BOTA

VIDEO/ Nëndetësja kapet me 9 tonë kokainë drejt Evropës

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Janar 2026, 19:42
VIDEO/ Nëndetësja kapet me 9 tonë kokainë drejt Evropës

Nga Amerika Latine drejt Evropës, sekuestrohen rreth 9 tonë kokainë në një nëndetëse në Portugali! Humbin dhjetëra pako gjatë fundosjes

Autoritetet portugeze kanë realizuar sekuestrimin më të madh të kokainës të regjistruar ndonjëherë në Portugali dhe një nga më të mëdhenjtë në Europë, pasi ndaluan një “narko-nëndetëse” që vinte nga Amerika Latine.

Në kuadër të operacionit me emrin “Adamastor”, autoritetet portugeze sekuestruan rreth 300 pako kokaine, që korrespondojnë me afërsisht nëntë tonë lëndë narkotike.

Droga transportohej me një mjet gjysmë-nëndetës, i cili u kap në det të hapur, 230 milje detare larg Ishujve Azore.

Sipas autoriteteve, kjo sasi droge mund t’u sillte trafikantëve qindra miliona euro fitime. Mjeti gjysmë-nëndetës transportonte gjithsej 300 pako, por rreth 35 prej tyre humbën në det, kur anija u fundos.

Në bord ndodheshin tre shtetas kolumbianë dhe një venezuelian, të cilët u shpëtuan para fundosjes së mjetit dhe më pas u arrestuan nga autoritetet lokale.

Sipas Policisë Gjyqësore të Portugalisë (PJ), të arrestuarit janë pjesë e një rrjeti kriminal dhe do të paraqiteshin për marrje në pyetje në Ponta Delgada, në Azore.

Autoritetet nuk e kanë bërë të ditur destinacionin përfundimtar të ngarkesës, por theksuan se droga nuk ishte e destinuar për një shtet të vetëm, por për shpërndarje të gjerë në kontinentin europian.

Policia Gjyqësore njoftoi se operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Marinën Ushtarake dhe Forcat Ajrore Portugeze, në kuadër të luftës kundër trafikut ndërkontinental detar të drogës.

Bëhet fjalë për sekuestrimin më të madh të kokainës në historinë e Portugalisë dhe një nga më të mëdhenjtë në Europë.

Gjatë një konference për shtyp, drejtori i Njësisë Kombëtare për Luftën kundër Trafikut të Drogës (UNCTE), Artur Vaz, deklaroi se janë rikuperuar 265 pako, me një sasi totale të vlerësuar në rreth nëntë tonë kokainë.

Operacioni u mbështet gjithashtu nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara (DEA, JIATF-S) dhe të Mbretërisë së Bashkuar (NCA), në kuadër të MAOC-N, dhe u zhvillua në kushte jashtëzakonisht të vështira atmosferike. Policia Gjyqësore theksoi se hetimet vijojnë, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, nën mbikëqyrjen e DIAP të Rajonit të Azoreve.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16