BOTA

Viti zgjedhor që teston politikën gjermane/ Analiza e DW: Cilat parti prijnë në sondazhe?

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Janar 2026, 21:48
Viti zgjedhor që teston politikën gjermane/ Analiza e DW: Cilat parti

Një supervit elektoral ka nisur për Gjermaninë: do të ketë zgjedhje rajonale në pesë lande, në shtetet rajonale autonome të Gjermanisë.  Në mars mbahen zgjedhje në jugperëndim të Gjermanisë, në landet Baden-Vyrttemberg dhe Rajnland-Pfalc. Në shtator pasojnë zgjedhjet në lindje, në landet Saksoni-Anhalt dhe Meklenburg-Pomerani Perëndimore si dhe në landin e Berlinit.

Një zhvillim, i cili mund t‘i ndryshojë konstelacionet e zakonshme politike është se partia ultra e djathtë AfD (Alternativa për Gjermaninë) po forcohet, edhe në perëndim të Gjermanisë. Ndërkohë, partitë e tjera në qeveritë e landeve po humbasin terren. Kjo mund ta vështirësojë formimin e qeverive. Në tërësi, disa ekspertë presin që të forcohen ekstremet, veçanërisht AfD-ja.

Përsa i përket lindjes së Gjermanisë: perspektiva e fitores atje të AfD-së mund të nxisë krijimin e një aleance të të gjitha partive kundër AfD-së. Dhe mund të kemi edhe qeveri pakice, d.m.th. të toleruara nga partitë e tjera. Ka edhe zëra që kërkojnë që të rimendohet “kordoni sanitar”për mosbashkëpunim në qeverisje me AfD-në.

Gjermania mbetet një vend më stabil se të tjerët, megjithë debatet në qeverinë qendrore në Berlin. Por edhe një sondazh i fundit, i gazetës Bild am Sonntag, nxorri se 71% e gjermanëve janë të pakënaqur me qeverinë.

Cilat parti prijnë në sondazhe?

Sondazhet i japin shanse më të mëdha CDU-së, partisë së qendrës së djathtë të kancelarit Merz. Ato shohin gjithashtu thuajse kudo në Gjermani forcimin e ultra të djathtës AfD; socialdemokratët, në tërësi, kanë rezultate jo të forta në sondazhe.

Në fillim të marsit, në landin e Baden-Vyrttembergut (Baden-Württemberg) me mbi 11 milionë banorë, CDU-ja mund të vijë në krye të qeverisë së landit, nga partnere e dytë që është aktualisht. Baden-Vyrttembergu, një nga landet më të pasura në jugperëndim të Gjermanisë, ka peshë të madhe politike. Bashkë me Bavarinë, ai është një nga kontribuesit kryesorë financiarë për federatën.

Një fitore në Baden-Vyrttemberg mund të ketë edhe vlerë simbolike për CDU-në, pasi ky land ka 15 vjet që qeveriset nga një kryeministër i Gjelbër, Winfried Kretschmann.

Në fund të marsit ka zgjedhje po në jugperëndim, në landin e Rajnland-Pfalcit (Rheinland-Pfalz) me më shumë se 4 milionë banorë. Si parti, në sondazhe CDU-ja atje është përpara socialdemokratëve (SPD). Kjo në një kohë kur kryeministri aktual socialdemokrat, Alexander Schweizer mbetet shumë popullor.

Kujtoj se landi Rajnland-Pfalc ishte bastioni ku nisi karrierën kancelari i ribashkimit të Gjermanisë, Helmut Kohl. Por ka 35 vjet që atë e qeverisin socialdemokratët. Ndaj rimarrja nga CDU-ja do të ishte sukses historik për partinë e Friedrich Merz-it.

Në fund të shtatorit janë zgjedhjet në landin e Berlinit. Mbetet e hapur nëse CDU-ja do ta ruajë kryesimin, edhe një aleancë e majtë tripartiake nën partinë E Majta duket e mundur për momentin.

Gjithsesi, vëmendje të madhe tërheqin zgjedhjet e shtatorit në një land lindor: në Saksoni-Anhalt (Sachsen-Anhalt), me mbi 2 milionë banorë, landi më të ardhurat më modeste për frymë në Gjermani.

