Rama dhe Aleks Soros bashkë në skaf në Dhërmi? Gazetari publikon foton dhe ngre dyshimet e forta
Kryeministri Edi Rama po bën prej ditësh pushimet në bregdetin e Vlorës. Ndërsa ditë më parë, dolën në medi...
Kryeministri Edi Rama po bën prej ditësh pushimet në bregdetin e Vlorës. Ndërsa ditë më parë, dolën në medi...
Ditëve super të nxehta të verës duket se po u vjen fundi. Meteorologia Tanja Porja tha se i nxehti ekstrem mund të zgjasë dhe dy t...
Kur Gjergj Fishta shkoi në Paris për të mbrojtur Shqipërinë nga teza e armiqve se shqiptarët janë popull barbar, një nga...
Një fenomen i pazakontë që po raportohet gjatë këtij sezoni turistik ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve në jug të...
Vijon marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt kryeministrisë, aty ku edhe nis zyrtarisht protesta e 70 masive në rad...
Përpjekjet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit përballen me pengesa të reja, pasi Irani ka paraqitur një listë të...
Me indicien se Kristjan Sterjo mund të fshihet te varrezat e Korçës, forcat RENEA kanë zbarkuar pikërisht aty për të kontro...
Komisioni Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, i është për...
Po sikur njerëzit të mos ishin qytetërimi i parë teknologjik në Tokë? Po sikur miliona vite më parë të kishte ekzis...
Dalin detaje të reja nga vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko, e ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 14 në Korçë. Mësohet...
Një video që deri më tani nuk ishte bërë publike është publikuar nga policia, duke zbuluar sjelljen e Jamie Lee Komoroski pak kohë pas aksidentit tragjik rrugor, në të cilin një nuse 34-vjeçare humbi jetën në SHBA, natën e dasmës së saj.
Në pamjet e regjistruara në komisariatin e Folly Beach në Karolinën e Jugut, Jamie Lee Komoroski shfaqet duke qarë, duke protestuar dhe duke kërkuar vazhdimisht që të telefonojë babain e saj, pak kohë pasi kishte shkaktuar aksidentin që i mori jetën Samantha Hutchinson dhe plagosi rëndë bashkëshortin e saj dhe dy persona të tjerë.
Aksidenti ndodhi më 28 prill 2023. Komoroski, e cila sot është 27 vjeçe, e kishte kaluar mbrëmjen duke konsumuar alkool në baret e Folly Beach, përpara se të hipte në një makinë që kishte marrë me qira. Pak më vonë, ajo u përplas me shpejtësi të madhe me një automjet në të cilin udhëtonin nusja 34-vjeçare, bashkëshorti i saj 36-vjeçar, Aric Hutchinson, dhe dy të ftuar të tjerë. Grupi sapo ishte larguar nga pritja e dasmës. Samantha Hutchinson humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj dhe dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur.
Në momentin e përplasjes, Komoroski po lëvizte me rreth 105 km/h në një rrugë ku shpejtësia e lejuar ishte 25 milje (40 km/h), ndërsa niveli i alkoolit në gjakun e saj ishte rreth tre herë mbi kufirin ligjor.
“Dua vetëm që e gjithë kjo të përfundojë dhe të shkoj në shtëpi”
Në video, Komoroski shfaqet duke qarë dhe u kërkon policëve ta lejojnë të kontaktojë me babain e saj.
“Dua vetëm që e gjithë kjo të përfundojë dhe të shkoj në shtëpi”, dëgjohet të thotë ajo.
Kur një polic e informon se ende nuk mund të kryejë një telefonatë, ajo reagon: “Nuk mund ta telefonoj babain tim?”
Më pas, ajo vë në pikëpyetje edhe arsyet përse ndodhet në paraburgim.
“Çfarë bëra? Askush nuk ka prova për asgjë që kam bërë, ndaj më jepni të drejtën të telefonoj babain tim”, dëgjohet të thotë ajo.
Në një moment, Komoroski vëren kamerën e sigurisë në mur dhe fillon t'i drejtohet drejtpërdrejt asaj.
Ajo thotë se po qan sepse nuk po e lejojnë të kontaktojë me babain e saj dhe pretendon se policët nuk kanë provuar asgjë kundër saj. Menjëherë më pas, ajo komenton me ironi sjelljen e saj, duke thënë: “Oh, po sillem si një bebe e vogël.”
U dënua me 25 vite burg
Çështja përfundoi në gjykatë dhe Komoroski u deklarua fajtore për një sërë akuzash, ndër të cilat drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, duke shkaktuar vdekjen ose plagosje të rënda, si dhe vrasje nga pakujdesia.
Në fund, ajo u dënua me 25 vite burg për aksidentin që i mori jetën Samantha Hutchinson vetëm pak orë pas dasmës së saj. /PiranjatNews/
Publikohet një video e re tronditëse nga kamerat e sigurisë brenda një shkolle në periferi të Bangkokut, ku mëngjesin e s&eum...
Një anije është goditur nga një municion i pashpërthyer rreth 18 milje detare në lindje të Khasabit, në Oman, duke shk...
Një dron i paidentifikuar shpërthyeu sot në hapësirën ajrore të Bullgarisë, pranë kufirit me Rumaninë. Sipas aut...
Senati amerikan ka miratuar me një diferencë të ngushtë votash emërimin e Todd Blanche, ish-avokatit mbrojtës të Presidenti...
Spanja ka vendosur kontrolle kufitare për të gjithë pasagjerët që mbërrijnë nga Italia nëpërmjet ajrit ose detit,...
Vullkani Etna, një nga më aktivët në botë, ka shpërthyer sërish këtë të shtunë, duke lëshuar n&eum...
Elon Musk ka refuzuar të lejojë Ukrainën të përdorë shërbimin e tij të internetit satelitor Starlink për të ...
Pentagoni i ka revokuar autorizimin e sigurisë ish-shefit të Forcave Ajrore të SHBA-së, Frank Kendall, të cilin e akuzoi për rrj...
Ukraina ka premtuar të mos godasë disa anije cisternash jo-ruse ose terminalin e tubacionit të Detit të Zi në pronësi ndërk...
Një zyrtar amerikan ka deklaruar se është bërë progres në bisedimet mes Iranit dhe Omanit, me qëllim rihapjen e plotë t&...