Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

KOSOVË- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ndodhet në një vizitë të paparalajmëruar në Kosovë, ku është pritur në një takim nga kryenegociatori i Kosovës për dialogun, Besnik Bislimi.
Këshilltari i Bislimit, Klisman Kadiu, konfirmoi takimin për Radion Evropa e Lirë, por nuk dha më shumë hollësi. Kjo është vizita e dytë e Sorensenit në Kosovë prej se e mori detyrën në fillim të shkurtit dhe po ndodh në një kohë kur Kosova nuk po arrin ta konstituojë Kuvendin dhe ta formojë Qeverinë e re më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Sorensen u takua më herët edhe me komandantin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, Enrico Barduani. KFOR-i tha në një postim në Facebook se ata shkëmbyen mendime lidhur me zhvillimet e sigurisë në mbarë rajonin. Gjatë vizitës së tij të parë në Prishtinë në mars, Sorensen kishte thënë se prioritet për të ishte të caktonte takime mes dy shteteve.
"Dialogu është për t’u siguruar që të ketë takime. Se a do të thotë kjo kompromise apo jo, u takon palëve për ta përcaktuar", kishte thënë Sorensen gjatë vizitës së tij në Prishtinë në mars.
Takimi i fundit në Bruksel i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, mes Kosovës dhe Serbisë, ishte zhvilluar më 17 dhjetor të vitit të kaluar. Shefja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha në fillim të këtij muaji se BE-ja është duke i zbërthyer gabimet në dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që t’i japë gjallëri procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje.
E pyetur për ngecjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Kallas kishte thënë se “ajo çfarë po bëjmë këtë muaj është analizimi” së bashku me Sorensenin.
“Çfarë është me rëndësi për neve është normalizimi i marrëdhënieve, sepse pa këtë asnjëra nga to nuk mund të ecë përpara ne rrugën drejt BE-së”, tha Kallas.
Kallas nuk dha më shumë hollësi se cilat mendon që ishin gabimet apo çfarë nuk ka shkuar deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku. Me gjithë dialogun e zhvilluar ndër vite dhe nënshkrimin e marrëveshjeve, procesi ka ngecur dhe tensionet janë rritur.
Nën ndërmjetësimin e BE-së, në vitin 2023 Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. Por, prej atëherë, blloku i ka kritikuar ato të dyja vendet se nuk e kanë zbatuar marrëveshjen pavarësisht se ajo është e detyrueshme për to.
Kallas, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 2 prill, tha se Bashkimi Evropian është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë përmes dialogut apo ndonjë instrumenti tjetër. BE-ja vazhdimisht e ka bërë të qartë se marrëveshja e vitit 2023 është detyrim për të dyja vendet dhe se është kusht në rrugën e tyre drejt integrimit evropian./ REL
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy njoftoi sot se do të shkurtojë vizitën e tij në Afrikën e Jugut dhe do të...
SHBA- Presidenti amerikan mburret se "ka një marrëveshje" për paqen me Rusinë. Ukraina është kundër, ndërsa shumë...
RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova akuzoi të martën presidentin ukrainas Volodymyr Ze...
FRANCË- Kryeministri francez François Bayrou së fundmi ka zbuluar se vajza e tij të madhe ishte në mesin e fëmijëve q&eum...
INDI- Tensionet mes rivalëve të moçëm, Indisë dhe Pakistanit, janë përshkallëzuar të enjten, pasi Nju Delhi e n...
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçië ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Moskë më 9 maj, ku do të ma...
foto ilustruese SERBI- “Rrezik për sigurinë e Republikës së Serbisë”, thuhet në vendimin e Ministrisë s...
foto ilustruese TURQI- Miliona njerëz kaluan një natë të vështirë në Stamboll dhe në zonat përreth ...
foto ilustruese KIEV- Disa persona kanë humbur jetën dhe të tjerë janë plagosur mes tyre dhe fëmijë, në nj&eu...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump tha se ai ka bërë një marrëveshje me Rusinë për një armëpushim në&nb...