Saksoni-Anhalt: gara zgjedhore më e ndjekur  e vitit

Saksoni-Anhalt është landi ku AfD-ja ultra e djathtë mund të fitojë, për herë të parë, një shumicë absolute. Në një sondazh disa javë më parë në këtë land, AfD-ja arriti 40%. Në dallim nga vende të tjera evropiane, në Gjermani, që nga Lufta e Dytë Botërore, asnjë parti e ekstremit të djathtë nuk ka qeverisur në nivel rajonal ose federal.

AfD-ja shpreson që jehona e një fitoreje të saj të nxisë një riorganizim të të gjithë politikës në Gjermani. Ajo dëshiron që qeveria qendrore në Berlin të shpërbëhet që këtë vit, nëse fillon bashkëpunimi i partive të tjera me të dhe thellohen debatet mes partnerëve CDU/CSU e SPD. Në krye të qeverisë qendrore pastaj mund të vijë vetë AfD-ja.

Në landin Saksoni-Anhalt, pas 20 vjetësh qeverisjeje të pandërprerë me partnerë të ndryshëm, CDU-ja mund të dalë e dyta. Sërish do t’i duhen parti të tjera për të formuar një qeveri. Por disa parti, sidomos të voglat, janë dobësuar dhe mund të mos futen dot në parlamentet rajonale. Shumë vëzhgues flasin për një “pikë kthese” të mundshme, pasi AfD-ja mund të dalë nga izolimi i deritashëm.

A hapet dera për AfD-në?

AfD-ja klasifikohet si parti “ekstremiste e djathtë” nga shërbimi i fshehtë i brendshëm i Gjermanisë, Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës. Në argumentimin për klasifikimin, ky shërbim citon edhe se kjo parti e përcakton popullin gjerman etnikisht dhe nuk përfshin në të si të barabartë shtetas gjermanë, që kanë migruar në Gjermani nga vende myslimane. AfD-ja tani është në sondazhe po aq e preferuar sa CDU-ja, herë merr njëra parti 25% apo 26%, herë tjetra.

Nëse në shtator, në landin Saksoni- Anhalt AfD-ja del e para, por nuk arrin shumicë absolute, edhe asaj do t’i duhen parti të tjera për qeverisje. Partitë e tjera do të ndodhen para pyetjes së vështirë, a ta ndërpresin „kordonin sanitar” për mosbashkëpunim me të.

Në të kaluarën, situata si kjo zakonisht i kanë mobilizuar fort forcat politike. Kështu ndodhi në landin e Saksonisë, që konsiderohej gati i humbur te AfD-ja dhe në Tyringen. Ndaj edhe në landin Saksoni-Anhalt, një qeveri pakice, e udhëhequr nga CDU-ja, e toleruar nga partia E Majta dhe ndoshta edhe nga Aleanca Sahra Wagenknecht, konsiderohet opsion realist.

Kurse në landin tjetër lindor, Meklenburg-Pommerani Perëndimore (Mecklenburg-Vorpommern), sipas disa vëzhguesve gjasat janë që qeveria të udhëhiqet edhe më tej nga socialdemokratët, nën kryeministren Manuela Schwesig.

Ekonomia dhe reformat: sa e brishtë është atmosfera?

Norëse ky do të jetë vit i vështirë për Gjermaninë, kjo varet nga disa faktorë. Njerëzit e shohin të ardhmen e vendit me optimizëm, kur situata ekonomike e përgjithshme është e mirë. Po aq e rëndësishme është edhe ndjenja se ata vetë mund të ndikojnë në të ardhmen e vendit, me hapa konkretë.

Nëse Gjermania arrin të dalë nga stanjacioni dhe të rikthehet te rritja ekonomike —qoftë edhe me një përqind, që është e mundur, — pritet të ndryshojë edhe klima e përgjithshme në vend.

Këtë vit hyjnë në fuqi disa masa lehtësuese për qytetarët si ngritja e pagës minimale për orë (nga 12.82 € në 13.90 €), ulja e TVSH për ushqimet (nga 19% në 7%) etj. Nga janari, reforma e shërbimit ushtarak u ofron 18-vjeçarëve mundësinë të kryejnë të paktën gjashtë muaj shërbim ushtarak. Kjo masë ka potencialin të ulë edhe frikërat e krijuara nga lufta.-DW

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan