shembjes së një pjese të një tempulli që daton që nga viti 1375 dhe është rinovuar vetëm vitin e kaluar. Incidenti ndodhi më 19 maj, kur çatia e tempullit në Fengyang u shemb papritur si një kullë letre, vetëm një hap larg turistëve që ndodheshin në zonë.
Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një pjesë të çatisë që shembet brenda sekondave, duke krijuar re pluhuri, ndërsa kalimtarët vrapojnë për t'i shpëtuar në panik.
Sipas Departamentit lokal të Kulturës dhe Turizmit, incidenti ndodhi në orën 6:30 të pasdites, në anën lindore të çatisë së tempullit. Për fat të mirë, nuk u raportua për të lënduar.
Autoritetet aktivizuan menjëherë protokollin e emergjencës, evakuuan zonën dhe bllokuan hyrjen. Në të njëjtën kohë, u formua një ekip për të hetuar shkaqet e shembjes. Tempulli u ndërtua në vitin 1375, gjatë Dinastisë Ming, dhe përbëhet nga një bazë e ngritur dhe ndërtesa kryesore.
Baza e saj është njohur si një monument i rëndësishëm kulturor i Provincës Anhui që nga viti 1989. Lajmi për shembjen shkaktoi zemërim dhe shqetësim në mediat sociale, me shumë përdorues që e komentuan incidentin si të papranueshëm, duke pasur parasysh se monumenti ishte riparuar së fundmi.
Artikuj te sugjeruar
r.ll
BOTA
21 Maj08:02
Inteligjenca amerikane: Izraeli po përgatitet të bombardojë objektet bërthamore të Iranit
foto ilustruese
SHBA- SHBA-të kanë marrë informacione të reja që sugjerojnë se Izraeli po bën përgatitje p&eu...
m.l
BOTA
20 Maj22:48
"Do të kapë raketat që vijnë nga ana tjetër e Tokës ose hapësira"/ Trump prezanton "Kupolën e Artë", programin e ri të mbrojtjes nga raketat amerikane
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri njoftime zyrtare sonte në mbrëmje në lidhje me programin e ri të mb...
BOTA
20 Maj20:49
Sulm i drejtpërdrejtë/ Ekzekutohen në qendër të qytetit sekretarja dhe këshilltari i kryebashkiakes së Meksiko City
SHBA- Sekretarja dhe këshilltari i kryetares së bashkisë së Meksiko City janë qëlluar për vdekje nga persona të armato...
E.D
BOTA
20 Maj20:31
Brukseli jep "dritën jeshile"/ BE vendos të heqë sanksionet ekonomike kundër Sirisë
BRUKSEL- Brukseli i ka dhënë "dritën jeshile" heqjes së sanksioneve ekonomike kundër Sirisë. Vendimi u njoftua nga P&e...
BOTA
20 Maj19:21
Analiza e Politico: A po e blen Katari miqësinë e Trumpit me një aerpoplan luksoz?
SHBA- Presidenti ameriakn, Donald Trump, njoftoi më herët këtë muaj se kryeministri i Katarit i kishte ofruar si dhuratë një avi...
E.D
BOTA
20 Maj18:28
Sanksionet e reja ndaj Rusisë/ Trump pas telefonatës me Putin: Po shqyrtojmë shumë, por do ta shohim!
SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha se po shqyrton çfarë masash do të ndërmarrë pas propozimit për sanksione të r...
BOTA
20 Maj17:57
Moti i keq përfshin Francën/ Raportohet për tre viktima nga përmbytjet e menjëhershme
FRANCË- Shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë sot Francën juglindore. Si pasojë e motit të keq tre person...
E.D
BOTA
20 Maj17:37
Biseda Trump- Putin/ Analiza: Kush fitoi në telefonatë dyorëshe?
SHBA- Muajin e kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pati fjalë të ashpra për Vladimir Putinin, duke lënë t&...