
SHBA- Sekretarja dhe këshilltari i kryetares së bashkisë së Meksiko City janë qëlluar për vdekje nga persona të armatosur që udhëtonin me motoçikletë në një pjesë qendrore të qytetit. Kryetarja e bashkisë Clara Brugada e quajti vrasjen e sekretares së saj personale Ximena Guzmán dhe këshilltarit José Muñoz një sulm të drejtpërdrejtë. Brugada tha në një deklaratë se sulmi ndodhi në lagjen Moderna. Autoritetet po hetonin motivin dhe po kontrollonin pamjet e kamerave për të identifikuar sulmuesit, tha ajo në një deklaratë.
“Nuk do të ketë pandëshkueshmëri. Ata që janë përgjegjës do të arrestohen dhe duhet të përballen me drejtësinë”, shtoi Brugada.
Brugada mban postin e dytë më të fuqishëm politik në vend pas presidentes Claudia Sheinbaum. Shefi i policisë së Meksikos, Omar García Harfuch, tha në një postim në rrjetet sociale: “Na vjen shumë keq për humbjen e kolegëve tanë… Nuk do të lejojmë që ky sulm frikacak të mbetet i pandëshkuar.”
Vetë Harfuch ishte shënjestra e një atentati të mëparshëm në vitin 2020, kur persona të armatosur nga karteli Jalisco New Generation i zunë pritë makinës së tij në qendër të qytetit . Ai u qëllua tre herë tre persona u vranë. Sulmi ndodhi në një nga pjesët më luksoze të Avenida Paseo de la Reforma, një bulevard prej 9 miljesh që kalon diagonalisht nëpër kryeqytetin e ekonomisë së dytë më të madhe të Amerikës Latine.
Gjatë konferencës së saj të përditshme për shtyp, Sheinbaum e cila shërbeu si kryebashkiake e Meksikos përpara se të fitonte presidencën vitin e kaluar tha se autorët po udhëtonin me motoçikletë. Politikanët meksikanë dhe ndihmësit e tyre shpesh janë shënjestruar nga krimi i organizuar, por incidente të tilla janë relativisht të rralla në kryeqytet, i cili ka mbetur relativisht më i qetë se shumë zona të vendit.
“Është një incident i mjerueshëm dhe ne do t’i japim gjithë mbështetjen që mund t’i nevojitet kryetares së bashkisë”, shtoi presidentja.
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
20 Maj20:31
Brukseli jep "dritën jeshile"/ BE vendos të heqë sanksionet ekonomike kundër Sirisë
BRUKSEL- Brukseli i ka dhënë "dritën jeshile" heqjes së sanksioneve ekonomike kundër Sirisë. Vendimi u njoftua nga P&e...
BOTA
20 Maj19:21
Analiza e Politico: A po e blen Katari miqësinë e Trumpit me një aerpoplan luksoz?
SHBA- Presidenti ameriakn, Donald Trump, njoftoi më herët këtë muaj se kryeministri i Katarit i kishte ofruar si dhuratë një avi...
E.D
BOTA
20 Maj18:28
Sanksionet e reja ndaj Rusisë/ Trump pas telefonatës me Putin: Po shqyrtojmë shumë, por do ta shohim!
SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha se po shqyrton çfarë masash do të ndërmarrë pas propozimit për sanksione të r...
BOTA
20 Maj17:57
Moti i keq përfshin Francën/ Raportohet për tre viktima nga përmbytjet e menjëhershme
FRANCË- Shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë sot Francën juglindore. Si pasojë e motit të keq tre person...
E.D
BOTA
20 Maj17:37
Biseda Trump- Putin/ Analiza: Kush fitoi në telefonatë dyorëshe?
SHBA- Muajin e kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pati fjalë të ashpra për Vladimir Putinin, duke lënë t&...
E.D
BOTA
20 Maj16:53
"Do të largohem nga CEO i Tesla-s vetëm pasi të vdes"/ Musk në Forumin Ekonomik të Katarit: Ata që më kërcënojnë janë në anën e gabuar të historisë!
SHBA- Elon Musk u shfaq me deklarata nxitëse dhe sulme personale, duke denoncuar dhunën masive kundër kompanive të tij dhe vetes pers...
E.D
BOTA
20 Maj15:53
Dy liderët nuk diskutuan vetëm armëpushimin/ Trumpi ndan detaje nga biseda me Putin: Më tha se gruan time Melania, e pëlqejnë shumë rusët!
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë zhvilluar dje një telefonatë më shumë se dy o...
E.D
BOTA
20 Maj15:45
Zakharova: Rusia nuk e ka shmangur kurrë dialogun, do të vazhdojmë kontaktet me Ukrainën!
RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Moska deklaron gatishmërinë e saj për t&eu...
r.ll
BOTA
20 Maj14:57
Serbia thotë se përdorej nga Kryqi i Kuq, Kosova merr nën kontroll një objekt në liqenin e Ujmanit
foto ilustruese
KOSOVË- Autoritetet kosovare e kanë marrë nën kontroll të martën një ndërtesë buzë liqeni...
n.f
BOTA
20 Maj14:15
BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë: Vendet që furnizojnë ushtrinë ruse me mallra do të përballen gjithashtu me kufizime!
RUSI- Bashkimi Evropian (BE) e ka miratuar të martën një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë për shkak të luft...