
Torino u përfshi nga skena të rënda dhune, që shënojnë një nga episodet më të ashpra të muajve të fundit në Itali.
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale nga ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, dhe ish-senatori i PD-së, Stefano Esposito, tregon momentin kur një grup manifestuesish rrethojnë dhe sulmojnë brutalisht një polic, dhjetë kundër një, duke përdorur edhe çekiç.
Ngjarja ka ndodhur në Corso Regina Margherita, pranë hyrjes së kampusit universitar Luigi Einaudi dhe ish-selisë së qendrës sociale Askatasuna. Pikërisht në këtë zonë, për rreth një orë, nga ora 18:30 deri në 19:30, u zhvillua ajo që autoritetet e përshkruajnë si guerrilje urbane e mirëfilltë.
Sipas rindërtimit të ngjarjeve, një grup i madh manifestuesish nxori papritur mburoja artizanale, duke nisur përplasjen e drejtpërdrejtë me forcat e rendit. Situata u përshkallëzua me shpejtësi: kazanë mbeturinash të djegur, gurë, fishekzjarrë dhe bomba tymuese, duke e kthyer rrugën në një fushë beteje.
Në këtë kaos ndodhi edhe agresioni ndaj efektivit të policisë, i cili u godit dhe u mbajt i rrethuar deri në momentin kur ndërhyri një koleg, duke ndërprerë sulmin. Pamjet e publikuara dokumentojnë një nga fazat më të dhunshme të trazirave që tronditën zonën.
Kryeministrja Giorgia Meloni e dënoi ashpër dhunën, duke theksuar se shteti nuk do të tërhiqet përballë grupeve ekstremiste.
“Çfarë ndodhi sot në Torino është e rëndë dhe e papranueshme. Këto nuk janë as mospajtim, as protestë: janë agresione të dhunshme me synim goditjen e shtetit dhe atyre që e përfaqësojnë. Dhe për këtë arsye duhet të trajtohen për atë që janë, pa zbritje dhe pa justifikime”, deklaroi Meloni. Ajo shtoi se qeveria ka forcuar instrumentet kundër pandëshkueshmërisë dhe kërkoi që edhe drejtësia të veprojë pa tolerancë, për të shmangur përsëritjen e rasteve të mëparshme të “butësisë” ndaj dhunës.
Dhuna nuk u ndal vetëm ndaj policisë. Një ekip i televizionit publik Rai u sulmua gjatë protestës. Korporata Rai dënoi me forcë agresionin ndaj gazetares Bianca Leonardi dhe operatorit të saj, pjesë e emisionit “Far Ëest”. Sipas deklaratës zyrtare, ata u goditën fizikisht, u kërcënuan dhe u detyruan të largoheshin me forcë, ndërsa ndaj tyre u hodhën gurë dhe u shkatërrua pajisja e punës.
Ngjarjet në Torino po shihen si një sinjal alarmi për radikalizimin e protestave dhe për përplasjen gjithnjë e më të ashpër mes qeverisë Meloni dhe lëvizjeve antagoniste të majta, në një Itali ku kufiri mes protestës dhe dhunës po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
31 Janar21:42
Ish-princit i dolën fotot shtrirë mbi një femër/ Starmer: Duhet të dëshmojë para Kongresit
Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se ish-princi Andrew Mountbatten-Windsor duhet të dëshmojë para Kongresit Amerikan në lidhje...
BOTA
31 Janar21:22
Protesta të dhunshme në Torino, digjen makinat e policisë
Mijëra protestues u mblodhën sot në Torino për të shprehur solidaritetin me qendrën sociale Askatasuna, e zbrazur nga autoritete...
BOTA
31 Janar20:36
Nga jeta e shfrenuar seksuale prej milioneri në birucë, Video nga qelia e Jeffrey Epstein
Dosja e Jeffrey Epstein është sërish kthyer në qendër të vëmendjes, pas publikimeve të fakteve të reja, të bis...
BOTA
31 Janar20:30
Danimarka paralajmëron prani më të madhe ushtarake në Groenlandë
Ministri i Mbrojtjes i Danimarkës, Troels Lund Poulsen, tha të shtunën (31 janar) se Danimarka synon të ketë prani më të fort...
BOTA
31 Janar20:14
Retë e luftës mblidhen përsëri në Gjirin Persik, Irani formon strukturë për negociata
“Po formohet një kornizë për negociatat me Shtetet e Bashkuara”, tha zyrtari i lartë iranian i sigurisë, Ali Larijani, n&eu...
BOTA
31 Janar20:11
Unazë 33 karatësh, shtëpi dhe mbi 40 milionë euro/ Publikohet testamenti i Epstein dy ditë para se të vetëvarej
Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë Jeffrey Epstein planifikonte ta shpërndante p...
BOTA
31 Janar18:37
I doli emri në dosjen e Epstein, Lajçak jep dorëheqjen si këshilltar i kryeministrit sllovak
Ish-Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak dhe ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi ka njoftuar se, pas publikimit të komunikimeve me ...
BOTA
31 Janar18:31
Izraeli valë sulmesh ajrore në Gaza, mbi 30 viktima
Rripi i Gazës është tronditur ditën e sotme nga një seri sulmesh ajrore izraelite, që sipas autoriteteve lokale kanë lën...
BOTA
31 Janar18:16
Ushtria pakistaneze valë vrasjesh kundër militantëve
Të paktën 67 militantë u vranë të shtunën ndërsa luftonin me forcat e sigurisë të Pakistanit në disa qytete n&...
BOTA
31 Janar18:03
Videoja e dronit kap momentin e rrallë teksa ngrin një nga lumenjtë më të mëdhenj të Evropës
Javët e fundit me temperatura nën zero gradë Celsius kanë ngrirë Vistulën e Polonisë, duke krijuar akull lundrues dhe një...