BIRN: Gati 100 ditë në shesh: Çfarë ndryshoi ‘Revolucioni i Flamingove’
Bulevardi kryesor i Tiranës u përket çdo mbrëmje “flamingove”. Janë orët e pasdites së vonë, kur dhjet&...
Bulevardi kryesor i Tiranës u përket çdo mbrëmje “flamingove”. Janë orët e pasdites së vonë, kur dhjet&...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur vizitën e kryedemokratit Sali Berisha në Shtetet e B...
Autoritetet gjermane evakuuan, si masë paraprake, Terminalin 1 të aeroportit Berlin Brandenburg (BER) mbrëmjen e së enjtes, pas një a...
Dy persona të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura janë arrestuar nga Poli...
Aktivistët dhe qytetarët kane paralajmëruar sot se do të protestojnë para Gjykatës Penale, për të kërkuar lirimin...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 78.6 lekë, në shitje me 79.8 lekë. Euro do të blihet me 91...
Aktivistë dhe qytetarët protestues kanë paralajmëruar mobilizim masiv për protestën e 100-të, e cila pritet të zhvillo...
Shqipëria do të mbizotërohet sot nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme, ndërsa moti do të karakter...
Pas thuajse dy vitesh, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i është rikthyer shpalljes së procedurave konkurruese për zonat...
Dashi Qetësia do mbizotërojë ne çdo moment gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni me mire se kurr&e...
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka lëshuar një nga sulmet më të ashpra verbale ndaj presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke e quajtur atë “Führer Ursula” dhe duke e akuzuar se po përpiqet të përqendrojë gjithnjë e më shumë pushtet në Bruksel.
Deklaratat u bënë gjatë Forumit Ekonomik Lindor në Vladivostok, ku Lavrov pretendoi se presidentja e Komisionit Evropian po kërkon të marrë kompetenca që, sipas tij, vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk ia kanë deleguar Brukselit.
“Ursula von der Leyen, ne e quajmë ‘Führer Ursula’, po përpiqet të tërheqë drejt Komisionit Evropian ato kompetenca dhe pushtete që, sipas vendimeve të vetë Bashkimit Evropian, nuk i janë transferuar Brukselit, por u përkasin qeverive kombëtare”, deklaroi Lavrov.
Shefi i diplomacisë ruse shkoi edhe më tej, duke e lidhur kursin aktual të Evropës me atë që ai e cilësoi si një rikthim drejt nazizmit. Në këtë kontekst, Lavrov riktheu edhe përplasjet e vjetra mes Moskës dhe Perëndimit për luftën në Ukrainë, energjinë dhe shpërthimet që dëmtuan gazsjellësit “Nord Stream”.
???? Lavrov called Ursula von der Leyen a “Führer” and accused her of trying to “return Europe to Nazism”
— NEXTA (@nexta_tv) September 3, 2026
The Russian foreign minister brought up old grievances against the West:
A few years ago, when we launched a special military operation, she responded to the question, “So… pic.twitter.com/3UBBlxoPXl
Sipas versionit të paraqitur prej tij, von der Leyen kishte pranuar më herët se qytetarët evropianë do të përballeshin me çmime më të larta të energjisë, por se ky ishte një çmim që duhej paguar për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe mbrojtjen e “vlerave evropiane”.
“Votuesit tanë do të vuajnë sepse çmimet e energjisë do të jenë dukshëm më të larta, por ne duhet të vuajmë në mënyrë që populli ukrainas të mund të mbrojë vlerat tona evropiane”, citoi Lavrov deklaratën që ia atribuoi presidentes së Komisionit Evropian.
Ministri rus më pas vuri në shënjestër pikërisht konceptin e “vlerave evropiane”, duke pretenduar se politikat e ndjekura ndaj gjuhës ruse në Ukrainë bien ndesh me to.
“Askush nuk pyeti se cilat janë këto vlera evropiane. Nëse ndalimi me ligj i gjuhës ruse në arsim, kulturë, jetën e përditshme dhe media pasqyron vlerat evropiane, atëherë mirë se vini përsëri në nazizëm për Evropën”, deklaroi Lavrov.
Deklaratat shënojnë një tjetër përshkallëzim të retorikës së Moskës ndaj drejtuesve të Bashkimit Evropian, në një moment kur marrëdhëniet mes Rusisë dhe Evropës mbeten në një prej pikave më të tensionuara që prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës./PiranjatNews/
Një valë e pazakontë problemesh teknike goditi të enjten disa prej platformave më të mëdha të inteligjencës artific...
Një universitet në Kiev është goditur nga forcat ruse në një moment dramatik, teksa brenda institucionit po zhvillohej online mbro...
Tragedi e rëndë familjare në Itali, pasi pas ngjarjes së rëndë në Pietralata, tre persona, mes tyre një 14-vjeçar...
Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur qytetin Gy, në lindje të Francës, ku katër persona janë gjetur të pajet&...
Numri i udhëtarëve që humbën fluturimet lidhëse në Europë u dyfishua gjatë verës, pas zbatimit të sistemit e...
Gloria Steinem, gazetarja dhe aktivistja amerikane e njohur si një prej figurave më të rëndësishme të lëvizjes feministe, ka ...
Ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba Braže, ka paralajmëruar për rrezikun që paraqesin sulmet hibride të Rusisë ndaj vendeve eu...
Miliona njerëz në pjesë të mëdha të Azisë Juglindore janë ekspozuar ndaj smogut, i cili në disa zona ka nxitur ndot...
Komisioni Evropian do të propozojë rregulla të reja për strehimin, të cilat do t’u japin autoriteteve kombëtare dhe lokale...
Në Greqi janë regjistruar gjithsej 290 raste të infeksionit nga virusi i Nilit Perëndimor dhe 24 viktima që nga fillimi i periudh&eum...