Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

LIBAN- Disa qeveri perëndimore po u kërkojnë qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani ndërsa përshkallëzohen edhe më tej tensionet mes Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut që mbështetet nga Irani.
Libani po përgatitet për një reagim nga ushtria izraelite pas sulmit të dyshuar me raketë të Hezbollahut që vrau 12 fëmijë të komunitetit druzh në një fushë futbolli në Lartësitë Golan të shtunën. Izraeli ka thënë se do të hakmerret, ndërsa popullsia civile po përgatitet për atë që zyrtarët thanë se mund të jenë disa ditë lufte.
Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania dhe Franca janë ndër shtetet që kanë lëshuar paralajmërime për qytetarët e tyre, duke u bërë thirrje që të largohen menjëherë nga Libani ose të shmangin udhëtimin atje ndërsa zgjerohet rreziku i konfliktit.
Rena Bitter, ndihmës sekretare për çështjet konsullore në ambasadën amerikane në Bejrut, tha përmes një postimi me video në rrjetin X se amerikanët në Liban duhet të “hartojnë një plan dhe të largohen përpara se të fillojë kriza”.
“Ne rekomandojmë që qytetarët amerikanë të hartojnë një plan veprimi dhe të largohen përpara se të fillojë kriza. Transporti i rregullt është gjithmonë alternativa më e mirë ndërsa qarkullimi lokal dhe infrastruktura e transportit janë ende të paprekura dhe funksionojnë normalisht”, tha zonja Bitter.
Gjermania u ka kërkuar shtetasve të saj që të largohen menjëherë nga Libani, duke nënvizuar mundësinë e pezullimit të fluturimeve dhe se përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës mund të çojë në mbylljen e aeroportit të Bejrutit. Kompanitë ajrore si ‘Lufthansa’, ‘Swiss International Airlines’, ‘Ai France’ dhe ‘Turkish Airlines’ i kanë pezulluar fluturimet me Bejrutin, duke theksuar sigurinë në Liban.
Ministri i Jashtëm i qeverisë së përkohshme të Libanit, Abdullah Bou Habib, i tha rrjetit CNN se qeveria nuk mund të bëjë shumë për të frenuar Hezbollahun, por shtoi se mbeten të hapura linjat e komunikimit.
“Zgjedhja për ne është gjithmonë e keqe dhe më e keqe. Nuk mendoj se mund ta bëjmë. Por ne gjithmonë komunikojmë me ta. Kryeministri, dhe kryetari i parlamentit flasin me ta”, tha mes të tjerash shefi i politikës së jashtme të Libanit.
Grupi Hezbollah tha se dy pjesëtarë të tij u vranë në një sulm izraelit me dron në Libanin jugor të hënën në mëngjes. Analistja Dania Koleilat Khatib tha se nuk dihet se ku në Liban mund të godasë Izraeli.
Drejtuesja e Qendrës Kërkimore për Bashkëpunim dhe Ndërtimin e Paqes në Bejrut, Dania Koleilat Khatib, i tha Zërit të Amerikës se “të dy palët nuk duan luftë, por po përgatiten për të”.
“Të gjithë presin një goditje dhe ajo po vjen. Ata nuk i dinë përmasat, kështu që i vetmi mesazh që po i përcjellin Izraelit është se nëse i kaloni disa caqe, nëse futeni thellë, nëse futeni në Bejrut, ata do të përgjigjen”, tha zonja Hatib. “Shumë luftëra nuk janë të qëllimshme. Gabimet mund të çojnë në luftë dhe kjo është arsyeja pse kemi nevojë për armëpushim”.
I dërguari i posaçëm amerikan, Amos Hochstein, ka shprehur shqetësimin se “llogaritë e gabuara ose një aksident” mund të përfshijë popullsinë civile dhe mund të detyrojnë "njërin nga vendet të hakmerret në një mënyrë që do të shkaktonte një luftë". Goditja e Bejrutit, tha ai, mund të shkaktojë një përshkallëzim të madh./VOA
ITALI- Një pushues 47-vjeçar humbi jetën në një prej plazheve në Kalabri teksa u sulmua nga disa grerëza. Pushuesi nga Uk...
PEKIN- Presidenti kinez Xi Jinping dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni diskutuan luftën në Ukrainë dhe krizën në Lindjen e Mesm...
SHBA- Përdoruesit e Google janë befasuan kur zbuluan se plotësimi automatik i motorit të kërkimit nuk dukej se tregonte ndonjë r...
KOSOVË- Violeta, emri i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë, ishte rreth 40 vjeçe gjatë l...
SHBA- Pas tërheqjes së Presidentit Joe Biden nga gara për zgjedhjet e 2024-ës, vëmendja është zhvendosur te Zëvend&eum...
Kamala Harris SHBA- Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka parë një rritje të konsiderueshme në vlerësimet e saj të...
IZRAEL- Lindja e Mesme po përgatitet për një përshkallëzim të dhunës pas sulmit me raketë të fundjavës q&eum...
Volodymy Zelensky UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi forcat speciale në rajonin kufitar të Kharkiv, ku forcat e Mosk&eu...
Foto ilustruese SHBA- Presidenti Joe Biden bëri publik një propozim për ndryshime në Gjykatën e Lartë, ku i bëhet thirrj...
Donald Trump SHBA- Personi i armatosur i cili hapi zjarr ndaj ish-presidentit Donald Trump në një tubim u pa nga një ekip lokal i Arm&e...