Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TURQI - Turqia po ndjek më vëmendje se kush do të zëvendësojë presidentin iranian Ebrahim Raisi, pas vdekjes së tij si pasojë e rënies së helikopterit me të cilin udhëtonte. Siç njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, marrëdhëniet mes dy fuqive rajonale janë në një moment kyç.
Vdekja e presidentit iranian Ebrahim Raisi ndodhi në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet e Turqisë me Iranin.
Një dron ushtarak turk ndihmoi për gjetjen e helikopterit të rrëzuar, por analistët thonë se gjeste të tilla të dukshme ndihme bëhen ndërsa në sfond ekziston një rivalitet në rritje mes dy vendeve.
“Konkurenca politike dhe ekonomike vazhdon. Por, kur shohim deklaratat e presidentit turk, ai është shumë i kujdesshëm që të shmangë diskursin negativ strategjik. Madje Turqia mbajti edhe një ditë zie. Asnjë vend tjetër nuk e bëri këtë; as vendet arabe”, thotë Huseyin Bagci, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme, në Ankara.
Turqia mbajti një ditë zie kombëtare për presidentin iranian, duke u përpjekur të fshehë faktin se Ankaraja dhe Teherani po konkurojnë për ndikim në rajone të ndryshme.
“Për Turqinë, tashmë e ardhmja e Kaukazit jugor, Irakut dhe Sirisë është shumë jetike për sigurinë e saj kombëtare. Në këto zona, Turqia përballet me Iranin që vepron kundër interesave kombëtare të Turqisë”, thotë Bilgehan Alagoz, profesore e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Marmarasë, në Stamboll.
Ushtria turke është përgatitur për një ofensivë madhore në Irak dhe Siri ndaj bazave të grupit rebel kurd PKK, që lufton kundër shtetit turk. Ankaraja e ka kritikuar vazhdimisht Teheranin se nuk mbështet përpjekjet e saj.
Me vdekjen e presidentit Raisi, Irani pritet të organizojë zgjedhje të reja presidenciale. Analistët thonë se Ankaraja mund ta shohë këtë si një mundësi për të përmbushur objektivat e saj, në veçanti duke patur parasysh ndasitë e brendshme në Iran.
“Tashmë kemi një luftë për pushtet, që do të vazhdojë. Kryesorët janë ushtria dhe klerikët, që kanë një partneritet mes tyre. Por njëkohësisht edhe luftojnë me njëri-tjetrin”, thotë profesor Bagci.
Analistët thonë se nëse Garda Revolucionare e Iranit rrit pushtetin e saj, kjo mund të sjellë edhe një aktivizim më të lartë të grupeve të mbështetura nga Irani në Irak dhe Siri, të cilat shpesh sfidojnë interesat e Turqisë. Kjo do të nxiste më tej rivalitetin mes Turqisë dhe Iranit.
“Një vetëbesim i shtuar nga Garda Revolucionare, i kombinuar me pushtetin politik, do të jetë një faktor paqëndrueshmërie në Lindjen e Mesme. Prandaj Turqia do ta trajtojë këtë çështje me shqetësim”, thotë profesorja Alagoz.
Ndërsa Ankaraja dhe Teherani konkurojnë për influencë në Siri, Irak dhe Sudan, analistët thonë se tranzicioni në Iran drejt një presidenti të ri mund të ketë pasoja të rëndësishme për mbarë rajonin./VOA
Pamje nga protesta IZRAEL - Mijëra izraelitë u mblodhën në Tel Aviv këtë mbrëmje për t'i bërë thirrj...
Foto ilustruese GREQI - Një fermer rreth 57-vjeç ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e kësaj të shtune në Greqi. Sipa...
Ministrat e Financave të Grupit të Shtatë Vendeve të Industrializuara UKRAINË - Grupi i Shtatë Vendeve të Industrializua...
Benjamin Netanjahu GJERMANI - Ishin kryetituj që qeveria gjermane nuk do të donte t'i shihte: "Zëdhënësi i Scholzit le të kup...
Dr. Mimoza Dushi SHBA- Një studiuese e Universitetit të Prishtinës, ka shtatë muaj që bën një hulumtim me shqiptarë...
Pamje nga zjarri INDI - Një zjarr masiv ka rënë në një park lojërash në Indi, ku si pasojë kanë humbur jet&eum...
Emigrant myslimanë NJU JORK - Roja kufitare amerikane ndaloi në kufirin jugor më shumë se 24,000 shtetas kinez gjatë vitit 2023. N...
Alexander Yuk Ching Ma SHBA - Një ish-oficer i CIA-s i shënjestruar në një operacion të fshehtë të FBI-së u deklaru...
Toco JAPONI- Burri që shpenzoi 12 mijë paund për të jetuar jetën si një qen, ka lënë të kuptohet se ai mu...
Pamje nga sulmi UKRAINË - Rusia ka intensifikuar sulmet e saj ajrore drejt Ukrainës ditën e sotme, teksa raportohet se ka bombarduar një...